E enjte, 02.05.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Po bëjnë dert dy pleq te bredhi

E diele, 03.06.2012, 09:22 AM


Demir KRASNIQI :

PO BËJNË DERT DY PLEQ TE BREDHI 

Po bëjnë dert dy  pleq  te bredhi –
Aman Zot,  çfarë kohe erdhi  ?!
Vaj , medet se çka na gjeti –
Na ka hy t’ tharmit ndër veti !

Hupi dashuria , hupi lezeti ,
Hupi nderi , hupi respekti ,
Hupi marrja , hupi marifeti ,
Hupi rahmeti , hupi bereqeti !...

S’ i  nderon ma  kush të vjetrit  ,
S’ i shkon n’ derë kush njëri – tjetrit ...
S’ hyn , as s’ del vëllai  me vëlla –
Si me kanë të ramë n’ bela  !

Xhelozia  na ka hy –
Nuk do kush me t’ pa me sy !
Do t’ flas  drejt , nuk dua t’ rrejë –  
Nuk  do  kush me i shkua  në  ndejë   ! 

Edhe n’ bëfsh  dikujt  me i shkua –
T’i këqyrë këpucët – kur donë me u çua ?!
Ta këqyrë gojën – kur po e lypë izën ,
Me ndejë  gjatë –  ia kujton krizën !

Kur kishim ma shumë varfëri –
Kishim ma shumë dashuri ,
I ndihmonim  njëri – tjetrit ,
Respektohej fjala e  t’ vjetrit .

Ne kem pasë  adet të mirë ,
Kur na vinin  mysafirë –
Krejt mëhallën i kem  thirrë ,
Bukë e kripë me zemër t’ dëlirë ...

Mysafirët i kem ndalë –
Nuk i lëshonim  për të  dalë !
Gjithë mëhalla pritnin n’ radhë –
Mysafirët në darkë me i marrë !

Gjilan, më 30 Maj 2012.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora