E premte, 26.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Tjetërsimi

E shtune, 28.07.2012, 08:10 AM


Tjetërsimi

"...maska që lindin
maska që s'vdesin
maska që tërë jetën mbesin,
veten e paparë në pasqyrë."
.......... nga i pavdekshmit Ali Podrimja

 
Fluturon për në fole,i paparë,mall të pashuar,
për Nënën,për njerëzit e vojtur të zemrës,
i zhuritur e për një gur, me lot  trishtimi,
kthehesh si zog shtegëtar i raskapitur,..
i dërmuar nga ndarja e nga zhgënjimi,..
 
Evolucion në natyrë,spirale progresi shoqëri,
bilonerë, jo kaq shpejt pasuri,ndarjet në pole?!
ca llukse,ca trokasin ne derë me lista për bukë,
durimi nje soji i ka shkuar atje ku më s'mbahet,
s'besohet,Ata "të dashurit",si të huaj,të ftohtë..
 
C'ishin ashtu,me maskë të moderuar,
s'deshin mall,por  etje për torba me para,
kujtojnë se emigranti i gjen paratë ne rrugë
harojnë se për të mbajtur famijlen me frymë,
firaks trupin,gjakun e djersën pronarit si lumë.
 
Të gjithë në rrugë,dëng klub e kafene,
të veshur të pispillosur si për modë,
"bosa"me bensa pronarë, në trotuarë ,
shkojnë a vinë në punë,një zot e di,
ty të veshtrojnë vëngër,e fjalët lumë...
 
Metamorfoze apo kameleoni,ç'të jetë ?!
s'ka thënije më të goditur se në shqip,
malli për ata do ngrihet mal si  vullkan,
ata kanë harruar se ne jemi gjallë,
kjo është që mos qoftë maskë,Tjetërsimi....
 
Luan Kalana
New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora