| E shtune, 21.04.2012, 10:04 AM |
Shoqata për
mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
Association
for Defence and Affirmation of National Identity
www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com
Komunikatë
Sh.m.a.i.k
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, reagon fuqishëm ndaj sulmeve të tmershme dhe
fushatës intimiduese së cilës i është nënshtruar popullata shqiptare ditëve të fundit
në pjesë të Shkupit dhe në disa zona tjera të IRJ të Maqedonisë ku shqiptarët
janë pakicë e popullsisë.
Kërkojmë nga
organet e rendit të marin masa të menjëhershme dhe të garantojnë jetën, pronën,
dinjitetin dhe kushtet normale të sigurisë për shtetasit pa dallime etnike në gjithë
territorin e vendit.
Kërkojmë nga
MPB të zbardhë sa më shpejtë që të jetë e mundur ngjarjen tragjike dhe të tmershme
të vrasjes së pesë qytetarëve të pafajshëm maqedonas në afërsi të Shkupit.
Apelojmë tek
faktori politik shqiptar në qeveri, që të dalë urgjentisht në mbrojtje të interesave
të atyre votat e të cilëve i ka marrë në zgjedhjet e fundit si dhe të japë kontributin
e vet të menjëhershëm në qetësimin dhe vënien nën kontroll të situatës së sigurisë
në vend.
Apelojmë deri
tek popullata shqiptare që të jetë e kujdesshme dhe vigjilente ndaj çdo lloj
provokimi të mundshëm nga ata që nuk e duan paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë
të Europës.
Kërkojmë nga
prezenca ndërkombëtare në Shkup, që të ndërhyjë nëpërmjet kanaleve diplomatike
dhe rrugëve tjera të komunikimit në tejkalimin e situatës së nderë ku është futur
vendi ditëve të fundit.
Tetovë/Oaeneum
Valon Kurtishi
17.04.2012
Kryetar