E shtune, 27.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Maria - engjelli i pafajshem, viktime e shoqerise se semure shqiptare!

E hene, 25.01.2016, 10:00 PM


Ripublikim

Maria - engjelli i pafajshem, viktime e shoqerise se semure shqiptare!

Nga Ilir Dardani

Dikur ne tokat arberore ishte kohe tjeter. Nuk kishte ligje. Nje luftetar i shquar do te shfaqej, i cili, pervec shpates per Liri kunder aziatikeve islamo-osmane, perdori edhe penen per Drejtesi ne te mire te shqiptareve. Leke Dukagjini krijoi ‘’shtetin’’ demokratik te kohes me Kanunin e tij. Kushtetuta e Dukagjinit nuk ishte perfekte, por duke qendruar ne kohen kur ai jetoi eshte e logjikshme ta vleresojme si nje nder mendjet me te ndritura te kombit tone dhe te mbare Europes. Shume vende qe sot jane teper te zhvilluara nuk kishin fatin te kishin nje Dukagjin. Shqiptaret luftonin kunder pushtuesve, por nuk mungonin as lufterat kunder njeri-tjetrit. Leke Dukagjini nuk ishte per kompromis me pushtuesin dhe ishte i prere per te perdorur shpaten,  fuqine fizike dhe strategjike perkrah Gjergj Kastriotit. Por per shqiptaret e tij nuk kishte shpate. Kishte ligj qe te denonte per krimin e bere dhe ne kete menyre parandalonte vrasjet mes shqiptareve. Shqiptaret, si te gjithe njerezit e tjere, kishin nevoje per Frike. Njerez apo shqiptare me Zemer Perbindeshe ka plot, por nje pjese e madhe e tyre parandalohen nga Frika dhe nuk bejne krime. Leke Dukagjini, ne vitet 1400, u dha shqiptareve gjithcka, ndersa sot me shqiptaret do te zhgenjehej e turperohej i pari vete Leke Dukagjini. Pasi u larguan nga kjo bote dy te medhenjet e kombit tone, Gjergj Kastrioti e Leke Dukagjini, shqiptaret mbeten te shtypur nga patkoi islamik. Pushtuesi vendosi ligjet e tij qe u zbatuan me perpikmeri nga Zot-Mohuesit e Identitet-Mohuesit shqipfoles, te cilet u bene me turq se turqit. Ne anen tjeter kemi te Krishteret, te cilet persekutoheshin per mos-mohimin e Zotit dhe te Vetevetes. Edhe keta te fundit do te ndikoheshin nga anti-kultura dhe anti-njerezia e pushtuesve islamike, saqe edhe sot, ne diten me te bukur te nje cifti, kurorezohen me ‘’marshalla’’! Ne ditet qe jetojme kemi shtet, kemi ligje te kopjuara nga vendet me demokratike te botes, por qe mbeten vetem ne leter sepse shteti serioz nuk ekziston! Sali Berisha shfajeson harbutizmin e tij anadollak pas cdo vrasje te kryer nga pjesetare te komunitetit katolik.

Para dy vitesh, ne vendin e Leke Dukagjinit, dy shqiptare te vegjel u zune per dicka te ‘’madhe’’, per nje vije uji! Ne vend qe te kerkonin ndihme nga Drejtesia (sado i ngordhur te jete zbatimi i saj!), apo edhe ne rastin me te keq, te kerkonin ndihme nga Dukagjini i 600 viteve me pare, ose edhe nga pleqte e fshatit, ata perfundojne ne lufte fizike dhe qe te dy mbeten pa ate vije te mallkuar vaditese. Njeri perfundon ne varr e tjetri ne burg. Autori i krimit vuan denimin sipas ligjeve te kushtetutes se Shqiperise, por kaq nuk mjafton. Dy vjet me vone, te afermit e viktimes vrasin nje vajze 17 vjecare, motren e autorit si dhe gjyshin e tij, 70 vjecar! Ne rastin me ekstrem, mund te mendohet te ‘’lahen hesapet anadollake’’ me autorin, kudo qofte ai, por njerezit e tjere jane teresisht te pafajshem, e sidomos nje vajze 15 vjece ne kohen e krimit! Bota nuk ka arritur ketu per nje dite, por eshte lare ne gjak pergjate historise. Ligjet e shteteve ndryshohen duke iu pershtatur kohes. Leke Dukagjini nxiti friken per te parandaluar vrasjet dhe e kaloi kufirin autorial, sigurisht qe eshte gabim i madh, por ishte kohe tjeter. Megjithate askund nuk thuhet qe mund te marresh gjak duke vrare nje femer! Pra, as duke zbatuar nje ligj 600 vjecar nuk ‘’zyrtarizojme’’ vrasje femrash e femijesh!

Sic edhe po e shohim perdite, islami do liri qe te behet gur-themel i shkaterrimit te njeriut. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje pjese jo te vogel te shqiptareve te te gjitha feve, e sidomos per ata individe qe vetem emrin kane katolik, por qe ne thelb jane mbetje osmane, trashegimtare te poshtersise kombetare e njerezore. Qe nje katolik normal te mos vrase mjafton te mesoje sadopak per jeten e shkurter ne toke dhe te gjate ne qiell te Jezu Krishtit, i cili i lutet Zotit te Fale edhe Masakruesit e tij. Shfajesohet islamiku Sali Berisha nga harbutet katolikuce. Diktatori komunist Enver Hoxha kerkon te dale nga varri, sepse do qe te zbuse peshen e madhe te mekateve duke shfajesuar nje pjese te gjenocidit kunder komunitetit katolik! Vrasjet per gjakmarrje ne Shqiperi jane pjese e gjithe shqiptareve, kryesisht katolike e myslimane, por katolikucet vrasin me nje lloj fanatizmi islamik sepse (gjoja!) Leke Dukagjini eshte prone ekskluzive e tyre!

Marien e vrane sepse diktatori komunist vrau Eliten e Katolicizmit Shqiptar dhe jo funderrimat e tij. Anadollaku Komunist Enver Hoxha beri Gjenocid vetem ndaj Pjeses Intelektuale, duke lejuar zgjerimin e Burracakeve Injorante Zemer Vampire qe sot vrasin njerez te pafajshem, mes te cileve edhe femra e femije! Njerezit e Shkurreve nuk guxonin te perdornin arme sepse, pervec te tjerash, ishin teper te zene me duartrokitje e ulerima pro Diktatorit.

Maria, nje vajze me nje bukuri qe i pershtatet moshes se saj, doli ne are per te punuar, si e vetmja menyre per jetuar, por aty gjeti vdekjen, sepse na paska qene ne gjak, por qe nuk paska vrare kurre njeri! Zot! Maria ishte vetem 17 vjece! Zot, ate e vrane! Zot, guxoj te them se djalli triumfoi mbi ty… ne Shqiperi! Zot, pranoje pafuqine tende kunder djallit shqiptar! As Hoxhe Diktatori nuk arriti arriti te vrase per ‘’biografi te keqe’’, sic bejne shkurraxhinjte antinjerezore me motren e pafajshme te nje vrasesi! Marien e vrane kot. Nuk e mori plumbi i islamo-osmaneve dhe as i serbeve, por plumbi i vellezerve te saj me te cilet ka ndare buken, gezimet e hidherimet, me te cilet ka bashkejetuar per mijera vjet!

Shoqeria shqiptare eshte me e semura ne Europe dhe padyshim nje nder me te semurat ne bote dhe nuk gjen shpetim nga nje president demokratik, por duhet te kerkojme nje Diktator vendas ose nje pushtues te huaj sa me barbar, sepse ne fund te fundit shqiptaret i ben njerez vetem Dhuna. Nuk mund te fajesojme vetem vrasesit dhe ne te shfaqemi si engjej kur te gjithe jemi mbuluar nga llumi. Qe nga kokat me te larta te shtetit, President, Kryeminister, Kryetare Kuvendi, deri tek me shkurraxhiu, ne jemi nje popull katastrofik! Populli shqiptar, me shume se asnje popull tjeter, ka prodhuar: Tradhtare, bashkepuntore pushtuesish, vrases, vrases te emrave dhe identietit te tyre, diktatore, hajdute, tutore prostitutash - duke nxjerrur me dhune ne rruge edhe motrat nga nena e baba dhe grate, nenat e femijeve te tyre, grabites - duke grabitur e vrare edhe dhenderra ne diten qe po martoheshin, apo duke grabitur e vrare shqiptaret e varfer qe emigronin maleve te Greqise (pastaj fajesoni grekun ju!). Ky popull ka nxjerrur edhe politikanet hajdute, te dhunshem dhe vrases, ky popull vetem para 15 vjetesh ka vrare mbi 3000 njerez brenda pak muajsh - shqiptari vriste edhe per tu njohur me aftesine e tij prej snajperi! Ky popull ka zaptuar edhe sheshe ku kerkohet pune ne qytetet e huaja, kryesisht ne Greqi, ku ata qe nuk jane te forte fizikisht nuk mund te afrohen sepse pervec rrahjes gjejne edhe vdekjen! Populli yne ka prodhuar edhe terroriste islamike qe vrasin ata qe na shpetuan, deri tek ata qe perballe te huajit ulin koken, ndersa kur zihen me shqiptarin kerkojne Vdekjen e tij.

Sigurisht qe jemi te detyruar te mbrojme interesat e shqiptareve, por kjo behet vetem duke u bere pasqyre e tyre. Shqiptari dhe njeriu ne pergjithesi duhet ta njohe veteveten dhe pastaj te shtrihet gjere e gjate. Shqiptari i sotem (kuptohet jo te gjithe) eshte nje KryeFunderrime Azio-Ballkanike, i cili nuk gjendet ne Turqi as ne Serbi! Ate qe i ka bere shqiptari shqiptarit nuk ia ka bere kurre turku turkut apo serbi serbit! Koha e perrallave cinike vetelavderuese duhet te marre fund! Marien e vrame te gjithe! Te gjithe ne, shoqeria e semure qe gjendet gjithmone e gatshme per Dhune e Prapambetje, por pothuaj asnjehere per paqe e zhvillim. Hipokrizia shqiptare e maskuar me flamuj kuq e zi ka nevoje per sherim dhe sherimi fillon nga cdo gjallese qe pretendon se eshte krijese njerezore.  Maria nuk eshte viktima e pare e harbuterise shqiptare, por do te ishte e fundit neqoftese do te isha une Zoti, apo edhe nqs do te isha shume i pasur ekonomikisht, apo edhe nqs do kisha fuqine e nje Diktatori dhe ta perdorja vetem per te mundur te keqen. Gjithcka mbetet vetem ‘’Neqoftese’’! Femije dhe njerez te cdo moshe, krejtesisht ta pafajshem, ka me mijera qe rrine ngujuar, pa buke e pa shkolle, pa jete reale, ne pritje per tu vrare! Ka dhe do te kete sepse ne jemi si shtet dhe si qytetare te semure, te cmendur, gjakpires!

Maria iku ne Parajse dhe na la ne ferrin e krijuar nga vete ne. Europa nuk eshte per ne vrasesit e Maries, edhe pse edhe kjo (Europa) nuk eshte perfekte sepse as kjo nuk do jepte denim te merituar per vrasesit, ate me Vdekje, por do i mbante ne burg me te gjitha kushtet, sigurisht te sponsorizuar nga taksat e qytetareve. Shqiperise nuk i duhet Europa kur (Shqiperia) eshte e mbushur me kriminele monstruoze. Shqiperise i duhet Denimi me Vdekje per te ndaluar vete-gjyqesine. Vdekja e te Keqit eshte Spitali Sherues per cdo komb. Nqs varej jeta e vrasesve te Maries dhe gjyshit te saj nga une, sigurisht qe taksat e qytetareve do te perdoreshin per te ndihmuar te varferit, sepse ne kohen qe jeni duke me lexuar, krimbat do e kishin filluar festen ne te ftohin e ne te ziun dhe, duke shijuar trupat e krimineleve burracak0-shkurraxhinje! Respekt per Leke Dukagjinin e Kanunin e tij, si figure historike dhe liber historik. Persa i perket Zbatimit te Kanunit dhe ‘’burrerive’’ te sotme do te shtoja: Une perulem para Burrave dhe Grave te Kombit. Me Burre apo Grua nenkuptoj Trimin qe Lufton per Liri, sic ishin Agim Ramadanet, Shote Galicat e Dede Gjo Lulet. Sot s’ka me burra, por vetem burracake te fshehur ne shkurre gati per te vrare femra e femije te gjakut te tyre. Kanuni ka vend vetem ne Muzeun Historik Kombetar, aty mbetet nje nga vlerat tona historike, por kur nxjerret per perdorim aktual, atehere kemi te bejme me nje burracakeri ne te cilin peshtyj. Pastaj peshtyma mbulon Burracaket dhe Kanunin dhe Zakonet e tyre te Prapambetura. A thu u preken bre, burracaket e Malokise? Kujt i plasi?! Te gjithe keta qe mbahen per burra sot jane morracake te palare te mbytur ne bajgat e injorances! Te gjithe bashke nuk vlejne as sa nje dite jete e engjellit Marie.

Marie Moter, largimi yt i hershem nga plumbi i gjakpiresve burracake eshte dhimbje e madhe edhe per ne qe s’te kemi njohur. Me vjen keq qe linde ne gjirin e shoqerise vrastare shqiptare. Ti meritoje te jetoje gjate, te dashuroheshe, te martoheshe, te beheshe nene, te shijoje maksimumin qe jeta ofron. Shume heret, por ti te pakten je atje lart, aty ky perbindeshat shqiptare nuk do te jene kurre!



(Vota: 220 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora