Kulturë
Nuhi Veselaj: Identiteti I gjinisë asnjanëse (VI)
E diele, 15.07.2012, 10:36 AM
RRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME
Nga Dr. Nuhi Veselaj
v. KOnstatime
TË TJERA PLOTËSUESE RRETH IDENTITETIt
tË asnjanësve të PARANYJËZUAR
Në këtë krye të punimit do të bëjmë fjalë: së pari, diçka-diçka rreth përplotnisë së identitetit formal gramatikor të asnjanësve dhe së dyti, rreth identitetit semantik plotësues të asnjanësve në raport me sinonimikë të tjerë.
1. Rreth identitetit formal gramatikor
Siç e pamë gjatë analizës të tre tipat e asnjanësve (asnjanësit e mirëfilltë primitivë, prejmbiemërorët dhe prejpjesorët) e tregojnë identitetin e vet edhe nga ana formale kundrejt trajtave të dy gjinive të tjera, dallim ky që shihet në bazë të nyjë-mbaresës shquese të emërores në numrin njëjës e shumës: as. -t(ë)-it, ndaj m. i,u dhe f. -a,-ja, fakt ky që do të shihet më qartë nga nyjë-mbaresat në raportin ndërgjinior dhe nga pjesëza paracaktuese dhe nyja e përparme.
a) Raporti ndërgjinisor: asnjanës/mashkullor/femëror
Raporti i
nyje-mbaresave të shquarsisë për të tria gjinitë, sipas numrit njëjës e
shumës (ose nj/sh) del kështu:
nj/sh nj/sh nj/sh
1.
as. ujë-t - m. ujë-i
- f. -
ujëra-t(?)
krye
-t - krye kreu /krerët (krena-t) -
2. të
mirë-t - i mirë-i /të mirë-t e
mirë-a /të mira-t
të
mirit?
të
gjallë-t - i gjallë-i/ të gjallë-t e
gjallë-a /të gjalla-t
(të
gjall-it!?)
3. të prerë-t - i prerë-i /të prerët e
prerë-a/ të prerat
(të
prenët a të premët) (të prerit ? të premit a të prenit)
të
folur -it - i folur-i /të folurit e folur-a /të folura-t
(të
folurët?, të folunët)
të folët
Shënim: Sipas shembujve të mësipërm pranohet se asnjanësi
në gjendjen e sotme nuk ka
shumës. Shumësi i rastit ujët ose uji del në gjinië femërore: ujnat/ujnat. A do të diferencohet apo jo, siç u cek më sipër, njëjësi i asnjanësit me -ËT të rastet e asnjanësve të paranyjëzuar ndaj shumësit mashkullor më -IT, mbetet çështje e hapur. Rasti të folët del e përftuar nga pjesorja e shkurtër folë (me folë), mundësi kjo që ofrohet si rezervë e hapur
b) Raporti nyjë-përcaktuese e përparme joshquese ndaj
emrit të gjinisë përkatëse
Edhe sipas nyje-mbaresës së përparme përcaktuese:
në njëjësin e pashquar: nj/ata, një/këta + emri asnjanës ose ky këta + emri mashkullor ose kjo këto + emri femëror, del
sheshazi identifikimi i asnjanësit, si p.sh.:
1) as.
nj/ata ujë-t (të ftohtë) m. ky
ujë(i ftohtë) f. (ca) ujëra (të ftohta
nj/ata,
një/këta krye ky krye
(disa) krerë krena(!) -
2) një të mirë (një) i mirë të mirë (një) e mirë (ca) të mira
të
gjallë i gjallë të gjallë e gjallë të gjalla
3) të prerë i
prerë të prerë e prerë të prera
të
folur i folur të folur e folur të folura
Krahaso
përcaktorin një ose disa (ca) bashkë me nyjën e përparme në
trajtën e pashquar :
as.
një
të .. . m një i
ose disa të ... f. një e ose disa të...
Trajta
e shumësit të asnjanësit, pra, del e shkrirë në njërën nga dy gjinitë aktive.
c) Raporti
asnjanës/mashkullor sipas
nyje-mbaresës
shquese
Siç e pamë edhe nga disa shembuj nga nënpikat e
pikës a) raporti asnjanës/ mashkullor sa i përket nyjë-mbaresës së shquarsisë
dilte në disa shembuj i përbashkët e në disa me dallime ose me prirje dallimi
ndërgjinior, si p.sh: -ët njëjësi i
gjinisë asnjanëse, ndërsa -it, nyjë-mbaresa
e shumësi të gjinisë mashkullore. Një ndarje e tillë kërkohet të shtrihet, edhe
për disa tipa të pjesoreve nga foljet me tog zanor, si b.f. të krahasohen
trajtat: të shkruarit, të kryerit, të
shkëlqyerit, të zhgënjyerit, të ushqyerit, të punuarit, të përzierit(!), të ndierët, me të shkruarët, të kryerët, të shkëlqyerët, të
zbardhëllyerit, të punuarët, të
përzierët. Trajta e bollduara (të nxira) prej nesh janë të normëzuara e ato
të tjerat jo ose nuk dalin të shënuara në burimet përkatëse.
Në të vërtetë,
trajtat me -ËT jo me -IT fundore i ndeshim sporadikisht në burime të
caktuara edhe sot, por në mënyrë të
dukshmne i ndeshëm në veprën e prof.
Seman Rizës të folunët, të trupsuenët, të
mishnuemët, të lëndësuenët, të lanët, të padrejtët e ndonjë tjetër. (Shih.
S. Riza Vepra 1, ASHAK, Prishtinë 1996.) Edhe nga prof. I Ajetri është përdorur
një formë e tillë, si p.sh. të shkruemËt etj. (Shish: edhe te R. I. “Në gjuhë” dhe “për gjuhë”, Pejë 1998 f.
133). Ndërsa nga Fjalori i Mehmet Elezit (2006) dalluam këto dy trajta: të panët, të prunët.
Kjo çështje, siç u tha, mbetet e hapur. Për
mendimin tonë një mundësi e tillë dallimi, duke e specifikuar nyjë-mbaresën
përkatëse, në raportin ndërgjinisor asnjanës/
mashkullor (-ËT/-IT), është i mundshëm dhe mund të jetë funksional.
2. Rreth identitetit semantik plotësues të asnjanësve
në raport me
sinonimikë të tjerë
Siç e pamë gjatë analizës vetëvetësia a identiteti
i asnjanësve të paranyjëzuar (prejmbiemërorë dhe prejpjesorë) karakterizohet jo
vetëm me prejardhjen e tyre, por edhe me nënfushën përkatëse të specifikuar
semantike që mbulojnë në kuadër të fushës së gjerë të abstraksionit, nënfushë
kjo e cila dallohet qartë kundrejt nënfushave të tjera që mbulojnë emrat e dy
gjinive të tjera po në kuadër të asaj fushe. T’i rikujtojmë përkimet dhe
dallimet në raportin asnjanës prejmbiemëror me emrat femërorë me paranyjëzim
(tipi e mira) ose me prapashtesim
(tipi mirësia) ose asnjanësin
prejpjesor me emrat e veprimit me prapashtesat -im e -je, ngase këta, emrat e
gjinive aktive femërore e mashkullore, siç u tha më sipër, janë të pajisur dukshëm
me elemente konkretizimi në krahasim me asnjanësit përkatës të paranyjëzuar.
Sidoqoftë, përveç asaj që u tha më sipër,
identiteti i asnjanësit të paranyjëzuar në fushë të abstraksionit del i
pacenueshëm edhe sipas disa kritereve e veçorive të tjera, fakte këto që edhe
më mirë e ndriçojnë specifikën e asnjanësve të paranyjëzuar dhe, me sa dimë,
këto specifika a raportet sinonimike semantike të ndërsjella nuk dalin aq të prekura
e jo më të trajtuara me gjerësinë e duhur në studimet e deritashme
mbi këtë temë. Ndërkaq, identiteti i asnjanësve, sidomos i prejpjesorëve del i
identifikueshëm edhe në situata të tjera që ne po i trajtojmë në vijim në disa
pika sipas këndvështrimeve të tjera plotësuese dhe gjithsesi në raport me sinonimikë të tjerë përkatës:
E para, kuptimi i asnjanësve prejpjesorë në
sistemin emëror, siç e provuam paksa në kreun e mëparshëm, mund të krahasohet
me kuptimësinë e paskajores së
mirëfilltë (me+pjesore) të sistemit foljor. Siç dihet me paskajoren e
mirëfilltë shprehen kuptime abstrakte kryesisht përgjithësuese në krahasim me
mënyrat e tjera me të cilat shprehen kuptime më të veçanta, d.m.th. gjithnjë e
më konkretizuese. Është e vërtetë se edhe me asnjanësin prejpjesor, siç e pamë,
shprehet një nocion pak a shumë i ngjashëm me atë të paskajores së mirëfilltë.
Kur themi kështu kemi parasysh se edhe tek asnjanësit e paranyjëzuar, sidomos
te prejpjesorët në kohën tonë po abstraktohet jo vetëm gjinia, duke u rrudhur
në gjysmëgjini, por edhe numri i rasave, i cili po reduktohet ose po ngushtohet më fort vetëm në dy rasa të
veçanta të njëjësit të shquar (emërore e kallëzore) si trajtë mbizotëruese a si
koncept abstrakt jashtëkohor, ta quajmë kushtëzimisht kështu. Ngjashëm me këtë ndodh
edhe me paskajoren e mirëfilltë, ku del i përjashtuar numri, gjinia dhe disa nuanca
të qarta kohore. Është e vërtetë se në situata të caktuara të ligjërimeve të gjuhës
sonë në vend të asnjanësit mund të përdoret paskajorja e mirëfilltë ose
anasjelltas. Siç e pamë gjatë analizës zëvendësimi i ndërsjellë logjikisht del
i pranueshëm dhe semantikisht i lejueshëm. Dhe për të vërtetuar këtë që e
thamë, d.m.th. kulmin e ndërkëmbimit reciprok të këtyre dy mjeteve shprehëse asnjanës prejpjesor / paskajore e
mirëfilltë po e ilustrojmë më poshtë
me dy shembuj::
1)
Procesi të shkruarit ose të shkruarët do të thotë me shkrue, ose Të folurit a të
folurët a të folët do të thotë me folë, e kështu me radhë, ose
anasjelltas:
2)
Folja me shkrue nënkupton të shkruarit ose me folë nënkupton të folurit
a të folët.
Gjithsesi ndërlidhja reciproke e këtyre dy formave
nuk mund të mohohet.
E dyta, siç u provua në punimin tonë para se të
shprehet rezultati, qoftë i veprimit, qoftë i
cilësisë, të gjendjes a të qenit si ide, qëndron a zhvillohet një proces
jo i thjeshtë, por mjaft i ndërlikuar, i cili si realitet shprehet mjaft
natyrshëm me fjalë-shenja tashmë të ravijëzuara në gjuhën tonë, siç u tha, qoftë
me asnjanësin e paranyjëzuar, qoftë me paskajoren e mirëfilltë me +
pjesore, pra, qoftë nga çdo folje e
rëndomtë, qoftë edhe me trajtat e foljeve ndihmëse: me qenë +... ose me pasë +
...
“Emrat
prejpjesorë asnjanës, shkruan prof. Sh Demiraj,- e kanë ruajtur mjaft lidhjen kuptimore
me foljet përkatëse e kjo u ka dhënë mundësi
atyre të marrin edhe kundrina të drejta e rrethanorë që janë gjymtyrë
plotësuese karakteristike për foljet; të ngrënët bukë; të hyrët brenda” (Shih
Gram. historike.... f. 992.).,
shprehje
këto, të cilat, siç konstatojmë edhe ne, me ndonjë nuancë kuptimore fare të
vogël mund të zëvendësohen mjaft natyrshëm me paskajoren e mirëfilltë: me ngrënë bukë; me hy brenda.
Sipas kësaj mënyre mund të shkëmbehen edhe shprehje
të tëra frazeologjike. Së këtejmi, me hy pakëz më thellë në sinkroni del se
shprehjet me paskajoren e mirëfilltë mund të përdoren në disa versione e farë
fjalish dhe me forma të tjera me të cilat shprehen situata me elemente
konkretizimi, por, gjithsesi, karakteristikë e saj themelore (e paskajores së
mirëfilltë) mbetet, vetëm për vetëm, të shprehurit e koncepteve abstrakte,
pikërisht ngjashëm siç mbetet edhe karakteri i koncepteve abstrakte të
asnjanësit të paranyjëzuar të ditëve
tona.
Po sjellim edhe dy shembuj konkretë nga përditshmëria jonë:
1) S’ka rrugë
tjetër vetëm të shpërngulurit e tyre
ose S’ka rrugë tjetër vetëm me u shpërngulë ata.
2) Të pavarësuarit ishte rruga dhe qëllimi ynë. ose Me u pavarësue ishte rruga dhe qëllimi ynë.
Si duket këto dy forma: asnjanësi prejpjesor e
paskajorja e mirëfilltë me + pjesore, janë formëzuar kuptimisht në atë kohë kur
gjuhës shqipe i janë nevojitur forma të reja për të shprehur koncepte
abstrakte, ndonëse paskajorja e mirëfilltë mund të ketë moshë më të hershme.
Sidoqoftë, këto dy forma i bashkon nënfusha e abstraksionit të lartë.
Mirëpo, meqë në letrarishten e sotme të gjuhës sonë,
si duket, e mbështetur në kontekst të ngushtë (zyrtar) më tepër në fushën
praktike të konkretizimit pa u thelluar edhe në fushën kuptimore të
abstraksionit, u lanë nën hije të normëzimit ose u anashkaluan pikërisht të dy
format e përmendura prej nesh, duke mos u dhënë vendi i merituar në kuadër të
normëzimit, qoftë, paskajores së mirëfilltë, qoftë edhe asnjanësit të
paranyjëzuar, trajtat e nënvizuara prej nesh tek shembujt e mësipërm të pikës së
parë praktikisht dalin të zëvendësuara me barasvlerës të tjerë të pajisur me më
shumë elemente konkretizuese se ata që i shënuam fillimisht. Te ne, rëndomë nuk
po përdoret përkatësisht as me u
shpërngulë, ose me u pavarësue, madje
as të shpërngulurit as të
pavarësuarit, por emrat sinonimikë të prejardhur përkatës: shpërngulja, pavarësia si p.sh.:
S’kishte rrugë tjetër vetëm shpërngulja e tyre ose
Pavarësia ishte rruga dhe qëllimi ynë.
Pra, mesazhi shprehet po me emra abstraktë, por
këta, siç u përpoqëm ta tregojnë ne, ngase me fjalë- termat e prejardhur shpërngulja, pavarësia procesi i
veprimit përkatës del më i formëzuar me elemente konkretizimi të veprimit ose
të rezultatin e veprimit në krahasim me dy format e sipërshënuara. Kjo, madje mund
të jetë arsyeja që më fort parapëlqehet në stilin përkatës fjalë-termi pavarësia se prejpjesori pavarësimi.
Ta kemi të qartë ne nuk kontestojmë ligjshmërinë
trajtave të fundit, por as trajtat e mësipërme nuk i kundërshtojmë, të cilat e
kanë vendin e vet në kontekste të caktuara. Natyrisht, aty ku shprehen koncepte
të abstraksionit më të lartë ato fjalë (të shpërngulurit, të pavarësuarit) duhet
të përdoren pa ndonjë ngurrim, ngase dhe në këtë kompleks identiteti i
asnjanësit të paranyjëzuar del mjaft i dukshëm.
E treta, dihet se pikërisht forma e asnjanësit të
pashquar ndërkohë ka shërbyer për të formuar trajtat e pashtjelluara të foljes,
siç janë: paskajorja ashtuquajtur e dytë: për
të punuar (për + pjesore e nyjëzuar ose e asnjanësuar) e dy format e
tjera a) të tipit: me të punuar (me + pjesore e nyjëzuar ose e asnjanësuar) dhe b) një të punuar (një + pjesore e nyjëzuar ose e asnjanësuar) Edhe dukuria
e shprehur me këto forma tregon qartë vetëvetësinë a identitetin e asnjanësit në
funksion të një veçorie formëformuese të një abstraksioni gjithashtu të lartë.
E katërta, asnjanësit
e nyjshëm me ndonjë singularia tantum i lidh kuptimi, ndërsa me pluralia
tantumët i lidh forma e shumësit, e cila, në të vërtetë, tashmë i takon gjinisë
femërore. Sidoqoftë, këto veçori i japin tërthorazi identitetin asnjanësit më
tepër se çdo trajte tjetër brenda sistemit emëror. Në të vërtetë, edhe nga ky
fakt del në pah specifika identifikuese e asnjanësve të paranyjëzuar
Sidoqoftë, për të pasur njohuri më të plotë rreth
kësaj pike po njoftojmë lexuesin e nderuar se në FShS (2002) zakonisht paranyjëzorët, qoftë si pluralia tantumë, qoftë të përzier (njëjës e shumës), qoftë si singularia tantumë dalin në gjininë gramatikore
femërore dhe nuk mashkullorëzohen dot dhe se numerikisht përfshirja e tyre në
këtë burim është si vijon: pluralia tantumë të tipit: të dhemburat, të fshirat dalin mbi 30 shembuj, trajta të përziera njëjës e shumës, tipi e bardhë të bardhat, e dashur të dashurat
mbi 60 shembuj, ndërsa singularia tantumë të tipit: e tashme e tashmja, e djathtë e djathta, e veçantë e veçanta etj,
sillen rreth 20 -shit.
E pesta, edhe asnjanësit e tipit të pasurit, të pandehurit, të ftuarit, të lumturit që në emëroren e njëjësit të shquar marrin nyjë-mbaresën -it me emrat e nyjshëm mashkullorë
(prejpjesorë e prejmbiemërorë: i pasuri të pasurit, i pandehuri të
pandehurit, i ftuari të ftuarit, i lumturi të lumturit), i lidh forma, jo me njëjësin e shquar, por me
trajtën e emërores të shumësit të shquar,
por i ndan kuptimi kategorial, veç atij njëjës/shumës
edhe ai diatezor: vepror / pësor.
Ja si shpjegohet dallimi i mbiemrit të emërzuar i dituri të diturit ndaj asnjanësit të diturit në FGJSH
I dituri, të
diturit m. - ai që di shumë, dijetar.
Të
diturit as. - mundësia për të ditur diçka;
gjendja kur di diçka.
Siç po shihet, karakteristikat dalluese që i
përmendëm më sipër dalin mjaft qartë në formulimin e mësipërm. Sigurisht, teksti
i shpjegimit të asnjanësit mund të ishte formuluar edhe më ndryshe, por edhe
kështu si është, bie në sy shpjegimi se tek asnjanësi me emrat abstraktë ceket mundësia dhe gjendja etj. Sidoqoftë,
nga konteksti dallohen mjaft mirë nocionet e dy fjalëve (ndonëse të formuar mbi
temë të së njëjtës temë motivuese fjalëformuese): emrit të paranyjëzuar, të
përgjithshëm të gjinisë mashkullore, njëjës e shumës, ndaj emrit të gjinisë asnjanëse, vetëm në trajtën e njëjësit
të shquar.
Megjithatë, siç u përsërit disa herë prej nesh,
nëse gramatikanët, përkatësisht standardologët tanë e shohin të nevojshme dhe
të arsyeshme mund të zbatohet një sugjerim yni, që nuk është i papërkapshëm: asnjanësit me marrë nyje-mbaresën -ËT, si b.f.: të pasurët, të pandehurët, të ftuarët,
të fortët, të lumturët, të
diturët, e kështu me radhë, ndërsa
emrat e tillë të njerëzve (frymorëve) në shumësin e shquar të gjinisë
mashkullore me e ruejtë nyje-mbaresën -IT:
të pasurit, të pandehurit, të ftuarit, të
fortit, të lumturit, të diturit, e kështu me radhë.
Lidhur me këtë lypsen sqarime edhe më të
hollësishme. Këtë rast po shtojmë edhe
këto të dhëna anësore, por që nuk janë pa interes. Emrat e tillë në gjininë
mashkullore të regjistruar në FShS 2002 për nga numri dalin më shumë se asnjanësit mbi
të njëjtën temë fjalëformuese, kështu si trajta përfaqësuese të gjinisë
mashkullore, tipi: i pasuri të pasurit i
ndeshëm mbi 30 raste, por sipas gjedhes shumimi i tyre, varësisht nga
konteksti, mund të jetë i pakufizuar ashtu si edhe numri shembujve të
asnjanësve mbi të njëjtën temë prodhuese.
Prandaj, për ta pasur edhe më të qartë këtë çështje
po japim në vazhdim pasqyrë-skemën me nga dy shembuj karakteristikë (për dy
tipat e asnjanësve të paranyjëzuar), duke tërhequr vëmendjen në nyjë-mbaresën përkatëse për secilen gjini:
Skema e
dallimeve ndërgjinisore sipas nyjës së përparme
dhe të nyjë-mbaresës
së shquarsisë
-----------------------------------------------------------------------------------------
Numri N ë n f u s h a s e m a
n t i k e
abstrakte konkrete abstrakte
------------------------------------------------------------------------------------------
1. njëjës
as. të mirë-t m. i mirë-i f. e mirë-a.
shumës - të mirë-t të mira-t
ose
2. njëjës të folur-it a të folur-ët i folur-i e folura
shumës - të
folur-it ?
ose
3. njëjës të ditur-it a të ditur-ët i ditur-i e ditur-a
shumës - të diturit ?
Siç po shihet, siç u cek edhe më sipër, njëjësi i
pashquar merr nyjën një, prandaj le të
krahasohen trajtat e njëjësit të
asnjanësit me ato njëjës e shumës të mashkullores në shembuj-fjalitë e mëposhtme:
1)
Ma bëj një të mirë o ti njeri i mirë.
2)
Ma bëni një
të mirë o ju njerëz të mirë.
Pra, siç po shihet ndërtimisht nyja e njëjësit të
asnjanësit formalisht ka homoformë, jo me njëjësin, po me trajtën e shumësit të
gjinisë mashkullore, po kjo semantikisht nuk paraqet kurrfarë problemi në
kontekst, ngase asnjanësi ka të bëjë me nënfushë abstrakte veprore që nuk i afrohet
në asnjë mënyrë konkretes, ndërsa emri në mashkullore, zakonisht ka të bëjë me
emërtimin e njeriut si emër i përgjithshëm, që lidhet domosdo me konkreten dhe
ka kuptimësi pësore. Prandaj, mund të
thuhet se trajtat e tilla nuk mund të paraqesin assesi homonimi të vrazhdët me
ndikim oponence për të rrezikuar zhdukjen e njëra - tjetrës nga ana përmbajtësore,
por kur është fjala tek ana formale, një dukuri e tillë nuk mund të quhet e
padiskutueshme ose aq e papërfillshme. Ky është shkaku që ne propozuam që asnjanësi
me marrë nyjë-mbaresën -ë/t, ndërsa shumësi i mashkullores me
–i- anaptetike, –i/t, siç po përsëritet herë-herë në punimin tonë.
E gjashta, asnjanësi del si forma më e përshtatshme
(në letrarishten e sotme) për të sqaruar kuptimet e fjalëve të caktuara si p.sh
dekretim do me thënë të caktuarit (caktimi!/ me
caktue) me vendim zyrtar në një detyrë,
tatuazh – të vizatuarit (vizatimi!/ me
vizatue) në lëkurën e njeriut,
shfrim – të nxjerrët (nxjerrja!/me nxjerrë) e dufmës,
virgjër – të qenët (qenie!/me qenë) i padjallëzuar,
shtegtim
- të ikurit (ikja!/me ikë) në një vend
tjetër,
mikpritje – të priturit (pritja/me pritë) e
mikut me përzemërsi,
frymëmarrje – të marrët frymë (marrje frymë/me
marrë frymë),
frymëzënie
– të zënët e frymës(zënie frymë/me t’u zënë fryma!) etj.,
prandaj
zëvendësimi i asnjanësve me emrat sinonimikë prapashtesorë në kllapa me
pikëçuditje, për mendimin tonë, siç u argumentua deri tashti prej nesh, nuk
është aspak i drejtë për dy arsye:
së pari, sepse emrat e tillë, siç u cek disa herë, tregojnë
diçka të kryer, ndërsa me asnjanësit shprehet koncepti i veprimit kohësisht i
papërcaktuar, koncept ky që megjithatë karakterizohet me një shtrirje të lehtë
semantike (që mund të jetë një nocion që shpreh nën hije, një diçka të kryer
ose në kryerje e sipër, por jo vetëm një veprim të kryer, siç shprehin tipat e
emrave të tjerë me trajtat e veta, qoftë të gjinisë mashkullore, qoftë të asaj
femërore) dhe
së dyti, me një zëvendësim të tillë përkatës
polisemantik, duke e përjashtuar asnjanësin, varfërohet dukshëm (pa kurrfarë
kompensimi e arsyeje) të shprehurit përkatës i gjuhës shqipe, ngase asnjanësi
edhe në gjendjen e sotme përmban shumë elemente të njohura pozitive të
trashëguara dhe me shumë vlerë në të
mirë të të shprehurit më të qartë e më të plotë të koncepteve, zakonisht nga
fusha abstrakte, pa i munguar edhe shtrirja e lehtë në nënfusha të tjera stilistike.
Vlera këto që e njomin të shprehurit shqip po aq edhe më tepër (në raste) seç
bëjnë format e tjera të caktuara sinonimike.
Gjithsesi, në shumicën e rasteve zëvendësimi i
asnjanësit me paskajoren e mirëfilltë
del më natyrshëm se me emrin përkatës të veprimit.
E shtata, edhe kur bëhet fjalë për valencën si tipar karakteristik të emrit
prejfoljor, asnjanësit e paranyjëzuar prejpjesorë domosdo ofrohen si material i
imponueshëm, si element më i përshtatshëm, prandaj asnjanësit e tipit të tillë
patjetër duhen pasur parasysh në analizat përkatëse, ngase pikërisht këta,
madje më tepër se emrat e veprimit me prapashtesat -im, -je ose me -esë, -si,
etj., shprehin nocione abstrakte dhe bartin në vete struktura argumentale, sepse nga të gjithë emrat prejfoljorë, asnjanësit
prejpjesorë të paranyjëzuar, nga pikëpamja e tipareve të brendshme që kanë,
janë më abstraktë se të tjerët. Siç e pamë pikërisht emrat asnjanës të
paranyjëzuar si emra me valencë të theksuar këmbeheshin kuptimisht me foljet
(paskajoren). Krahaso edhe njëherë, raportin paskajore e mirëfilltë/ asnjanësi prejpjesor, ku të dyja kategoritë
gramatiko-sintaksore, si të thuash, i lidh konkretisht e njëjta bazë argumentale, prandaj edhe nga ky
këndvështrim konstatimi që dhamë më sipër për paskajoren del i drejtë.
Duke bërë fjalë për këtë temë, studiuesi ynë i
mirënjohur Thoma Dhima, ndonëse nuk i kishte në qendër të vëmendjes asnjanësit prejpjesorë,
po emrat prejpjesorë të veprimit me prapashtesat -im, -je e të tjera e zë në gojë edhe kundërvënien folje-emër dhe
konstaton mirë kur thotë se “kjo
kundërvënie si nga ana morfologjike ashtu edhe nga ajo sintaksore dhe semantike
(tregon) se kemi të bëjmë me forma që
vërtet kundërvihen, por që nga ana tjetër hyjnë në marrëdhënie plotësimi me
njëra tjetrën. (Aty f. 324.)
Sidoqoftë, pritet që jo vetëm ky autor, por edhe të
tjerë t’i qasen këtij problemi, duke i pasur si objekt qendror pikërisht
asnjanësit e paranyjëzuar, ngase këta u prijnë për nga abstraksioni të gjithë
prejfoljorëve të tjerë që bëjnë pjesë në mozaikun e emrave abstraktë dhe ku
valenca është më e dallueshme.
E teta, kur kemi parasysh ngurtësimin e asnjanësit
në shprehje të caktuara, jo vetëm në terma të ashtuquajtur teknikë, por edhe në
frazeologjizma e thënie të qëndrueshme, shohim njëfarë ngjashmërie të
asnjanësit me natyrën e termit të mirëfilltë. I vetmi ndryshim qenësor ndërmjet
tyre është se termi përgjithësisht paraqitet si njësi e terminologjisë me veçori të veçanta sipas nënfushës së
caktua konkrete, të shkencës, të artit, të organizimit të punës etj.,
ndërsa asnjanësi nuk i përket vetëm një njësie të veçantë, sipas fushës së
caktuar konkrete, por një nënfushë të specifikuar në kuadër të fushës së abstraksionit.
Megjithatë, asnjanësit si terma mund t’i përkasin çdo fushe të veprimtarisë
përkatëse, qoftë, të shkencës, të artit, të organizimit të punës etj., kur del
e nevojshme me u shprehë koncepte të veprimit të një abstraksioni të lartë. Në
të vërtetë, siç mund të ketë përjashtime edhe në terminologji, ngase përkundër
parimit që çdo term shpreh vetëm një nocion, ngase edhe te termat në nivel pak
më të gjerë në profil, por jo në nënprofil, po ashtu dalin përjashtime, por, përjashtime
mund të ketë edhe lidhur me asnjanësit. Vërtet, nocioni i asnjanësit lidhet me
konceptimin e emërtimit përkatës, por ai koncept mund të ketë shtrirje edhe në
ndonjë nënfushë tjetër semantike, siç ndodh shpesh që përdorimi nga stili neutral jo të fytyruar, të dalë i
shprehur me asnjanës edhe në stilin e fytyruar etj.
Sidoqoftë, edhe nga krahasimi i tillë term/asnjanës sa i përket nënprofilimit
rreth një nocioni të vetëm të përcaktuar, duket se ka ngjashmëri. Pra, edhe nga
kjo pikëpamje a nënprofil, sadopak, del në shesh në njëfarë dore edhe identiteti i asnjanësit.
E nënta, së fundi, si pikë të veçantë në kontekst
të identifikimit të asnjanësit po e përmendim raportin: mbiemër prejpjesor / asnjanësi prejpjesor.
Ky raport del i trajtuar mjaft mirë në veprën e studiuesit Valter Memisha me titull “Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave
prejpjesorë në gjuhën shqipe (monografi)” ( Gjirokastër, 1999), ku ndër të tjera autori
kur thekson aftësinë fjalëformuese të mbiemrave të tillë me anë të
konvertimit, ndër emra prejpjesorë të tjerë domosdo përmend emërzimin e tyre si
asnjanës të tipit prejpjesorë, siç janë
shembujt:
të ardhurit,
të hyrët, të menduarit, të vepruarit, të folurit, të qarët, të qeshurit, të
kafshuarit, të ecurit, të dalët, të
korrurit etj.,
njëherazi
duke sqaruar se:
“E rëndësishme të
theksojmë këtu është veçoria kuptimore dhe lidhja (e tyre) me mbiemrat prejpjesorë. Kuptimi i këtyre
mbiemrave gjatë procesit të emërzimit nuk largohet nga ai i foljeve
përgjegjëse, ata e bartin bërthamën kuptimore duke shënuar veprim abstrakt,
gjendje ose rezultat veprimi, veçan për emrat e gjinisë asnjanës. Kur folja
përgjegjëse e mbiemrit që emërzohet,
është moskalimtare edhe emri e ruan këtë përbërje, si të ardhur, të ecur, të dalë, të
hyrë të shkuar etj.”, por “kur
folja përgjegjëse e mbiemrit prejpjesor është kalimtare, atëherë edhe emri në
gjininë asnjanëse përdoret sipas rrethanave me kuptim vepror: të pasurit; me kuptim pësor: të
korrurit, të vjelët, të prerët etj.;
madje dhe me kuptim vetvetor e mesor: të
dashuruarit (si proces), të
fejuarit, të martuarit, të ankuarit, të dëshpëruarit, të zemëruarit etj.” (Aty
f. 70-71.)
Edhe pse pjesorja e shqipes ka përgjithësisht kuptim
pësor dhe kjo vlen sidomos për foljet kalimtare, pjesorja e foljeve jokalimtare
ka kuptim vepror dhe kjo kuptimësi reflektohet si te mbiemri ashtu dhe te
asnjanësi prejpjesor por dallimi në raportin mbiemër prejpjesor / asnjanës i paranyjëzuar prejpjesor është tejet
i madh, andaj identiteti i asnjanësit del i pacenueshëm edhe nga ky aspekt,
sepse siç e thekson prof. Shaban Demiraj, ndonëse emrat e tillë “në origjinë kanë qenë mbiemra prejpjesorë asnjanës të substantivuar,
por nga pozita e shqipes së re nuk mund të interpretohen veçse si emra prejfoljorë asnjanës” (Aty, f.
70.), sepse ndërkohë asnjanësit e tillë kanë fituar të gjitha tiparet
leksiko-gramatikore të emrit.
Gjithsesi edhe pse kanë një mbështetje burimore mbiemrat prejpjesorë dhe emrat prejpjesorë asnjanës kanë
identitet të ndryshëm, ngase u takojnë dy klasave, përkatësisht dy pjesëve të ndryshme të ligjëratës.
* * *
Prandaj të gjitha këto veçori dhe ndonjë tjetër,
përveç atyre që u cekën gjatë analizës në krerët përkatës të këtij punimi, siç
janë asnjanësit e emërzuar nga ndajfoljet e e shprehjet ndajfoljore të formuara
nga kategori të tjera leksiko-gramatikore, sidomos ato të rasës rrjedhore me
nyjën e përparme së (tipi: plasa së foluri), i japin shtat nga aspekti formal dhe
ai përmbajtësor identitetit të asnjanësit të paranyjëzuar dhe njëherazi,
padyshim, shtrojnë nevojën me e ruejtë dhe me e sforcue përdorimin e asnjanësit
në gjuhën tonë letrare për konceptet përkatëse, sidomos në fushë të abstraksionit.
Është e vërtetë se për të mbuluar pikërisht
koncepte abstrakte dolën edhe forma të tjera, qoftë të përgjithësuara me
konotacion të ri, qoftë me shkallëzimin e niveleve të abstraksionit si dhe
ndërlidhur me nivele të konkretizimit, por asnjanësi që tani mbulon konceptin
kulmor si nënfushë të veçantë të abstraksionit nuk u trondit dhe, si duket, nuk
ka gjasa dhe as që do të ketë rast me u tronditë natyrshëm as në të ardhmen nga
asnjëra nga ato forma sinonimike me të cilat tani bashkëjeton. Pra, diferencimi
i niveleve semantike të fushës së abstraksionit në nënfusha përkatëse, nuk
dëmton, përkundrazi ndihmon dhe qartëson më mirë nënfushën semantike të
asnjanësit ashtu siç qartësohen edhe profilimet e formave të tjera sinonimike
në gjuhën shqipe.
Pra, meqë edhe në të
ardhmen gjuha jonë, si çdo gjuhë e gjallë e një populli të civilizuar në rritje
e sipër, gjithnjë e më tepër do të ketë nevojë për të shprehur nocione të llojllojshme
si në fushën konkrete e sidomos në atë abstrakte, atëherë si prejpjesorët
pandajshtesorë, prejpjesorët prapashtesorë, ashtu edhe prejpjesorët e
prejmbiemërorët e paranyjëzuar të gjinisë asnjanëse duhet t’i ruajë dhe t’i kultivojë
në bashkëjetesë sinonimike ashtu si edhe tipat e emrave të tjerë. Kur themi duhet t’i ruajë dhe t’i kultivojë kuptohet
pa e përjashtuar konkurrencën lojale për koncepte të caktuara polisemantike e
ndonjë formë tjetër.
Me një veprim të tillë, duke
u dhënë vendin e merituar emrave të gjinisë asnjanëse në gjuhën tonë standarde,
mendojmë ne, do të kontribuohet pa mëdyshje, në të mirë drejt kristalizimit të
nënfushave përkatëse semantike e stilistike që mbulojnë emrat sinonimikë, duke
i ruajtur ngjyrimet e mozaikut të strukturës përkatëse emërore, pa rrezikuar
ekzistencën e njëri-tjetrit.