E premte, 26.04.2024, 02:53 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nue Oroshi: Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Këshilltarit Komunal të Prizrenit

E hene, 16.04.2012, 03:48 PM


Deklaratë për Shtyp e ish anëtarit të Asamblesë Komunale të Prizrenit

Nue Oroshi

 

Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Këshilltarit Komunal

të Prizrenit

 

Njoftoj (publikisht) të gjitha mjetet e informimit në Prizren, por edhe në mbarë Kosovën dhe më gjerë, që unë Nue Oroshi, që nga sot, më 03.04.2012, japë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Këshilltarit Komunal në Asamblenë Komunale të Prizrenit. Shkaqet janë të shumta, dhe këto do ti bëj publike (më gjerësishtë) në një shkrim më të gjatë për opinionin gjithëshqiptar, por në dorëheqjen time do ti ceku shkurtazi tri prej tyre:

1.Anashkalimi nga investimet dhe projektet kapitale të Bashkësisë Lokale të Velezhës dhe Bashkësisë Lokale të Zymit, dy qendrave të banuara me shumicë katolike shqiptare, nga Projektbugjeti trevjeçar i Komunës së Prizrenit, aprovuar me 29 Shtator 2011. Dhe mosmarrja parasyshë e dymbëdhjetë kërkesave të mija të dorëzuara shumë kohë më parë në Asamblenë

Komunale të Prizrenit, ku edhe për tri vite të tëra vazhdon një diskriminim i paparë në Bashkësitë Lokale të Velezhës dhe në atë të Zymit.

 

2. Për shkak të orjentimit proaziatik të Asamblesë Komuale te Prizrenit, ku mirren parasysh vetëm projektet që kanë të bëjnë me shtetet aziatike, e në këtë rast me Turqinë dhe lihen anash dhe bllokohen projektet Evropiane, siç ishte projekti im për hapjen e një Zyre të Diasporës, dhe ndërlidhjen e Kontakteve të Komunës së Prizrenit me Komuna të shumta nëpër qytetet e ndryshme të Evropës. Ku ky projekt do të sillte investime në Komunën e Prizrenit, si dhe hapjen e shumë vendeve të reja të punës për Rininë e këtij qyteti, që, fatkeqësisht, sillen të pashpresë rrugëve të Shadërvanit.

 

3. Për shkak të diskriminimit ndaj historisë Shqiptare, e konkretisht Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga ana e Asambleë Komunale në Prizren, ku me vendimin e datës 22 Dhjetor 2011, të kësaj Asambleje Komunale me 29 vota pro, hiqet viti 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal, në Prizren, vit i cili simbolizon qëndresën shqiptare.

 

Të dhënat e mësipërme me shtynë në padashje për një vendim të tillë.

 

Dorëheqjen time po e bëj publike, në këtë mënyrë, për faktin se që nga data 22 Dhjetor 2011 kam ndërprerë çdo kontakt me Drejtuesit e Asamblesë Komunale në Prizren, sepse që nga kjo datë Asamblenë Komunale të Prizrenit e konsideroj vetëm një Asamble Komunale e një lagje periferike të Stambollit, i cili punon për interesa komplete të politikës turke dhe për disa vite orjentimi im Perëndimor ka qenë pengesë e madhe për këtë Asamble Komunale. Kështuqë, publikisht deklaroj, që tani e tutje në vendin tim ta vendosni një „sulltan“,“padishah“ apo „pashah“, që, në këtë mënyrë të plotësohet edhe kjo mangësi që ka pasur Asambleja Komunale e Prizrenit, në mënyrë që të lirohen nga personat të cilët kanë punuar që qyteti i Prizrenit të jetë një qytet me orjentime Evropiane.

 

Prizren, 03 Prill 2012, Mr.sc. Nue Oroshi



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora