E premte, 26.04.2024, 02:05 PM (GMT+1)

Editorial

Himarjotet: Duam autonomine e Himares

E shtune, 12.04.2008, 06:46 PM


"Duam autonomine e Himares"

Ornela Hila - Koha Jone

Himarjotet kerkojne autonomi dhe helenizim gjate takimit me zevendesministrin e Jashtem te Greqise, Theodhoros Kasimis. Thirrjeve per autonomi i jane bashkangjitur edhe kerkesat per te votuar ne shtetin fqinj, apo per te pasur nenshtetesi, pasi zoterojne leje-qendrimi afatgjata. Nuk ka munguar edhe himni grek, qe eshte kenduar para se te vijonte bashkebisedimi mes kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, zv/ministrit Kasimis dhe banoreve. Ne shesh, flamuj te Greqise dhe Kombetares se futbollit te ketij vendi. Kjo vizite ka ardhur nje dite pas protestes se 70 banoreve para postes se policise se Himares, ndersa ishin shoqeruar per nje makine me dokumente te parregullta tre te rinj, mes te cileve edhe nje perfaqesues i shoqates minoritare OMONIA. Konfrontimet me policine nuk i munguan edhe sulmi me gure e perpjekjet per te hyre ne komisariat, ndersa te shoqeruarit pretenduan se ishin keqtrajtuar. Nderkohe qe, zyrtari i larte grek ka takuar per nje ore minoritaret gjate gjithe dites se djeshme ne kete zone, i shoqeruar edhe nga bashkiaku Bollano.

Zv/ministri i Jashtem grek ka vizituar diten e djeshme qytetin e Himares. Ai ka mberritur ne ambientet e shkolles greke, ne zonen e Himare Fshat, ku eshte pritur nga mbi njeqind banore me thirrje ne greqisht e flamuj grek. Po keshtu, sapo ka nisur takimi se bashku me zyrtarin e larte ka nisur edhe te kendohet ne greqisht himni i ketij vendi. Ajo qe te bente pershtypje ka qene perdorimi i gjuhes greke gjate gjithe kohes. Madje, edhe kreu i bashkise se Himares, Vasil Bollano, u foli bashkeqytetareve te tij ne gjuhen greke. Por banoret biseduan dhe hodhen disa kerkesa per zv/minsitrin Kasimis, ku mes te tjerash mbizoteronte thirrja "Autonomi Himares". Takimi pasqyrohej edhe nga media greke, te cilat kane intervistuar banore, mes te cileve edhe nje nga te perfshiret e ngjarjes se dy diteve me pare, qe shkaktoi protesta te dhunshme dhe konfrontim me policine.

Me pas, Kasimis ka marre pjese ne mbledhjen me dyer te mbyllura te organizates "Omonia", dhe eshte nisur per ne Sarande. Ai do te vijoje takimet e tij me minoritetet greke qe ndodhen ne Shqiperi. Gjate pyetjes nga banoret, zyrtari i larte eshte pergjigjur per disa nga kerkesat si votimin ne Greqi te himarjoteve, leje-qendrimet afatgjata, apo autonomia e zones. "Une te kuptoj si ndihesh dhe te jap te drejte. Por, cdo vend ka rregulla. Per momentin nuk mund te krijohet procedure e vecante per secilin prej jush, por edhe nje procedure e vetme nuk mund te perfshije dot rastet e vecanta. Nuk jemi as ne vitet '40 dhe as ne vitet '50. Jemi ne nje periudhe ku nuk kane me shume vlere kufijte sesa ajo se si ndihemi dhe se si funksionojme", ka thene Kasimis ne fjalen e tij mes te tjerave. Por, ai eshte shprehur gjate pyetjeve te njepasnjeshme te banoreve se, "sot Greqia mund te ndihet ketu. Te funksionoje si Greqia. Ju duhet te rrini ketu, restoja jane hollesira, te cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Kete duhet te mendojme", ka perfunduar ai.

Ndersa kreu i bashkise, Vasil Bollano, e ka cilesuar takimin si nje tregues te mire, i cili fakton marredheniet e mira midis dy vendeve. Ai foli gjate gjithe kohes ne gjuhen greke, nderkohe qe tha se, "ashtu si Greqia ndihmoi vendin tone per marrjen e fteses ne NATO, ky eshte nje tjeter tregues pozitiv i ketyre marredhenieve". Kryebashkiaku e cilesoi kete takim shume te rendesishem per Himaren dhe per gjithe Shqiperine, ku faktohen marredheniet e mira mes dy popujve. Nderkohe qe nuk ka folur rreth incidentit te dy diteve me pare dhe sulmit ne posten e policise, apo pretendimeve per keqtrajtime. I pyetur pas perfundimit te protestes, Bollano tha se hetimi mbetet ne dore organeve kompetente dhe se policia ishte shkaktare per situaten.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora