E premte, 26.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Mendime

Loreta Mrijaj: Njerëzit mbajnë brenda vetës gëzimin dhe hidhërimin

E merkure, 18.04.2012, 07:33 PM


Njerëzit mbajnë brenda vetës gëzimin dhe hidhërimin

Nga Loreta Lekë Mrijaj, Klinë.

Mendimet e njeriut janë aq te nderlikuara sa që njeriu nganjëherë nuk i shpreh apo frikësohet që të shprehët vetëm e vetëm  sepse mendon që do ti lëndojë të tjerët.

Rruga e jetës është e gjatë ,në ketë rrugë njeriu sheh shumë sfida ,shumë gjëra te cilat mundohen  ta bëjnë jetën e tij te pamundur  por ai duhët te perballet me to nuk duhet ti ikë sepse problemet do ta ndjekin gjithë jetën pa u ndalur kurrë.

Thonë qe “njeriu qe nuk qanë dhe nuk e mban hidhërimin ne vete ai është i forte” por e verteta qendron ndryshe e vetmja e vertetë është se njerzit qe i mbajnë ndjenjat brenda vetës janë të njëjtë me ata qe i shprehin.

Botërat e njerzve ndryshojnë nga njera tjetra  secila ka problemet qe nuk i mungojnë kurrë.

Por ka edhe njerëz te tjerë se nuk e dinë se çeshtë gëzimi edhe pse pothuajse çdo ditë perballën me të,disa nuk e dijnë kuptimin e fjalës hidhërim  sepse tanimë e kanë harruar nga goditjet e fuqishme qe i bën jeta,por ne jetën e tyre nuk ekziston fjala dorëzim sepse perkunder te gjithave jeta është shumë e bukur e sidomos me të bukur e bejnë ata persona te dashur qe i ke afer vetës sate.

Pothuajse ne çdo minute te jetës e degjojmë fjalën gëzim edhe pse është një fjalë e thjeshtë dhe shumë njerzë mendojnë ne diçka qe kanë arritur sukses e kanë plotësuar jetën e tyre dhe gëzimi nuk do ju mungojë kurrë por nuk është ashtu sepse çdo ditë te jetës rriten sfidat shumë më shumë dhe bashkë me keto sfida rriten edhe deshirat e njeriut qe gezimi të mbizotërojë ne jetën e tij.

Qelësi i jetës është i fshehur diku ne mes të një deti shumë të madh dhe ne duhet ta marrim anijen me te madhe qe të mundohemi ta gjëjmë atë,sepse nese nuk shkojmë ta marrim ai mund te fshehet thellë nën tokë dhe me pas nuk do te mund ta gjejmë kurrë.

Prandaj porosia ime permes kesaj teme është “të mos dorëzohemi para sfidave të jetës”

A e dini pse ?

Sepse jeta është e bukur dhe ja vlenë të jetohet sidomos kur pranë vetes ke personat qe i do dhe te duan qe gjithmonë të mbeshtesin ne rënie dhe ne ngritje ne fat dhe fatkeqësi



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora