E premte, 26.04.2024, 08:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Fiona Kopali & Klaudia Hasanllari: Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli

E shtune, 14.07.2012, 03:34 PM


"Atdheu eshte atdhe, bile edhe atehere, kur te vret"

Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe femijeve te vet. Kjo eshte Letra-Testament, qe shkrimtari Mitrush Kuteli, u drejtoi gruas dhe femijeve te tij, para se te ndahej nga jeta, ne kushtet e njohura kur nuk i lejohej dalja ne drite, botimi i veprave te tij, dhe, sigurisht, per pasoje, edhe te vuajtjeve te thella shpirterore.

Nje nga themeluesit e prozes moderne shqiptare, autor i dhjetera novelave, (apo rrefenjave, siç i quante), romaneve, poeti, studiuesi, perkthyesi i shkelqyer, ekonomisti i talentuar dhe atdhetari i madh, u denua me burg pas nje gjyqi farse, duke u akuzuar, madje, edhe si propagandist i Luftes se Trete Boterore (!)…

Gjimnazistet e Shkolles se Gjuheve te Huaja, Fiona Kopali dhe Klaudia Hasanllari, ia kerkuan Letren-Testament familjes se shkrimtarit.

Po e botojme kete Leter–Testament, me disa pak shkurtime te pjeseve thjesht familjare.

E dashur Efterpi,

Kete leter, qe eshte ndoshta e fundit, desha te ta shkruaj me dore, po nuk mund. Sot nuk e kam doren te sigurt, me dridhet. Ti s’je ketu. Ke shkuar me Pandin ne Rrushkull per te pare Poliksenin dhe Atalanten. Te nxita me shume une. Nga brenga, nga malli. Jam vetem ne shtepi. Doruntina ka shkuar te loze me vajzat e Bajramit.

Mendjen e kam te turbullt nga pagjumesia, nga endrrat e keqija. Sikur me ndiqnin gjermanet, qe te me varnin. Iknja me vrap, hynja ne gropa e puse, dilnja prape. Ata me ndiqnin. Ment me kapnin. Iknja perseri. Ne nje çast u gjende edhe ti prane meje. Dhe iknim. Pastaj u ndame. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerezit tane. Prape gropa, puse, gremina. Sikur isha ne Berat, nen Kala. Ne nje sterre te Kalase, prane Kishes. Me tej ne Fier. Kisha shpetuar nga ndjekjet dhe kerkonja ndonje shtepi per t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur. Dikush me thirri: “Qendro, Dhimitri! Te zume”. Me rrethuan, me zune dhe po me shpinin te me vrisnin. Une qeshnja. Kisha qejf te me vrisnin... Dhe ja, u gjenda ne burg. Shume njerez.

Midis tyre Sofo Çomorra, qe ka vdekur. Me shikonte me dhembje. “Si u be keshtu, o Pasko? Ç’ke bere?” –“S’di”. –“Shiko ketu”. Dhe me dha ca shkresa te shkruara bukur: nje akt akuze dhe ca lidhje te tjera. Me quanin bejtexhi. Me thoshin se kisha bere nje vjershe per glyren me rima italiane. Pashe Andrean. I ardhi keq. U vendos te me vrasin. Prape u gezova. –“Fundja, do vdes, thashe. Do te shpetoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qene shume e turbullt, e ngaterruar, e mire dhe e keqe. Sa mire qe mbaroi”. Kur u ngrita, ti po beheshe gati per ne Rrushkull. Koken e kisha dhe e kam te rende.

Ti shkove me 7 e gjysme. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e me solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli... Sipas mendjes sime, shpetoi. E kam zili. Vdekja eshte prehje e madhe, shkeputje nga dhembjet. Vertet, edhe nga gazet, por ne nje kohe, kur njeriu eshte shume i semure, i merzitur, vdekja eshte shpetim: nga dhembjet fizike e shpirterore. Qe te dyja jane te renda. Ti e di sa dhembje te tilla kam pasur kohet e fundit. Njera, qe ti ma di, eshte se si pasoje e tyre nuk jam i zoti te punoj, te krijoj, te paguaj buken qe me jep shteti per vete e per femijet. Une s’kam qene e s’dua te jem kurre parazit. Po ç‘te bej, grua? S’mund. Koken e kam te turbullt.....

Letren ta nisa per tjeter gje: te te perseris porosite e mija te fundit. Me fal se te merzit. Une t’i kam thene kaq here. Te kam helmuar jeten, sepse edhe mua ma kane helmuar te tjeret. Dhe s’kam qene i zoti ta mbaj helmin per vete, siç me takon. Ky qofte i fundit qe po te sjell.

Ne u bashkuam, rrojtme e beme femije ne vjete stuhie: burg, urbanizem, hotel. Po atehere kisha shendet dhe i kaperceva te gjitha. Tani, ti e di... I di ditet e netet e mija. Semundjet dhe brengat me brehne, me hengren. Une e shoh tani vdekjen si nje lirim nga dhembjet. Nuk e dua,po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, me çik. Me vjen keq se do t’i le femijet te vegjel, pa krah, mbase ne vobektesi te madhe, ne pamundesi per t’ua arritur synimeve. Pensioni im nuk do te mjaftoje. S’kam “vjete sherbimi”.

Domosdo, 22 vjet jashte. Edhe atje kam punuar sa jam shuar,po keta vjete pune nuk peshojne per efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta,pas vdekjes, kur te pushojne pasionet dhe urrejtjet, shteti yne mund t’ju ndihmoje per hir te punes sime te kaluar; ne gazetari dhe letersi, qe ne moshe te njome, dhe sidomos ne fushen ekonomike. Nje pjese e shkrimeve te mija-shqip dhe rumanisht- jane aty, ne Biblioteken Kombetare.

Disa njerez i dine perpjekjet e mija kunder kapitalit italian, kunder grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim, sepse ky pasurim mund te behej vetem me dy mjete: me vjedhje (ka njemije e nje menyra vjedhjeje dhe une s’kam perdorur asnjeren) dhe me tradheti, duke u sherbyer te huajve per te grabitur vendin dhe duke marre per kete sherbim. Zgjodha rrugen e kundert: luften kunder atyre qe donin te grabisnin, atyre qe grabisnin. Nuk i ndala dot te tera, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda,kaq bera. Kunder grabitjeve italiane, kunder grabitjeve gjermane, kunder grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurre udhen e rehatit vetjak, udhen e “urte e bute e lugen plot”.

Kam punuar shume, kam dashur shume, kam gabuar shume. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot,nuk ndreqet dot. Te kam treguar se gjermanet do te me varnin perpara bashkise,kur muaren vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhes se re qe donin te benin. Me shpetoi fati. Nuk do te skuqem kurre nga turpi as me veprimin tim ne ditet e para te çlirimit. Punova si i marre. Luftova kunder grabitjeve jugosllave. Aq me fort nuk mund te skuqem nga turpi as me veprimtarine time praktike-ne fushen ekonomike-ne Rumani. Edhe atje kunder gjermaneve. Une kam pasur gjithnje, si bir i nje populli te vogel, nje urrejtje te madhe kunder idese se zeze “popuj mbi popuj” ose “te medhenj mbi te vegjel”, por “popuj perkrah popujsh”.

Ky parim ka ushqyer ne menyre te vetedijshme dhe te pavetedijshme, automatikisht,veprimtarine time. Kam qene kunder ruseve, sepse ata mbajne nenvete dhe shkombetarizojne popuj te tjere, kunder gjermaneve sepse kane shfrytezuar dhe zhdukur popuj te tjere, kunder anglezeve per te njejten arsye. Biri i nje populli te vogel nuk mund te bente ndryshe. Ne Rumani kam luftuar,aq sa mund te luftoje nje njeri i vogel, kunder shfrytezimit te kapitalit vendas dhe te huaj.

Kete qendrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Nje nga pasojat e para ka qene nje “skede e zeze” ne aparatin gjerman te Vjenes, me 1940-41. Per kete “skede te zeze” ardhi e me foli dikush ne banke: “Ç’po ben keshtu? Nuk e di ç‘te pret? Pse kundershton qe vendin e kapitalit çifut ta zere kapitali mik gjerman?” Une di nje gje: kapitali s’mund te jete kurre mik, po vetem kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron per fitime. Dhe fitimet s’kane kurre te mbaruar. Njeja kerkon te behet dy, dyja kater, katra tete, mija dhjete mije, milioni qindmilion e keshtu me radhe. Ne dem te njerezve, te popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnje i varfer) di se fitimi i vjeter nuk ngopet me fitim te ri, siç nuk ngopet deti me uje.

Do te me njohe dhe do te me kuptoje dikush, te pakten pas vdekjes? Nuk e di. Desha te me kuptonte dhe njihte jo per nder e lavdi, po qe femijet e mij-te cileve u le trashegim punen dhe endrrat e mija- te mos vuajne per buke sa jane te vegjel, te ndjekin studimet dhe te gjejne udhen e tyre ne jete.

Jam i sigurt se po te vleresohej ne kete drejtim puna dhe perpjekjet e mija ne te kaluaren, femijet nuk do te vuanin.

Nisa te shkruaj nje leter te shkurter lamtumire, dhe u nxeva-ndonese me buçasin veshet e me dhemb koka prapa- dhe shiko se ku arrita.

Degjo!

Shenjat nuk i kam te mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem per ne zyre a per shetitje dhe me priten kembet, me mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam sketerre, siç e di vete. Keto te gjitha thone se nuk e kam te gjate. Pra, mos u hidhero se po te porosit edhe nje here.

1.Kur te vdes mos beni lajmerime nga ato qe ngjiten neper muret.n Vdekja eshte nje ngjarje qe i takon atij qe vdes dhe shtepise se tij. Pse ta dije bota? S’dua! Nuk do te lajmeroni para varrimit, asnjeri, me perjashtim te pese a gjashte njerezve me te aferm per te bere formalitetet e varrimit dhe varrimin. Kaq.

S’kam qejf te merzit njeri. Sikush ka hallet e veta.

2. Dikur kisha dashur te varrosesha ne Pogradec, prane babajt e nenes ose lart ne geshtenjat, ne Shen e Djele. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi eshte nje ngaterrese. Varrosmeni ketu, ne Tirane. Gjith Shqiperi eshte! Nuk dua asnje shkrim mbi varr. Vetem nje kryq, si babaj, gjyshi, stergjyshi.

3.....

4. Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje.

Te mos u shqase zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile edhe atehere kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojne me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kane prirje per letersi. Le te mbarojne studimet ne ndonje dege praktike-ajo fizike, ay mjekesi ose ndonje fakultet tjeter, fjala vjen, per aresimtar, dhe le te merren edhe me letersi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi ne letersi, ne vendin tone, eshte, he per he, nje rruge vuajtjesh, buka e tij eshte e hidhur. E hidhur, them, per ate qe s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersise eshte nje toke tek gelojne gjarperinjte. Te vrasin shoket, se u ben hije. Dhe kur nuk u ben hije do te thote se nuk je i zoti per letersi. Doreshkrimet ua le atyre te dyve, sidomos Pandeliut. Te mos i preke askush! Ay do te rritet,do te lexoje shenimet e parealizuara, do t’i perpunoje. Per kete duhet te grumbulloje me pare shume kulture. Talenti, prirja nuk vlejne asgje pa pune, pa kulture.

Askush te mos i preke doreshkrimet para se te me rritet djali! I vini ne arke, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalante! Pandeli dhe Doruntine! Te doni njeri-tjetrin, te ndihmoni njeri-tjetrin, te duroni njeri-tjetrin! Mos i vini re vogelsirat, mos u grindni per vogelsira, per asgje. Hidhni tutje inatin, se ay eshte burim i shume te keqijave. Perpiqi te mos ju rritet mendja. Inati dhe mendjemadhesia na kane bere deme te medha. Na prishne. Zemra juaj te mos njohe urrejtjen, grindjen, merine. Urtesi,butesi, zemergjeresi! Hapni syte per çdo hap qe beni ne jete. Jeta mund te prishet nga nje hap i gabuar, vetem nga nje hap. Pastaj vine greminat. Kur t’ju vije koha, martohuni. Te degjoni zerin e zemres, po edhe te arsyes. Shpesh, zemra te shpie ne udhe te gabuar, ne qofte se nuk e drejton arsyeja. Mos i kerkoni shume jetes, sepse jeta eshte koprace ne miresi. Mos enderroni ato qe nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mengjesit, me mendjemadhesine. Do t’i kerkoni jetes aq sa mund t’ju jape.

Ta doni dhe ta nderoni mamane, se ka qene trime ne jete, ka vojtur shume. Te dy kemi vojtur. Embelsojani pak pleqerine pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shume pervoje nga jeta e hidhur dhe kjo pervoje mund te jete e dobishme per ju, qe te mos vuani.

Doruntina eshte me e vogla. Ajo ka nevoje per mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmen tuaj, qe te mund te prehem i qete ne dhe.

Mos me qani! Mbahuni! Une e rrojta jeten, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin te tjeret kur qani. Me degjoni? Lotet jane te kote. Kush vdes nuk ngjallet. Une as qe dua te ngjallem, as qe dua ta filloj jeten perseri. Mjaft! Kete porosi mos e shkelni.

Efterpi, me fal per kete merzitje te fundit! Mbahu dhe jepu zemer femijeve. Bej siç te porosita. Mos ndrysho asgje. Nuk dua njerez ne varrimin tim. Me te shumtit vine per sehir, per forme. Une i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballek. Edhe disa fjale: kuptohet se nuk do te lajmerosh as njerezit e tu, ketu ose ne Korçe, me perjashtim te Foqit dhe Nestit.

Te perqafoj, te lutem te me falesh dhe lamtumire!

Yti

Dhimitraq



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora