E shtune, 27.04.2024, 09:22 PM (GMT+1)

Editorial

Këze (Kozeta) Zylo: Mjeshtri i madh Miho Gjini dhe shkrimtari P.J.Pali takohen me bijte e shqipes ne Filadelfia

E merkure, 09.04.2008, 09:56 PM


Mjeshtri i Madh Miho Gjini dhe shkrimtari i mirenjohur Petraq J.Pali takohen me lexuesit ne Filadelfia, e organizuar nga shoqata “Bijte e Shqipes”
 
Neper mjediset e shoqates “Bijte e Shqipes”

Nga Këze (Kozeta) Zylo
 

Këze (Kozeta) Zylo
Ne kete stine te bukur pranvere, jo vetem sythet e luleve buisën dhe pemet shperthyen ne gonxhe shumengjyreshe, por dhe shkrimtaret na i mbushen duart plot me libra.
Keshtu me miqte e librit nga New Yorku, z E.Dilo, poetin E.Ismailati, z.Q.Zylo, znj.E.Gjoka, nisemi se bashku per te marr pjese ne nje takim me mjeshtrin e madh Miho Gjini dhe shkrimtarin e mirenjohur P.J.Pali, ne Filadelfia, ne shoqaten “Bijte e Shqipes”.
Gjithe rruges me keta miq biseduam per artin dhe letersine, por me se shumti ishim te fokusuar ne keto dy personalitete te letrave shqipe qe po na mblidhnin se bashku ne kete qender kulturore. 
Sapo mberrijme aty, perpara na del dhe na uron mireseardhjen, i zoti i shtepise, kryetari i shoqates “Bijte e Shqipes”, z.Llazar Vero.  Fjalet e tij, dukeshin sikur bashkoheshin me vargjet lapidar te Naim Frasherit, qe ishin shkruajtur me nje bukurshkrim ne mur, perballe hyrjes kryesore: Ti Shqiperi me ep nder…!
E mbas ketyre vargjeve aq patriotike te shkruajtura ne mur valeviteshin dy flamujte: Flamuri shqiptar dhe Flamuri amerikan.
Nderkohe veprimtari i kesaj shoqate, z.Sadik Elshani nga Kosova, na prezanton me mjediset e ndryshme.  Do te emocionohesha se tepermi me dhomen muze dhe foton e familjes Risilia, te cilet e kane dhuruar kete godine per komunitetin shqiptar. 
C’gjest fisnik te dhurosh, sa te madherishem ngriheshin para syve tane keta njerez  me zemer te madhe dhe sa frymezues do te behen per sa e sa patriote te tjere qe e duan Kombin dhe Atdheun shqiptar!  I gjithe holli i katit te dyte ishte nje muze me vete, ku ishin varur foto te ndryshme nga te gjitha aktivitetet qe ka organizuar shoqata ne keto vite.  Me nje finese dhe dashamiresi na fton dhe sekretari i shoqates z.Vlash Fili ne zyren e tij, i cili flet me nje pasion dhe dashuri per punen e palodhur te kesaj shoqate, per aktivitetet e shumta, te cilat gjithmone jane ne sherbim te shqiptareve.  Ndersa bisedonim, nga dritarja dukej kopshti qe se shpejti do te lulezonte dhe gjelberonte nga lulet dhe bari, te gjitha keto ne saje te punes vullnetare te Bijve te Shqipes.
 
Me Mjeshtrin e madh Miho Gjinin dhe shkrimtarin e mirenjohur Petraq Janko Palin
 
Pasi zene vendet ne presidium, z.Miho Gjini, z.P.J.Pali, z.Skender Kodra, z.Vlash Fili, kryetari i shoqates “Bijte e Shqipes”, z.Llazar Vero ju uron mireseardhjen te pranishmeve dhe se ndiheshin te nderuar qe z.Miho Gjini dhe Petraq J.Pali zgjodhen kete vend per te promovuar krijimtarine e tyre.  Ai vlereson lart keto dy figura te letersise, cmon punen dhe kontributin e z.Miho Gjinit ne letersi dhe ne art.
Por ajo qe do te me bente me shume pershtypje ishte dhe pershkrimi qe i beri portretit te Petraq Palit, qe edhe pse punon rende ne emigrim, e gjen mundesine per te ndihmuar materialisht dhe shpirterisht, kete shoqate.  Nuk ka dyshim se te gjitha keto flasin per shpirtin e gjere dhe human te Petraq Palit.  Ai u ndal ne librin e fundit te tij “Gruaja me te zeza, per te cilen dhe ishim mbledhur ne ate aktivitet.  Stili artistik, gjuha qe pershkruan kete liber, nderthurja e karaktereve, e bejne kete shkrimtar qe te radhis librat e tij, midis librave me vlere ne fondin e letersise shqiptare.  P.J.Pali e ka librin e dhjete qe po i dhuron publikut dhe kjo e ben ate qe te renditet nder shkrimtaret me prodhuese te kesaj dekade. 
Pas ketij diskutimi e mori fjalen sekretari i shoqates z.Vlash Fili, i cili shpalosi vlerat e padiskutueshme te mjeshtrit te madh Miho Gjinit.  Ai foli per jeten gjithe andralla te regjisorit, vecanerisht pas pleniumit famekeq te vitit 1974, ku ai burgoset duke punuar ne minierat, qe torturonin shpirtra njerezore, artiste, shkrimtare...!
E duke degjuar me vemendje diskutimin, nuk kish se si shpirti te mos trazohej, por njekohesisht aty shihje nga afer heroin e vertete, heroin qe dikur e imagjinoje vetem neper filma dhe libra, ndersa sot ishja prane, ishja per te diskutuar dhe per te ngjyer sadopak muzen ne vepren e tij te shquar!
Aty ndodhej regjisori, qe kishte mesuar aktoret e medhenj, si Timo Flloko, Mirush Kabashi, Birce Hasko, etj...por qe me qetesine e tij dhe fisnikerine ai degjonte i heshtur, ne qytetin e lire te Amerikes, ne Filadelfia. 
Ne kete promovim z.Llazar Vero lexoi dhe pershendetjet e shumta qe kishin ardhur nga miq e shoke te shumte te shkrimtareve. 
Midis tyre u lexua pershendetja e znj. Mardena Kelmendi, presidente e organizates se gruas “Te ecim se bashku” dhe bashkepronare e forumit te Teutave Shqiptare ne Bote.  Mardena Kelmendi, nje ish e persekutuar, gjithmone te befason me fjalen e sinqerte te saj.  Largesia midis nesh shkruan ajo, nuk na ndan aspak, pasi me mendje dhe me zemer sot jam prane jush dhe ju uroj ju miq te mire paci ngahera suksese dhe sa me shume vepra dinjitoze ne te mire te Kombit dhe te letersise.
Pershendetje te ngrohta kishin ardhur gjithashtu nga Jano Koci, Sillo Mucko, Mehill Velaj, Agim Bacelli, Ndue Hila, Vasil Qesari, Mina Papajorgji, Rajmonda Moisiu, Albana Melyshi, dhe fituesja e disa cmimeve per veprimtari te shquar patriotike ne Diaspore, shkrimtaraja e persekutuar, Vitore Stefa Leka, per te cilen dhe familjen e saj, Mjeshtri i Madh me foli me konsideraten me te larte.
Mjaft prekese ishte dhe dhurata e z.Eduard Dilo, libri i gramatikes dhe sintaksa e gjuhes shqipe e Ilia Dilo Sheperit, per biblioteken e shoqates “Bijte e Shqipes”, shkruar nga gjyshi i tij.  Eduard Dilo eshte nje nga familjet teper te kulturuara e persekutuara, dhunuara, pushkatuara, por ajo qe me ben pershtypje ne keta njerez me bote te madhe eshte, se dine te falin, nuk kerkojne hakmarrje, por vetem drejtesi. 
Kurse z.Skender Kodra, kryetari i akademise shqiptaro-amerikane, kishte ardhur ne kete promovim me respektin e madh per shkrimtaret dhe punen e tyre.  Ai falenderoi z.Petrit Pasholli, qe e kishte njohur me punen e mrekullueshme te shoqates dhe njekohesisht ndihej i nderuar qe po takonte nje nga personalitetet e shquara te artit, z. Miho Gjini dhe shkrimtarin shqiptaro-amerikan, z.Petraq Pali.  Ju uroi atyre ne emer te Akademise suksese te metejshme! 
Ndersa ai fliste njerezit kishin kurreshtje, qe pse mbahej mbi dy paterica?  Atehere e pyes se shume njerez duan te dine qe cfare ju ka ndodhur qe nuk ecni dot?  - Ai me nje krenari te ligjshme pergjigjet se ishja ne Diten e Madhe te Pavaresise se Kosoves ne Prishtine, dhe nga gezimi i madh me mori turma, ku aksidentalisht theva kemben,  kur degjuam qe erdhen vellezerit nga Shqiperia per te marr pjese ne kete feste Kombetare. 
Oh! – i thashe me shaka, hallall e pac kete dhimbje per Kosoven martire. -  Urimi i bukur Kozeta, -me thote, vertete qe nuk ndjej dhimbje, ngaqe ndodhi ne diten e madhe!
Z.Vlash Fili i jep fjalen sekretares per shtypin ne shoqaten e shkrimtareve shqiptaro-amerikane, znj.K.Z. e cila pershendet ne emer te kesaj shoqate.
 
I nderuar Zoti Gjini,
 
Ne emer te shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane me President z.Gjeke Marinaj dhe kryetar z.Dalan Luzaj, ju sjell pershendetjet me te ngrohta te tyre, dhe ju urojme suksese te metejshme ne krijimtari dhe sa me shume libra ne fondin e arte te Letersise shqipare.
Ju faleminderit shoqates “Bijte e Shqipes”, qe na mblodhet ne kete shtepi, qe tashme eshte kthyer ne nje vater ku flitet e embla gjuhe shqipe.
Sot kjo vater duket sikur merr nje pamje disi ndryshe, sepse personalisht mua me duket sikur ka ardhur nga nje Planet tjeter, regjizori i mirenjohur, shkrimtari i burgosur, Z.Miho Gjini, qe i qendroi gati-gati si hyjnite ne qiell i pamposhtur diktatures me te eger qe ka pare historia per popullin shqiptar.  Ndoshta me perpara ne i lexonim dhe i komentonim te burgosurit me llogjiken cmendurake te realizmit socialist, nga librat cka mund te na binin ne dore, pra thjesht nje imagjinate, ndersa sot ne i kemi dhe i lexojme ne syte e tyre, pafajshmerine, faljen qe ngrihet aq madherishem ne shpirtin e tyre fisnik.  Ju vertete erdhet si nje engjell, si Pegasi, kali fluturues, dhe sollet prane nesh bekimin qe mund te bejne njerezit me zemer te madhe, shkrimtaret e vertete, qe reflektojne dimensione ne veprat e tyre, japin palcen e krijimtarise, pa te cilen letersia shqiptare do te ishte e venitur, ndoshta drejt klithmave gati-gati  ne nje tmerr pa fund!  Duke lexuar biografine tuaj, shkrimet, veprat, papritur me therrmohen nuancat e fjales, te cilat ju nuk i mbani me vetjake, por i sillni ato nga Ferri ku donin t’ju digjnin per se gjalli fjalen, shpirtin…!  Por a mund te digjet shpirti, jo, kurre, ai gjendet kudo, e konkretisht ai shpirt i bardhe, sot erdhi me kalin flutures, Pegasin, e kurre nuk do te humbas, do te jete si nje pluhur kozmik ne te gjithe hapesiren e botes.  Le te sherbeje puna, liria e mendimit tuaj, biseda me muzat, si nje pike referimi per shkrimtaret, krijuesit dhe brezat qe do te vijne, pasi ato jane deshmia e gjalle e regjisorit te mirenjohur Z.Miho Gjini, qe ne fakt do te ishte e tepert t’ju vija tituj te shumte, pasi ju tashme e keni te fituar nga populli dhe inteligjenca vleresimin me te larte:  MJESHTRI I MADH, MIHO GJINI!
 
I nderuar Z.Pali,
 
Shoqata e shkrimtareve shqiptaro-amerikane e cmon se tepermi kontributin tuaj ne kete shoqate.  Promovimi i librit tuaj sot “Gruaja me te zeza” eshte nje rubin qe ndricon midis krijimtarise dhe librave te botuara nga shoqata e shkrimtareve shqiptaro-amerikane ketu ne vendin me demokratik te botes.  Me penen tuaj te fuqishme ju shpesh sillni ne krijimtarine tuaj, dashurine dhe krenarine per Bregun, Qeparoin, qe eshte pjese e pandare e Shqiperise, Memedheut tone te shumevuajtur.  Vete titulli sinjifikativ i romanit “Gruaja me te zeza” e tret veshtrimin e lexuesit ne sa e sa gra shamizeza te Jugut e te Shqiperise, qe sakrifikuan jeten e tyre, por qe piklat e gjakut te tyre, i fshehen ne menyren me te mistershme...
Kjo proze brenda ka poetiken e saj, esencen qe sjell mjeshterisht dramen e viteve, e qe krijojne relacione funksionale, per te na cuar ne thelbin e titullit te librit, “Gruaja me te zeza”.  Sapo e ke perfunduar se lexuari kete liber te cliron plotesisht nga zinxhiret e dogmave te socializmit, por edhe pse jepet artistikisht, skllaverimi i djelmoshave te Bregut dhe gjithe Shqiperise,  brenda syve tane vjen realisht “Gruaja me te zeza”, qe u kryqezua nga dhimbja, zia, lengimi per te birin, driten e syve, dhe se fundi jeta e saj u kthye pergjithmone ne zi, zi si rrobat e saj te zeza, qe s’i hoqi kurre. 
Libri eshte nje kuje, nje oiii.me ligje, me dhimbje, dhene me art qe te ngerthen te teren, deri sa ta mbarosh, eshte nje deshmi e gjalle e asaj pjese qe vuajten nga ferri komunist.
Duke e lexuar kete liber konstatojme, se si autori mban qendrim ndaj problemeve te ndryshme dhe nepermjet artit figurativ, mundohet te na e coje shpirtin ne Parajse, cka eshte shpesh dhe bota e pasur shpirterore e poetit, bota e gjere dhe e larmishme e tij.
Se fundi shpesh na sjell prane peizazhe kaltersie, qe duket sikur po na humbasin ne boten paksa cmendurake te emigrimit.
Une sot duket sikur po freskohem nga sterkalat ujore te Detit Jon, e ndersa jashte muzgu eshte duke rene, ne qiell shfaqen yje qe ndricojne rrenjet e thinjave te parakohshme te shkrimtareve, por qe jane prova me e mire e banoreve te kesaj race te perzgjedhur, ku ju Z.Gjini dhe Z.Pali, keni fituar pergjithmone qytetarine e perhershme!
Kurse poeti Edmond Ismailati, anetar i hershem i shoqates “Bijte e Shqipes”, me emocion solli pershendetjen dhe respektin e madh per shkrimtaret.  Ju z.Miho Gjini, -tha ai,  kaptuat male e oqeane qe nga Greqia e lashte, keshtu qe na e bête me te lehte ne te New Yorkut takimin me ju, nje takim qe do te lere gjurme te pashlyeshme ne zemren time.  Ju kam lexuar vazhdimisht dhe ato me frymezojne dhe me bejne te ndihem me krenar per Memedheun tim.  Nuk mund te rrija pa ardhur dhe per z.Petraq Palin, i cili tashme eshte bere i njohur me librat e tij artistik dhe patriotik.
Edhe znj.Eleonora Gjoka pershendeti te dy djemte e Bregut sic do t’i quante ajo, dhe se ndihej krenare per arritjet e tyre ne fushat e letersise dhe te artit.  Une i kam njohur ata qysh te vegjel, ndersa tani i lexoj vazhdimisht krijimet e tyre, te cilat me japin kenaqesi artistike dhe shpirterore.  Ajo do t’i pershendeste gjithashtu te  dy shkrimtaret dhe publikun dhe me nje poezi per nenen, krijuar nga ajo.
Skenografi i mirenjohur z.Astrit Tota, solli me mjaft emocion njohjen me z.Miho Gjinin, ku kishin diference moshe vecse nje dite.  Sot ne kete dite si kryefjale ne kemi librin.  Ai me lot ne sy dhe me nje respekt te madh foli per kete figure, per guximin e tij, dhe pikerisht per kete guxim, qe nuk ishte aspak e lehte ne ato kohe, ai e “piu” sic u shpreh ai me gjuhen, te veshur me koloritin lokal.
Mjeshtri i madh ka ditur si t’i perballoj situatat, burgun, dhe sot ai dhe ne bashke, ndihemi teper krenare per krijimtarine e tij ne letersi dhe art.  Me shume mirenjohje dhe dashuri foli dhe per z.P.J.Palin, vecanerisht ai u ndal ne librin “Gruaja me te zeza” qe me mjeshteri artistike ka ditur te na jape ate pjese te tmerrshme te diktatures, dhe qe do ngelet per brezat nje deshmi e gjalle e historise  edhe ne art.
 
Jeta qe me ka mbetur eshte per Shqiperine, per miqte dhe per juve!
 
Pas ketyre diskutimeve te sinqerta dhe me shume respekt e merr fjalen z.Miho Gjini.
Ai falenderon pjesemarresit, shoqaten “Bijte e Shqipes” per kete organizim te persosur.
Une dhe pse kam mbaruar per aktor e paskam te veshtire te bilbiloj para jush sot. Une te dy drejtuesit e kesaj shoqate i kam njohur para 50 vjetesh, por ja rasti e solli qe t’i shikoj dhe t’i degjoj sot ketu.  Gjithe jeten jam djegur nga pasioni per letersine, per artin, por punet erdhen qe te tronditem nga dallget e jetes...!  Pasi i falenderoi z.V.Fili dhe z.Ll.Vero, tregoi nje copez bisede me poetin e madh, Xh.Spahiu ne Tirane, ne kafen Europa.  Pasi e pyesim njeri-tjetrin se ku mblidhemi si shikrimtare per te diskutuar, debatuar per artin, letersine, une i them thote z.M.Gjini, se kemi marr nje dhome me qera ne Athine dhe aty krijojme mundesine per te shkembyer mendime te ndryshme.  Shume mire i thote Xhevair Spahiu, se ne ketu nuk kemi fare Lidhje te Shkrimtareve, pasi ate qe kishim na i kane vene kycin.  Ndersa ju ne Amerike, na  thote autori, e them me plot gojen, jeni shume here me mire, pasi shikoj kete godine dy kateshe, plus katin e nendheshem dhe qe ne te ardhmen do te bejne shtesa…
Gjate diskutimit te tij ai vleresoi shume lart librin “Gruaja me te zeza” dhe shton qe dhe pse kam qene vete ne burg, Petraqi ka ditur te hyje ne boten e te burgosurve me mire se une, duke ju kujtuar lexuesve dhe librin tjeter: “Gjema e madhe”
Me passion dhe dashuri flet dhe per revisten: “Pegasi” me kryeredaktor shkrimtarin e talentuar Grigor Jovani.  Ai ne menyre figurative pershkruan se si kane dale keto revista te botuara shume profesionalisht, por te mbijetuara me xhepa te grisura...
Te gjithe e duartrokasin dhe i urojne 70-vjetorin e Ditelindjes, qe e festoi kete muaj.
Ai e mbylli pershendetjen e sinqerte me keto fjale: -se jeta qe me ka mbetur eshte vetem per Shqiperine, per miqte, per Juve!
Pas Mjeshtrit te Madh fjalen e merr shkrimtari P.J.Pali.
Nuk gjej dot fjale t’u falenderoj, jam shume i emocionuar, ai prezanton veten me krenari se eshte i biri i eruditit te shquar Janko Palit.  Une po plotesoj amanetin e tim eti, pasi ai e kishte merak shkollimin, librin, kulturen, prandaj kurre nuk do te rresht se shkruari.  Une jetoj dhe punoj ne Amerike me djersen e ballit, dhe pas pune ulem dhe hedh frymezimin tim ne leter.  Ai tregon se frymezimin dhe inkurajimin e ka marr nga nje miku i tij inxhinier Selim Lalaj, dhe pasi shkruajti dicka dhe e degjoi ne kasete materialin qe ishte transmetuar ne Radio Tirana, ai pati nje ngacmim te fuqishem dhe kurre nuk rreshti me se shkruari.  Gjithashtu ai foli se cfare e kishte shtyre, qe te shkruante librin “Gruaja me te zeza” njekohesisht pohoi se personazhet, si gruaja me te zeza dhe i biri i saj jane personazhe reale dhe i kam njohur nga afer.
Po keshtu ai shprehu mirenjohjen dhe konsideraten me te larte per bashkeshorten e tij nje grua zonje, Kristinen, per Bijte e Shqipes, dhe njekohesisht tregoi dhe per hapjen e shkolles shqipe ne Virxhinia, te cilen e ka pagezuar me emrin e mesuesit te merituar, Janko Palit.  Diskutimi i tij u prit me duartrokitje te nxehta.
Pas ketyre pershendetjeve te zotet e shtepise na ftojne te shijojme ushqimet e gatuara nga grate fisnike, zonjat Vero dhe Fili dhe gjithe anetaret e kesaj shoqate, qe kishin ardhur enkas per kete mbremje nga me mbreseleneset.
Aty kishte ardhur dhe shkrimtari e patrioti qe ka luftuar per ceshtjen e Kosoves, z.Tom Mrijaj, kryetari i Lidhjes se Prizrenit.  Te dy ndiheshim krenare, per promovimin e librit “Gruaja me te zeza” pasi ky liber eshte shkruar nga anetari i shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane ku ne aderojme te dy.  Pershendetemi dhe ngreme dolli per Kosoven, per Pavaresine e saj, per trimin Ramush Haradinaj, qe doli i pafajshem nga Gjyqi i Hages.
E keshtu ne tringellima gotash, e shtrengime duarsh takohemi dhe me patriotet e tjere, njerez bujare e fisnike, si aktivistet, znj.Vito se bashku me burrin e saj z.Mitro dhe djalin e tyre Kleon me bashkeshorten, qe gjithmone shtepia e tyre ka qene e hapur per shqiptaret.
Pasi mbarojme kafene, pershendetemi me njeri-tjetrin me deshiren se do te takohemi se shpejti me “Bijte e Shqipes” ne kete vater qe i mban thengjijte e ndezur prush per Memedheun dhe librin!
 
Filadelfia,
5 Prill, 2008

Petraq Janko Pali, Keze Zylo, Qemal Zylo, Miho Gjini

Dr.Skender Kodra duke pershendetur ne emer te Akademise shqiptaro-amerikane

Pjesemarresit ne salle

E Dilo, E Gjoka, LL. Vero, S. Elshani, K. Zylo, Q. Zylo, E Ismailati

Keze Zylo duke pershendetur ne emer te shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane

Mjeshtri i madh Miho Gjini

Qemal Zylo, Petraq Janko Pali, K.Z. Miho Gjini, Petrit Pasholli, Eleonnora Gjoka, Edmond Ismailati, Astrit Tota, Tom Mrijaj

Shkrimtari Petraq Janko Pali

Pamje nga salla

Skenografi Astrit Tota

Veshje me kostume kombetare, te punuara nga zonja Risilia

Z. Edmond Ismailati duke pershendetur

z. Ll. Vero, z. Miho Gjini, z. P.J.Pali

Z.Llazar Vero, z.Miho Gjini, z.Petraq Janko Pali, z.Vlash Fili

Z.Miho Gjini duke me dhuruar librin ''Bisede me Muzat''

z.Miho Gjini, z.P.J.Pali, z.Vlash Fili



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora