| E shtune, 14.07.2012, 03:34 PM |
"Atdheu
eshte atdhe, bile edhe atehere, kur te vret"
Letra-Testament
e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe femijeve te vet. Kjo eshte
Letra-Testament, qe shkrimtari Mitrush Kuteli, u drejtoi gruas dhe femijeve te
tij, para se te ndahej nga jeta, ne kushtet e njohura kur nuk i lejohej dalja
ne drite, botimi i veprave te tij, dhe, sigurisht, per pasoje, edhe te
vuajtjeve te thella shpirterore.
Nje nga
themeluesit e prozes moderne shqiptare, autor i dhjetera novelave, (apo
rrefenjave, siç i quante), romaneve, poeti, studiuesi, perkthyesi i shkelqyer,
ekonomisti i talentuar dhe atdhetari i madh, u denua me burg pas nje gjyqi
farse, duke u akuzuar, madje, edhe si propagandist i Luftes se Trete Boterore (!)…
Gjimnazistet
e Shkolles se Gjuheve te Huaja, Fiona Kopali dhe Klaudia Hasanllari, ia kerkuan
Letren-Testament familjes se shkrimtarit.
Po e botojme kete Leter–Testament, me disa pak shkurtime te pjeseve thjesht familjare.
E dashur Efterpi,
Kete
leter, qe eshte ndoshta e fundit, desha te ta shkruaj me dore, po nuk mund. Sot
nuk e kam doren te sigurt, me dridhet. Ti s’je ketu. Ke shkuar me Pandin ne
Rrushkull per te pare Poliksenin dhe Atalanten. Te nxita me shume une. Nga
brenga, nga malli. Jam vetem ne shtepi. Doruntina ka shkuar te loze me vajzat e
Bajramit.
Mendjen e
kam te turbullt nga pagjumesia, nga endrrat e keqija. Sikur me ndiqnin
gjermanet, qe te me varnin. Iknja me vrap, hynja ne gropa e puse, dilnja prape.
Ata me ndiqnin. Ment me kapnin. Iknja perseri. Ne nje çast u gjende edhe ti
prane meje. Dhe iknim. Pastaj u ndame. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerezit
tane. Prape gropa, puse, gremina. Sikur isha ne Berat, nen Kala. Ne nje sterre
te Kalase, prane Kishes. Me tej ne Fier. Kisha shpetuar nga ndjekjet dhe
kerkonja ndonje shtepi per t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur. Dikush me
thirri: “Qendro, Dhimitri! Te zume”. Me rrethuan, me zune dhe po me shpinin te
me vrisnin. Une qeshnja. Kisha qejf te me vrisnin... Dhe ja, u gjenda ne burg. Shume
njerez.
Midis
tyre Sofo Çomorra, qe ka vdekur. Me shikonte me dhembje. “Si u be keshtu, o
Pasko? Ç’ke bere?” –“S’di”. –“Shiko ketu”. Dhe me dha ca shkresa te shkruara
bukur: nje akt akuze dhe ca lidhje te tjera. Me quanin bejtexhi. Me thoshin se
kisha bere nje vjershe per glyren me rima italiane. Pashe Andrean. I ardhi keq.
U vendos te me vrasin. Prape u gezova. –“Fundja, do vdes, thashe. Do te shpetoj.
Do çlodhem. Jeta ime ka qene shume e turbullt, e ngaterruar, e mire dhe e keqe.
Sa mire qe mbaroi”. Kur u ngrita, ti po beheshe gati per ne Rrushkull. Koken e
kisha dhe e kam te rende.
Ti shkove
me 7 e gjysme. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e me solli lajmin: vdiq
Thanas Cikuli... Sipas mendjes sime, shpetoi. E kam zili. Vdekja eshte prehje e
madhe, shkeputje nga dhembjet. Vertet, edhe nga gazet, por ne nje kohe, kur
njeriu eshte shume i semure, i merzitur, vdekja eshte shpetim: nga dhembjet
fizike e shpirterore. Qe te dyja jane te renda. Ti e di sa dhembje te tilla kam
pasur kohet e fundit. Njera, qe ti ma di, eshte se si pasoje e tyre nuk jam i
zoti te punoj, te krijoj, te paguaj buken qe me jep shteti per vete e per
femijet. Une s’kam qene e s’dua te jem kurre parazit. Po ç‘te bej, grua? S’mund.
Koken e kam te turbullt.....
Letren ta
nisa per tjeter gje: te te perseris porosite e mija te fundit. Me fal se te
merzit. Une t’i kam thene kaq here. Te kam helmuar jeten, sepse edhe mua ma
kane helmuar te tjeret. Dhe s’kam qene i zoti ta mbaj helmin per vete, siç me
takon. Ky qofte i fundit qe po te sjell.
Ne u
bashkuam, rrojtme e beme femije ne vjete stuhie: burg, urbanizem, hotel. Po
atehere kisha shendet dhe i kaperceva te gjitha. Tani, ti e di... I di ditet e
netet e mija. Semundjet dhe brengat me brehne, me hengren. Une e shoh tani
vdekjen si nje lirim nga dhembjet. Nuk e dua,po nuk e largoj dot. E shoh se
afrohet, me çik. Me vjen keq se do t’i le femijet te vegjel, pa krah, mbase ne
vobektesi te madhe, ne pamundesi per t’ua arritur synimeve. Pensioni im nuk do
te mjaftoje. S’kam “vjete sherbimi”.
Domosdo, 22
vjet jashte. Edhe atje kam punuar sa jam shuar,po keta vjete pune nuk peshojne
per efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta,pas vdekjes, kur
te pushojne pasionet dhe urrejtjet, shteti yne mund t’ju ndihmoje per hir te
punes sime te kaluar; ne gazetari dhe letersi, qe ne moshe te njome, dhe
sidomos ne fushen ekonomike. Nje pjese e shkrimeve te mija-shqip dhe rumanisht-
jane aty, ne Biblioteken Kombetare.
Disa
njerez i dine perpjekjet e mija kunder kapitalit italian, kunder grabitjeve
gjermane. Kam punuar pa interes vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim,
sepse ky pasurim mund te behej vetem me dy mjete: me vjedhje (ka njemije e nje
menyra vjedhjeje dhe une s’kam perdorur asnjeren) dhe me tradheti, duke u
sherbyer te huajve per te grabitur vendin dhe duke marre per kete sherbim. Zgjodha
rrugen e kundert: luften kunder atyre qe donin te grabisnin, atyre qe grabisnin.
Nuk i ndala dot te tera, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq
munda,kaq bera. Kunder grabitjeve italiane, kunder grabitjeve gjermane, kunder
grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurre udhen e rehatit vetjak, udhen e “urte
e bute e lugen plot”.
Kam
punuar shume, kam dashur shume, kam gabuar shume. Tani jeta shkoi e nuk kthehet
dot,nuk ndreqet dot. Te kam treguar se gjermanet do te me varnin perpara
bashkise,kur muaren vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhes se re qe donin
te benin. Me shpetoi fati. Nuk do te skuqem kurre nga turpi as me veprimin tim
ne ditet e para te çlirimit. Punova si i marre. Luftova kunder grabitjeve
jugosllave. Aq me fort nuk mund te skuqem nga turpi as me veprimtarine time
praktike-ne fushen ekonomike-ne Rumani. Edhe atje kunder gjermaneve. Une kam
pasur gjithnje, si bir i nje populli te vogel, nje urrejtje te madhe kunder idese
se zeze “popuj mbi popuj” ose “te medhenj mbi te vegjel”, por “popuj perkrah
popujsh”.
Ky parim
ka ushqyer ne menyre te vetedijshme dhe te pavetedijshme,
automatikisht,veprimtarine time. Kam qene kunder ruseve, sepse ata mbajne
nenvete dhe shkombetarizojne popuj te tjere, kunder gjermaneve sepse kane
shfrytezuar dhe zhdukur popuj te tjere, kunder anglezeve per te njejten arsye. Biri
i nje populli te vogel nuk mund te bente ndryshe. Ne Rumani kam luftuar,aq sa
mund te luftoje nje njeri i vogel, kunder shfrytezimit te kapitalit vendas dhe
te huaj.
Kete
qendrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Nje nga pasojat e para ka qene
nje “skede e zeze” ne aparatin gjerman te Vjenes, me 1940-41. Per kete “skede
te zeze” ardhi e me foli dikush ne banke: “Ç’po ben keshtu? Nuk e di ç‘te pret?
Pse kundershton qe vendin e kapitalit çifut ta zere kapitali mik gjerman?” Une
di nje gje: kapitali s’mund te jete kurre mik, po vetem kapital. Ay ushqehet me
fitime, mbahet me fitime, rron per fitime. Dhe fitimet s’kane kurre te mbaruar.
Njeja kerkon te behet dy, dyja kater, katra tete, mija dhjete mije, milioni
qindmilion e keshtu me radhe. Ne dem te njerezve, te popujve. Si ish drejtor
tri bankash (gjithnje i varfer) di se fitimi i vjeter nuk ngopet me fitim te
ri, siç nuk ngopet deti me uje.
Do te me
njohe dhe do te me kuptoje dikush, te pakten pas vdekjes? Nuk e di. Desha te me
kuptonte dhe njihte jo per nder e lavdi, po qe femijet e mij-te cileve u le
trashegim punen dhe endrrat e mija- te mos vuajne per buke sa jane te vegjel,
te ndjekin studimet dhe te gjejne udhen e tyre ne jete.
Jam i
sigurt se po te vleresohej ne kete drejtim puna dhe perpjekjet e mija ne te
kaluaren, femijet nuk do te vuanin.
Nisa te shkruaj nje leter te shkurter lamtumire, dhe u nxeva-ndonese me buçasin veshet e me dhemb koka prapa- dhe shiko se ku arrita.
Degjo!
Shenjat
nuk i kam te mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem per ne zyre a per
shetitje dhe me priten kembet, me mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet
i kam sketerre, siç e di vete. Keto te gjitha thone se nuk e kam te gjate. Pra,
mos u hidhero se po te porosit edhe nje here.
1.Kur te
vdes mos beni lajmerime nga ato qe ngjiten neper muret.n Vdekja eshte nje
ngjarje qe i takon atij qe vdes dhe shtepise se tij. Pse ta dije bota? S’dua! Nuk
do te lajmeroni para varrimit, asnjeri, me perjashtim te pese a gjashte
njerezve me te aferm per te bere formalitetet e varrimit dhe varrimin. Kaq.
S’kam
qejf te merzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur
kisha dashur te varrosesha ne Pogradec, prane babajt e nenes ose lart ne
geshtenjat, ne Shen e Djele. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi eshte nje
ngaterrese. Varrosmeni ketu, ne Tirane. Gjith Shqiperi eshte! Nuk dua asnje
shkrim mbi varr. Vetem nje kryq, si babaj, gjyshi, stergjyshi.
3.....
4. Femijet
i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje.
Te mos u
shqase zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe,
bile edhe atehere kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojne me mish e
shpirt, qofte edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kane prirje per letersi. Le
te mbarojne studimet ne ndonje dege praktike-ajo fizike, ay mjekesi ose ndonje
fakultet tjeter, fjala vjen, per aresimtar, dhe le te merren edhe me letersi. Por
jo si profesion kryesor. Profesionizmi ne letersi, ne vendin tone, eshte, he
per he, nje rruge vuajtjesh, buka e tij eshte e hidhur. E hidhur, them, per ate
qe s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersise eshte nje toke tek
gelojne gjarperinjte. Te vrasin shoket, se u ben hije. Dhe kur nuk u ben hije
do te thote se nuk je i zoti per letersi. Doreshkrimet ua le atyre te dyve,
sidomos Pandeliut. Te mos i preke askush! Ay do te rritet,do te lexoje shenimet
e parealizuara, do t’i perpunoje. Per kete duhet te grumbulloje me pare shume
kulture. Talenti, prirja nuk vlejne asgje pa pune, pa kulture.
Askush te
mos i preke doreshkrimet para se te me rritet djali! I vini ne arke, i mbyllni!
Polikseni
dhe Atalante! Pandeli dhe Doruntine! Te doni njeri-tjetrin, te ndihmoni njeri-tjetrin,
te duroni njeri-tjetrin! Mos i vini re vogelsirat, mos u grindni per vogelsira,
per asgje. Hidhni tutje inatin, se ay eshte burim i shume te keqijave. Perpiqi
te mos ju rritet mendja. Inati dhe mendjemadhesia na kane bere deme te medha. Na
prishne. Zemra juaj te mos njohe urrejtjen, grindjen, merine. Urtesi,butesi,
zemergjeresi! Hapni syte per çdo hap qe beni ne jete. Jeta mund te prishet nga
nje hap i gabuar, vetem nga nje hap. Pastaj vine greminat. Kur t’ju vije koha,
martohuni. Te degjoni zerin e zemres, po edhe te arsyes. Shpesh, zemra te shpie
ne udhe te gabuar, ne qofte se nuk e drejton arsyeja. Mos i kerkoni shume
jetes, sepse jeta eshte koprace ne miresi. Mos enderroni ato qe nuk realizohen
dot. Mos u matni me hijen e mengjesit, me mendjemadhesine. Do t’i kerkoni jetes
aq sa mund t’ju jape.
Ta doni
dhe ta nderoni mamane, se ka qene trime ne jete, ka vojtur shume. Te dy kemi
vojtur. Embelsojani pak pleqerine pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shume
pervoje nga jeta e hidhur dhe kjo pervoje mund te jete e dobishme per ju, qe te
mos vuani.
Doruntina
eshte me e vogla. Ajo ka nevoje per mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i
kurseni ndihmen tuaj, qe te mund te prehem i qete ne dhe.
Mos me
qani! Mbahuni! Une e rrojta jeten, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin
te tjeret kur qani. Me degjoni? Lotet jane te kote. Kush vdes nuk ngjallet. Une
as qe dua te ngjallem, as qe dua ta filloj jeten perseri. Mjaft! Kete porosi
mos e shkelni.
Efterpi, me fal per kete merzitje te fundit! Mbahu dhe jepu zemer femijeve. Bej siç te porosita. Mos ndrysho asgje. Nuk dua njerez ne varrimin tim. Me te shumtit vine per sehir, per forme. Une i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballek. Edhe disa fjale: kuptohet se nuk do te lajmerosh as njerezit e tu, ketu ose ne Korçe, me perjashtim te Foqit dhe Nestit.
Te
perqafoj, te lutem te me falesh dhe lamtumire!
Yti
Dhimitraq