Kulturë
Engjëll Koliqi: O baca Ali - të fala gjithandej
E shtune, 28.07.2012, 10:19 AM
Engjëll Koliqi
O BACA ALI – TË FALA GJITHANDEJ
Jo
Nuk ke vdekur ti Baca Ali
Vetëm ke ndërruar jetë
Për të hedhur valle në amshim
Me Gjergj Fishtën e Azem Shkrelin
Dhe me të gjithë të tjerët
T’ia merrni këngës kreshnike
Për Dardaninë dhe Arbërinë
Për mbarë Ilirinë
O Ali Podrimja
M’u bëj të fala
Shkrelit
Fishtës
Dhe të gjithë të tjerëve
Mos ma harro Nolin
Çajupin e Mjedën
Edhe Migjenin ma përqafo
Në emrin tim
Të Dardanisë së Re
Dhe në emër të mbarë Shqipërisë
Përqafojuni edhe vallëzoni
Edhe me De Radën
Se shumë e ke dashur
E nga kjo botë i ke kënduar
O Ali Podrimja
Jeton gjithmonë
Në shekuj të shekujve
Edhe tej amshimit
Në çdo zemër arbërore
I fortë je gjithmonë
Në shpirtin tonë
O Baca Ali
Të fala gjithandej
Thuaju se të gjithë
Elita e fjalës artistike – shqipe
Me ne jetoni
Nga amshimi frymoni
...
Stubëll, 25 korrik 2012
(special për pjesëmarrjen në emisionin Homazh për Ali Podrimen, të Radio Mitrovicës).