Kulturë
Mustafë Shabani: Premierë e suksesshme në Freiburg të Gjermanisë
E diele, 17.06.2012, 12:02 PM
Në Theatron
e qytetit
Ai ka
ofruar rrethë vetes 25 të rinjë profesionist të Hip-Hopit,tre nga ata edhe
aktor profesionist në Theater si dhe SHKShqiptare:“Scanderbeg“ nga Freiburgu me
valle tradicionale shqiptare.
Regjisori
ka bërë një përzierje-mix të shkëlqyer në mes të tradicionales dhe modernes, e
cila në të vërtetë i ka rrënjët në të kaluarën,dhe prandaj nuk vërehen asgjëkundi
kufijë
Ai me punën
e tijë vërtetë prosfesionale ,dhe me një përkushtim të paparë human dhe njerëzor,i
ka tejkaluar të gjitha barrierat jo vetëm në mes zhanreve të ndryhshëme,porë edhe
në mes njerëzve të të gjithë rruzullit tokësor, ku i unifikon dhe i bën një të gjitha
ngjyrat,racat dhe fet me projektin e tijë fenomenal , i cili la mbresa të pashleyra
te artëdashësit e shumtë.
Salla e
vogël e Theatros ishte vrëtetë e vogël për ti absorbuar të gjithë të interesuarit
Biletat për premierë dhe reprizën e parë u rezervuan një javë më parë
Ishte vërtetë
një interesim i paparë.
Regjisori i shkëlqyer dhe tejet ambicioz përpos vallëtarëve dhe akrobatëve profesionist, rrethë vetesë kishte ofruar edhe dramaturgen e Theatros Zonjën Kathrin Feldhaus, e cila e kishte përkrahur atë, që të ruhej tërsia e ides , dhe zhvillimi i ngjarjes të mos lëndohej nga skena të shkapërdedhura dhe të izoluara nga ideja,e cila na del si një tërsi dhe një vepër fenomenale.
Regjisori ka një temë sa sociale aq edhe humane,ajo në vete përmban edhe elementin historik , i cili përcaktohet në kohë ,hapësirë dhe vend.
Koha hapësira dhe vendi
Koha: krijimi
i jetës,personazhe Ademi(Adami)dhe Eva(Hava)
Hapësira
dhe vendi jan toka ,e më vonë regjisori koncentrohet në vendndodhjen e shfaqjes
Freiburg-Gjermani.
Figurat-personazhet
nuk përcaktohen me emëra.
Ato
fillimisht jan figura mitologjike-historike, dhe gjuha e tyre komunikuese është
vallëzimi-akrobacioni,mimika-pantomima,derisa atyre në shfaqje u ndihmon edhe
muzika për të përcaktuar gjendjen dhe situatën në raport me bashklojtarin-partnerin,dialoguesin.
Këto
figura mitologjike e përcaktojnë dhe definojnë prejardhjen e personazheve të mëvonëshëme
gjatë zhvillimit të ngjarjeve apo konfliktit.
Përcaktimi
i vendndodhjes zbulon figurat në fakt ,lojtarët të cilët tregojnë identitetin e tyre me
gjuhë dhe veshje tradicionale.
Ata
vallet dhe traditën e tyre e lidhin me të parët e tyre,në këtë rast me
kryepersonazhin Andnan Dushakun i veshur në rroba kombetare shqiptare,prezent që
nga krijimi i botës.
Figurat
ruajnë dhe mbrojnë identitetin e vetë porë gjithëmonë duke treguar vendndodhjen:
:Unë jam Doruntinë Shahini dhe këtu kam luajtur me SHKShqiptare „Scanderbeg“ nga
Freiburgu“.
Regjisori poashtu është pjesë e lojës dhe i njëjti tregon identitetin e vetë,duke treguar poashtu gjuhën e tijë të shprehurit – vallëzimin,profesionin -si dhe jetën e tijë dhe kontaktet e tijë me shqiptarët:“Unë jam Rapahel Hillebrand vijë nga Kölni ,dhe kam jetuar në Bronx N.Y. USA në një ndërtesë me shqiptar,portorikan etj,kemi luajtur dhe vallezuar në rrugë dhe gjithandej si vëllezër ,e tani jam këtu .... “
Pjesa theatrore dhe realizimi
Regjisori
realizimin e këtijë projekti famoz e fillon me Ademin(Adamin)dhe Evën(Havën),dhe
lindjen e jetës në tokë.
Marrdhënien
e tyre intime e ndërton në tërhjekjen e një litari , e cila i paraprin lindjes
së botës dhe shtimit të sajë.
Në skenë duken
dhe prezentohen të gjitha ngjyrat dhe racat njerëzore ,poaty edhe të parët tanë
Pellazg me kryepersonazhin Adnan Dushakun,i veshur në rroba kombëtare.
Tema si e tillë është e mbështjell edhe me elemntin tragjik,të cilit regjisori nuk ka mundur ti ik, për shkak të temës tepër komplekse që ka trajtuar.
Mesazhi
dhe ideja sociale
Ai duke i
ringjallur heronjët-shpirtërat e tyre, të cilët sjellin lirin, të njëtit i fut
mes njerzish, të cilët tani përfundimisht vallëzojnë lirshëm ,si dhuratë e
vetflijimit të heronjëve ,të cilët regjisori i rikthen në jetë, dhe shpirtërat
e tyre bëhen pjesë e jetës në liri ,për të cilën ata u gjakuan dhe u vetëflijuan
Regjisori
në këtë mënyrë e kryen dhe e përmbush në tërsi misionin e tijë human dhe social
kundruall figurave të tija dhe ides vërtetë njerzore.
Kështu tema si e tillë mban dhe kultivon mesazhin dhe karakterin e sajë njerëzor, të cilën regjisori e ka në qendër të vëmendjes,si dhe të përkushtimit të tijë profesional.
Struktura e pjesës theatrore
Pjesa
theatrore ka subjektin,kompzicionin,gjuhën artistike dhe stilin e regjisorit ,i
cili është shumë i kapshëm dhe tepër i veqant.
Ai i
rendit ngjarjet në mënyrë fenomenale ,dhe në to përfshihen marrdhëniet në mes
personazheve,të cilët jan aktiv me akrobacionet e tyre, në atë masë sa lejonë ideja
e pjesës theatrore.
Ata e
pasurojnë iden me veprimet e tyre e lehtësojnë dhe ndihmojnë bashklojatarin,duke
i dhënë schllagwortin,dhe kështu komunkikojnë pandashëm me njëri tjetërin,duke
e krijuar tërsin e idesë se shfaqjes, e cila prodhon veprim harmonik të veprimeve
të veqanta në raport me njëri tjetërin në veqanti,si dhe me iden dhe temën në përgjithësi.
Figurat
dhe loja e tyre jan të lidhur ngusht me njëri tjetërin si dhe me temën e cila
trajtohet.
Ajo del e
struktuar dhe kompakte
Subjekti
si i tillë na ofron një pjesë theatrore epiko-lirike.
Regjisori
nga ndodhi tërsisht normale produkt i një jete përplot harmoni
e
zhvillon ngjarjen,ku fillojnë të duken konfliktet e para,dhe të tillat me
kalimin e kohës bëhen të pashmangëshëme, të tilla konflikte vijnë si pasojë e
gjelozisë nevojës,për më shumë hapësirë-dominancë.
Muzika
sjell harmonin deri në dehje nga vallëzimi dhe kënaqësia e tepruar ,lind
konfklikti,dhe regjisori fillimisht problemet i zgjidh me formulën,derisa dy
shtyhen i treti përfiton dhe u merrë të dyve të dashurën, për të cilën përlahen,derisa
të konfliktuarit mbesin me gishta në gojë .
Ngjarja zhvillohet në këtë mënyrë ,ku krijohen situata të tjera shumë me dramatike,të cilat edhe bëhen të pakaluara,dhe eskalon konflikti
Vallëja e ndaluar shqipe dhe ndarëja e të dashuruarëve
Konflikti
i vërtetë vije pas valleve shqipe,pas gjithë asaj harmonie të cilën e prish e
keqja,ikin vallëtarët dhe kryepersonazhi mbetet i vetmuar.
Ata ia
kthejnë shpinën atijë.
Ai ndahet
edhe nga e dashura e tijë,dhe ajo në ndarëje i fal faculetën,edhe ky poashtu
asajë .
Mbetet tërsisht i vetmuar,porë nuk ipet dhe nuk dorëzohet.
Kryepersonazhi i vetmuar vetëflijohet për lirin e popullit të tijë
Kryepersonazhi
përpiqet të bind bashkombasit që ti kthehen valles,jetës ,që të gjakojnë për
te,që të mundin frigën,porëse ata ia kan kthyer shpinën dhe nuk duan të ndëgjojnë
për ato që thot ai.
Ai pëson
katarzë shpirtërore,dhe shfaqja e mbërrin kulmin,kur edhe bëhet kthesa.
Ai
vepron,deri në vetëflijim,dhe bota-bashkombasit e tijë e kuptojnë vetëm atëherë
kur është vetëflijuar,dhe kështu mund të keqen,duke u vetëflijuar për të mirën.
Ai bëhet kurban i së mirës,dhe ajo shijohet tani nga bashkombasit e tijë.
Vallëja e pavaërsisë dhe ringjallja e të vetëflijuarit për te
Ata i
kthen në skenë kënga e Ilir Shaqirit kushtuar pavarësisë,e instrumentalizuar
nga Z.Boris Lau.
Pasiqë kthehet
e dashura e tijë i afrohet të vetflijuarit,dhe e përkdhel butësisht atë.
Përkdhelja
e sajë engjëllore e ringjall atë.
Shpirti i
vetëflijuarit hynë në vallen e pavarësisë,dhe luan me të dashurën e tijë.
Këtu vie qthurja e shfaqjes dhe fillon identifikimi i personazheve.
Karakteri i personazehve
Regjisori
ka afinintetin dhe prirjenë për të krijuar dhe skalitur portrete-personazhe
epiko-lirike dhe psikologjiko-sociale
Ata i
ngrit ai deri në nivelin e heronjëve ,pa të cilët as pjesa si dhe as jeta nuk
mund të paramendohet.
Gjuha Artistike e regjisorit është vallëja dhe lëvizja e trupit
Gjuha
artistike e regjisorit është vallja -akrobacioni ,si dhe pantomima
Ai me
valle dhe lëvizje të trupit i ve në veprim personazhet dhe kështu e zhvillon
ngjarjen
Gjuha e
tijë artistike -vallëja,lëvizja e trupit është e lidhur ngusht me stilin e tijë
,dhe ai sërish është vallëzimi tejet elegant dhe i përformuar në menyrën më profesionale,
me të cilën tregon emocionet dhe ndjenjat shpirtërore,të cilat lidhen ngusht me veprimin dhe ngjarjen e subjektit.
Komponent me rëndësi shumë të madhe ishte muzika fenomenale
Komponent
me rëndësi shumë të madhe ishte muzika fenomenale pa të cilën loja theatrore as
që mund të paramendohej.
Ajo jo
vetëm qe ishte ne harmoni me lëvizjet e personazheve, porë ishte në kompaktësi
të plotë me tërë shfaqjen,e cila e bëri atë të gjalloj dhe funksionale.
Për muzikë
ishte përkujdesur Z.Boris Lau.
Violinë: Manuel
Druminski
Daullegjiu-Tomoko
Ishige
Ritmist:Menderesë Berisha
Efeketet e dritës ishin plotësisht funksionale dhe ato krijonin mundësin e situatave ireale,të cilat ishin elemente të pjesës dhe lojës theatrore.
Cfare do të ndodhëte sikur ky projekt të realizohej pa pjesëmarrëjen e SHKShqiptare „Scanderbeg“?
Lind
pyetja qfar do të ndodhëte ,sikur në këtë projekt të mos ishte angazhuar ,edhe
trupa e shkëlqyer e valleve e SHKShqiptare Freiburg e udhëhequr nga kryetari
dhe korreografi i sajë Skenderbeg Klaiqi???
Gjithësesi
projekti do të realizohej porë në këtë formë dhe përmbajtje jo.
Së paku këtu
u personifikua dhe u identifkua në mënyrë origjinale kryepersonazhi dhe boshti
i shfaqjes theatrore Adnan Dushaku.
Ai me lojën
e tijë dhe akrobacionet fenomenale i dha pamje impozante dhe shkëlqim kësaj
shqfaqje.
Po nga
prezenca e tijë përfitoj edhe SHKShqiptare „Scanderbeg“Freiburg meqë ai u
integrua në vallet shqipe,të korreografuara nga Z.Skenderbeg Klaiqi
Ai kishte
ndihmuar shumë në ndërtimin e roleve e sidomos të kryepersonazhit Adnan
Dushakut,i cili ne sejcilën kohë dhe situatë prezenton historin tonë,filluar
nga pellazgët ,Skënderbeu e tutëje.
Atë ditë kur
hyra në sallën e theatros u ndjeva krenar.
U ndjeva
krenar meqë këtu prezentoheshim si ekipë i organizuar për mrekulli .
Ne si
individë jemi treguar gjtihandej,porëse si ekipë vetëm në raste të veqanta,vlen
të përmendet edhe Shoqata „Yjet e Kosovës“ Emmendingen,e cila me punën e sajë atdhetare
dhe integruese ,ishte dal në pozitën e përfaqësisë diplomatike këndej,po diqka
të tillë as ajo deri sot nuk kishte realizuar,meqë kësaj radhe vinte në shprehje
një punë profesionale dhe një institucion profesional
Meqë kultura
është shpirti i një populli atë duhet kultivuar,ofruar,dhe integruar.
Në këtë vazhdë
edhe e intervistuam njeriun që kishte bërë punën më me rëndësi në këtë drejtim
Gazetari:Z.Kaliqi
si erdhët te kjo ide?
Z.Klaiqi:Diqka
të tillë siq e dini e kemi pasur në plan ta realizojmë qe moti se bashku,po
deri sot nuk na u dha rrasti.
Këtu na
buzqeshi fati dhe ne u bëm pa ngurim pjesë e ktijë projekti i cili u financua
nga Landi I BW në vigjilje të jubileumit 60 miqët e theatros Freiburg muarrën këtë
projekt në të cilin u ftuam .
Jo vetëm
që koincidon mirëpo neve u muarrëm vesh që ky projekt të realizohet ne
qershor,dhe siq e dini premiera ishte më.09.06.12,dmth në vigjilje të 134
vjetorit të lidhjes së Prizrenit ,si dhe në 40 vjetroin e simfonisë shqiptare „Skënderbeu“
.
Unë ndihem
krenar jo vetëm me këtë që e arritëm me këtë trup kaq të madhe profesionistësh,porëse
neve i kryem edhe një obligim atdheut.
Skajshmërit
jan kanceri i një shoqërie,kanceri i botës
Ne duke u
ofruar dhe integruar në këtë theater i luftojmë ato
Aktualisht
kemi një skajshmëri vërtetë ekstreme me tendenca ekstremizimi
internacional,pjesë e së cilës nuk guxojnë dhe nuk duhet të jemi ne.
Këtu patëm
një projekt që i ofron të gjtihë njerzit e të gjitha ngjyrave,racave dhe feve
Ne këtu i
angazhuam fëmijët tanë
Jo vetëm
që përfitoj kultura jonë, porëse përfituan fëmijët tanë, familjet tona.
Ne këtë projekt
të shkëlqyer e kurorzuam me një grillë dhe festë familjare.
Unë shfrytëzoj
rastin të falemenderoj Theatrin e Freiburgut për këtë bashkpunim të shkëlqyer,ne
jemi të gaqëm për priojekte të reja meqë këtu është interesi i fëmiut tanë,i
familjes sonë.
Fal përkrahjes
së pakursyer të prindërve ne arrijtëm deri këtu, të cilët shfrytëzoj rastin ti
falemënderoj nga zemëra.“
Derisa
bashkëbiseduesi im fliste mua në krye më sillej ky monolog :
Ku ka
tolernacë,ka edhe mirëkuptim,buzqeshje dhe dashuri.
Ka paqe
dhe jetë
Ka Zot.
Ku ka zot
ka ardhmëri.
Krijuesi -njeriu
i vërtetë intelktuali punon për tolernacën
Ai është i
përkushtuar në mirëkuptim,buzqeshje,dhe dashuri
Derisa më
sillen këto në kokën time unë mund të konkludoj sa vijonë
Shfaqja
duket dhe del si një prezentim modern me përmasa të një niveli të theatros së ardhëme.
Ata që e
kan pasur rastin të shohin, realizimin fenomenal të Medeas nga aktor
profesinonist dhe regjisor të rryer në profesionin e tyre nga ky po ky theatër,
nuk mund të gjejnë ndonjë dallim të theksuar sa i përket emocionit ,përkushtimit
ndaj modernes në theatrin modern dhe klasik.
Projekti si i tillë është dhe mbetet si një thesarë i qmuar, për këtë theatër të nivelit Europian.
Mustafë Shabani
Emmendingen 10.06.12
http://www.badische-zeitung.de/theater-2/volxtanz-x1x--60376964.html
http://www.badische-zeitung.de/theater-rezensionen/wogendes-unterm-blauen-tuch--60461079.html