| E hene, 16.04.2012, 03:48 PM |
Deklaratë
për Shtyp e ish anëtarit të Asamblesë Komunale të Prizrenit
Nue
Oroshi
Jap dorëheqje
të parevokueshme nga posti i Këshilltarit Komunal
të Prizrenit
Njoftoj (publikisht)
të gjitha mjetet e informimit në Prizren, por edhe në mbarë Kosovën dhe më gjerë,
që unë Nue Oroshi, që nga sot, më 03.04.2012, japë dorëheqje të parevokueshme
nga detyra e Këshilltarit Komunal në Asamblenë Komunale të Prizrenit. Shkaqet
janë të shumta, dhe këto do ti bëj publike (më gjerësishtë) në një shkrim më të
gjatë për opinionin gjithëshqiptar, por në dorëheqjen time do ti ceku shkurtazi
tri prej tyre:
1.Anashkalimi
nga investimet dhe projektet kapitale të Bashkësisë Lokale të Velezhës dhe
Bashkësisë Lokale të Zymit, dy qendrave të banuara me shumicë katolike
shqiptare, nga Projektbugjeti trevjeçar i Komunës së Prizrenit, aprovuar me 29
Shtator 2011. Dhe mosmarrja parasyshë e dymbëdhjetë kërkesave të mija të dorëzuara
shumë kohë më parë në Asamblenë
Komunale
të Prizrenit, ku edhe për tri vite të tëra vazhdon një diskriminim i paparë në Bashkësitë
Lokale të Velezhës dhe në atë të Zymit.
2. Për
shkak të orjentimit proaziatik të Asamblesë Komuale te Prizrenit, ku mirren
parasysh vetëm projektet që kanë të bëjnë me shtetet aziatike, e në këtë rast
me Turqinë dhe lihen anash dhe bllokohen projektet Evropiane, siç ishte
projekti im për hapjen e një Zyre të Diasporës, dhe ndërlidhjen e Kontakteve të
Komunës së Prizrenit me Komuna të shumta nëpër qytetet e ndryshme të Evropës. Ku
ky projekt do të sillte investime në Komunën e Prizrenit, si dhe hapjen e shumë
vendeve të reja të punës për Rininë e këtij qyteti, që, fatkeqësisht, sillen të
pashpresë rrugëve të Shadërvanit.
3. Për
shkak të diskriminimit ndaj historisë Shqiptare, e konkretisht Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit nga ana e Asambleë Komunale në Prizren, ku me vendimin e
datës 22 Dhjetor 2011, të kësaj Asambleje Komunale me 29 vota pro, hiqet viti 1878
nga Logoja e Kuvendit Komunal, në Prizren, vit i cili simbolizon qëndresën
shqiptare.
Të dhënat
e mësipërme me shtynë në padashje për një vendim të tillë.
Dorëheqjen
time po e bëj publike, në këtë mënyrë, për faktin se që nga data 22 Dhjetor 2011
kam ndërprerë çdo kontakt me Drejtuesit e Asamblesë Komunale në Prizren, sepse
që nga kjo datë Asamblenë Komunale të Prizrenit e konsideroj vetëm një Asamble
Komunale e një lagje periferike të Stambollit, i cili punon për interesa
komplete të politikës turke dhe për disa vite orjentimi im Perëndimor ka qenë pengesë
e madhe për këtë Asamble Komunale. Kështuqë, publikisht deklaroj, që tani e
tutje në vendin tim ta vendosni një „sulltan“,“padishah“ apo „pashah“, që, në këtë
mënyrë të plotësohet edhe kjo mangësi që ka pasur Asambleja Komunale e Prizrenit,
në mënyrë që të lirohen nga personat të cilët kanë punuar që qyteti i Prizrenit
të jetë një qytet me orjentime Evropiane.
Prizren, 03 Prill 2012, Mr.sc. Nue Oroshi