E enjte, 22.04.2021, 12:01 PM (GMT+1)

Lajme

Mijëra protestues në sheshin “Skenderbe” në Bujanoc dënuan arrestimet dhe terrorin serbë

E shtune, 05.05.2012, 10:40 AM


Mijëra protestues në sheshin “Skenderbe” në Bujanoc dënuan arrestimet dhe terrorin serbë

« Bujanocin do ta ruajmë »,  « Bujanoci është Kosovë Lindore », « Liri shiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milloshevicit »…këto  ishin vetëm dia afishe dhe brohroitje që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme gjithpopullore   në sheshin « Skenderbe » të Bujanocit, raporton agjencia informative kombëtare "Presheva Jonë"
 
Bujanoc (Kosovë Lindore), 5 maj
 
Dacici nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi,  për ta realizuar spastrimin etnik,  por kete kurr nuk do ta pranojne qytetaret e Lugines pasi qe Lugina ka edhe shume komandant Llesha tjere, tha z.Jonmuz Mulsiu kyretzar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit para m ijëra qytetarëve  te cilet mbanin pllakata në  duar me mbishkrime « Dacici djali i Milloshi-stop diskriminimit »- ejt..
 
 
Ndërsa, kryetari Komunës së Buajncoit z.Shaip Kamberi në vazhdim ju drejtua masës  së tubuar në sheshin « Skendere »  duke pohura se « Ivica Dacic nuk e ka hesapin e mire, pasi qe shqiptari me dhune nuk sprapset por behet edhe me i bashkuar edhe më i fortë. Dacici dje perdori gjithqka pasi qe arrestoi edhe qytetare qe janë ne liste per këshilltarë, parandaj nga ketu u themi se te gjith jemi terroriste dhe le të vije e të na arrestoj të gjithëve , nëse mundet.. ».  Njëkohëssiht njeriu i parë i Bujanocit Shaip Kamberi para masës ka pohuar se do të alarmojë OSBE-në, OKB-në, BE-në dhe organizmat jeraë në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë preventime e dhunës serbe dhe pengimit të eskalimit të situatës në rajon.
 
 
Ndërsa z. Galip Beqiri nga KNSH e mori fjalën i cili pohoi se eksionet e fundit janë një  veprim shumë i eger i Ivica Dacicit, një luftë e pakompromisë që vështirë ta parashikojme se ku do të përfundoj… Në vazhdim fjalën e mori kryetari komunës së Preshvës z.Ragmi Mustafa në vazhdim duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanoc ai pohoi se « Nëse Beogradi ka vende per ku t’i fus 120. 000 shqiptaret e Lugines se Presheves le të urdheroj e te na arrestoj të gjthëve sënuk ekemi ndërmend të levïzim nga tokat tona… » Kurse lideri i UDSH-së z. Rahmi Zulfiu thkesoi se me kete proteste dhe deklaratën e tre kuvedneve shqipatre  ne dëshmuam se nuk kemi ndermend te biem ne ndikim te kërcnimeve te Ivica Dacicit dhe se ne do te qendrojme ketu pergjithmone… »
 
Protesta e sotme në Bujanoc u ndoqë përvec nga forca tëmëdha policore dhe ushtarake në sheshe publike dhe të maskuara në corrsokake edhe nga përfaqësues të msioneve ndërkombëtare dhe amabsadëssë SHBa-së dhe botërore në Serbi dhe përfaqësues të shumta të mediave shqiptare, serbe dhe të huaja.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora