E premte, 26.04.2024, 01:36 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Illyricum Libertas: Komunikatë

E shtune, 21.04.2012, 10:04 AM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

Association for Defence and Affirmation of National Identity

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

illyricumlibertas@live.com

 

Komunikatë

 

Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, reagon fuqishëm ndaj sulmeve të tmershme dhe fushatës intimiduese së cilës i është nënshtruar popullata shqiptare ditëve të fundit në pjesë të Shkupit dhe në disa zona tjera të IRJ të Maqedonisë ku shqiptarët janë pakicë e popullsisë.

 

Kërkojmë nga organet e rendit të marin masa të menjëhershme dhe të garantojnë jetën, pronën, dinjitetin dhe kushtet normale të sigurisë për shtetasit pa dallime etnike në gjithë territorin e vendit.

 

Kërkojmë nga MPB të zbardhë sa më shpejtë që të jetë e mundur ngjarjen tragjike dhe të tmershme të vrasjes së pesë qytetarëve të pafajshëm maqedonas në afërsi të Shkupit.

 

Apelojmë tek faktori politik shqiptar në qeveri, që të dalë urgjentisht në mbrojtje të interesave të atyre votat e të cilëve i ka marrë në zgjedhjet e fundit si dhe të japë kontributin e vet të menjëhershëm në qetësimin dhe vënien nën kontroll të situatës së sigurisë në vend.

 

Apelojmë deri tek popullata shqiptare që të jetë e kujdesshme dhe vigjilente ndaj çdo lloj provokimi të mundshëm nga ata që nuk e duan paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Europës.

 

Kërkojmë nga prezenca ndërkombëtare në Shkup, që të ndërhyjë nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe rrugëve tjera të komunikimit në tejkalimin e situatës së nderë ku është futur vendi ditëve të fundit.

 

 

Tetovë/Oaeneum                                                                          Valon Kurtishi

17.04.2012                                                                                          Kryetar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora