E premte, 26.04.2024, 04:57 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Ngjashmëritë dhe dallimet në mes Preshevës dhe Mitrovicës

E hene, 19.03.2012, 08:33 PM


NGJASHMËRIT DHE DALLIMET NË  MESË    PRESHEVËS  DHE   MITROVICËS 

 

Shkruan :  Refik  HASANI

 

Beogradi atë që kërkon për serbët lokal të  Kosovës nuk mundë t’na  mohon neve shqiptarëve në tri Komuna  . Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse  , jan të përfaqësuar në të gjitha nivelet kurse ne shqiptarët nuk gëzojm asnjë nga këto të drejta që na takojnë dhe që i gëzojn sot minoriteti serbë i Kosovës . Ky është dallimi në të drejta , kurse jan gati të ngjashmë përqindja e këtyre minoriteteve në Serbi dhe minoritetit serbë në Kosovë   .

 

Shqiptarët  e Medvegjës ,  Bujanocit dhe  Preshevës   dhe të drejtat që nuk  i gëzojn

 

Ne popullata shqiptare edhe pas 20  vjete ku është  mbajtur  referendumit , 11 vjetori të nënëshkrimit Marrëveshjes së Konçulit  dhe 12 vjetori i kryengritje së armatosur  së UÇPMB-ja   dhe sakrificës së popullit   nuk gëzojm por kemi mbetur ende në nivelin e kërkesave , që të kërkojm të drejta që na takojn në përpjestim me popullatën  që e përbëjm  ne shqiptarët .  Studentë shqiptarë  studijojn nëpër Universitete  shqiptare dhe jo shqiptarë që jan në Kosovë , Shqipërisë , Maqedoni  e gjetkë  .  Në vitin që jemi  ne kemi  paknaqësi të shumta  pasi gjendja dhe shkelja e të drejtave , apo thënë më shkurtë diskriminimi më i madhë është duke u bërë  kundër shqiptarëve që jemi të diskriminuar në kuptimin klasik , më të injoruar , më të mllefosur, më të goditur nga padrejtësit  e qeverisë së Beogradit   .  Ende nuk lejohet të valoj  lirshëm flamuri shqiptarë . Ne shqiptarët nga kjo krahinë duruam padrejtësi dhe diskriminim .E në veqanti gjatë luftës së armatosur në Kosovë filluan dhuna e shfrenuar kundër neve shqiptarëve në këtë Krahinë , sepse po mbështesnim luftën në  Kosovës . Pastaj me rastin e tërhjeqjes të gjithë ato forca u vendosën paramilitarë dhe të tjerë vrastar  u stacionuan në këtë Krahinë , nëpër lokalitete dhe zona të banuara me popullatë shumicë shqiptare . Ne marrim pjesë me një deputet shqiptarë në parlamentin nacional të serbisë ,. Trupit  Koordinues  është themeluar dhe funksionon të formuar nga qeveria e Beogradit  dhe Këshillit  Nacional shqiptarë sipas ligjeve të miratuara serbe.   Zgjedhjet lokal për tu zgjedhur këshilltarët komunal , Kryetarët e Komunave dhe drejtorët e Drejtorive Komunale si dhe udhëheqësat e ndërmmarrjeve publike jan dhe zbatohen ligjet në fuqi të Beogradit  .  E vetmaj gjë që u kundërshtua është rexhistrimi i popullatës shqiptare që është  mbajtur nga qeveria  e Beogradit vitin e kaluar  nga data 1deri më  15 tetor .   Me një farë mënyre  sa i përket rexhistrimit të popullsisë , pasurisë e banesave , u kërkua që ne shqiptarët të rexhistrohemi ndaras prej atij të organizuar nga Serbia dhe të merrë pjes edhe diaspora dhe komisionerët e rexhistrimit të jen shqiptarë dhe formularët të jen në gjuhën shqipe  .  Ku në këtë rast duhet përshëndetur edhe unitetin e të  gjithë subjekteve  politike , ku këshilltarët komunal shqiptarë të tri Komunave kan filluar dhe duhet të mos e ndërpresin dhe të marrin vullnetin e popullatës në dorë  . Këto tri Komuna lirisht mundë të themi se janë  shëndrruar në poligone të vërteta ushtarake ku baza ushtarake e Cepotinit , ka shtatë  kilometra afër qytetit të Bujanocit  . Ne banorët e ksaj Krahinës shqiptare që kemi  mbetur padrejtësisht ende nën admnistrimin e serbisëv  u zhvendosëm ,  u dëbuam dhunshëm  . Republika e Serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë , Maqedoni dhe vende të tjera , kemi të zhvendosur që janë jo vetemë nga këta tri Komuna të cekura , por edhe nga qytete të tjera të Serbisë . Duhet të ketë një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen në trojet e tyre ende nuk ka ndërtuar asnjë  banes banimi për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë veqmas në Medvegjë e Bujanoc .Deri më tani nuk ka treguar kurrfarë shenje të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit përkundrazi me çdo kushtë është munduar ti pengoj direkt apo indirekt në forma nga më të ndryshme ashtu si di vetë ajo  .Serbia deri më tani nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit nga Krahina shqiptare , asnjë  shtëpi nuk është ndërtuar  për të zhvendosurit shqiptarë  . Beogradi  duhet të na bëjë  ofertë për kthim , të ndaj mjete nga buxheti i vetë për investim në këtë rajon  , për integrim të banorëve të zhvendosur shqiptarë , për plotësimin e kushteve , të drejtave dhe standardeve evropiane . Sa mjete ka ndarë Beogradi për shqiptarët që dëshirojn të kthen  , cila është oferta për kthim .! Rajoni më i pazhvilluar në Serbi pikërisht është ky Rajon pa investime  në infastrukturë , punësim zhvilim ekonomik etj .  Beogradi ka investuar vetëm përgjat kufirit me Kosovën duke ngritë mbi 35 baza  ushtarake  më të mdhat janë si Cepotini , Malësi të Bujanocit në Karadak të Preshevës dhe pjesë të Medvegjës .   Serbia duhet të kushtëzohet  që të integrohet tërësisht në Eurozonë  nëse nuk na plotëson të drejtat individuale dhe kolektive , lirit e plota të gjuhës , shkollimit të lartë dhe superior .Ne  shqiptarët e Krahinës së mbetur nën Serbi askush nuk është interesuar sikur ato banorë të jen të askuj , të mos i përkasin asnjë shteti ! .Delegacionet e Tiranës dhe Prishtinës nuk lejohen ti vizitojn këto tri komuna . Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar ka investuar dhe monitoruar këtë Rajon vazhdimisht , por meqë të drejtat tona nuk kan përmisim  sikur popullata shqiptarë ende prêt me të drejtë  ndihmë  . Marrëveshja e Konçulit idshte një e arritur  , por duhet ta shqyrtojm , ta plotësojm të mbahet ndonjë konsultim që cilat pika jan realizur dhe në cilat duhet kërkuar që të plotësohen  . Së paku nuk është  mbajtur një takim , debat , tribunë  , nuk jan ftuarë  palët  fare në një konsultë  lidhur me mënyrën se si po  implementohet  kjo marrëveshje e njohur  dhe  nënë prezencën dhe garancit ndërkombëtare . Si një dokument me pesh dhe vlera në praktike  .   Kështu do ti realizojm që të kemi një universitet publikë në gjuhën shqipe , të kemi të drejtën e përdorimin e flamurit dhe simboleve tjera tona kombëtare por edhe vendosjen e shtatoresë së heroit tonë kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit . Ende nuk  një maternitet apo spital  të përgjidhshëm të karakterit rajonal në Medevegjë , Preshevë apo Bujanoc  .  Ende në Bujanoc  dhe Medvgej nuk lejohet ndërrimi i emërtimve të rrugëve , shesheve , bulevardeve dhe institucioneve në emërtime shqipe  ku pengon dhe i ka në dorë kompetencat dhe ingirencat qeveria e Beogradit . Ende kemi gjygje politike dhe arrestime të ushtareve të UÇPMB-së edhe pse është nënshkruar demilitarizimi dhe amnistia .  Kjo krahinë  nuk ka as edhe statut autonom  kulturor dhe shumë , shumë pakë ndahen mjete për arsim , kultur monumente të trashigimisë kulturo-historike edhe pse si territor dhe popullatë historikisht ka dallime të veqanta me serbët që kjo dihet dhe pranohet  botërisht  . Për Beogradin nuk jan të dëshirueshëm shqiptarët që  të punojn në institucione publike si në gjykata  , kadastër , admnistratë Komunale por edhe ato qeveritare si në zingjirin komandues të ushtrisë , policisë . Ne resore të ministrive  me ndonjë postë politikë , nuk kemi përfaqësues në ambasad , konzulata në shërbime të presidencës , Parlamentit dhe Kryeministrisë etj  . Me një fjalë nuk kemi kurrfarë përfaqësimi as në nivel lokal e as atë qendror në raport me përbërjen e popullatës . Shqiptarë nuk ndihmohen nga Tirana dhe Prishtina nuk ka investime përveqë disa abetareve . Shqiptarët nu kan institucione paralele që mbështeten nga këto dy qendra . Ne nuk kemi  të rezervuar   vende në parlament  nuk ka   ligje  zgjedhore të favorshme  , që në komisione të nivelit republikan  të  ketë edhe  shqiptarë nuk ka  është  ulur  pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare  dhe ky  Rajon nuk është  një zonë e veqantë zgjedhore , si një  Krahinë shqiptare  me veqori të posaqme  . Ne përfaqësohem me një deputet me  z.Riza Halimin ,  Kryetar i PVD-së në Preshëvë të cilit i është dashur ti  grumbulloj 17.350 vota  për tu bërë deputet në parlamentin e serbisë .  Në këto tri komuna nuk organizohen zgjedhjet e Republikës së Kosovës apo asaj të shtetit Shqiptarë . Po ashtu nuk kan dokumenta që jan të dallueshme prej atyre të serbisë si Letërnjoftimë , pashaporta , targa të automjeteve etj . Edhe pse kemi mbajtur referendumin për tu bashkangjitur me Kosovën kjo ka mbetë si vetëm si dëshir dhe nevoj po u përcjellur me veprimë konkrete politike .   Informim nuk është kurrfare nuk ka radio stacion dhe tv që financohet nga buxheti i Beogradit .  Shteti  i  serbisë ende nuk është  decantralizuar .  Shqiptarët jo që  nuk pengojn Beogradin  dhe vendkalimin kufitar me  Maqedonin me Tabanovcë të Preshevës  nuk punon asnjë doganierë dhe nuk përfitojn nga ky vendkalim i Serbisë që e lidhë me Maqedonin , Greqin dhe vende tjera të  Kontinentit .  Shqiptarët  nuk jemi  duke e penguar funksionimin , duke shkele ligjete dhe kushtetutën por edhe   integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Serbisë   .

 

Minoriteti serbë   Mitovicë dhe të drejtat që i gëzojn

 

Sërbët lokal të Kosovës e përdorin e flamurit dhe simboleve tjera  , studentë studijojn në Universitetin e Mitrovicë . Nëpër lokalitete dhe zona të banuara me popullatë serbë kemi formimin e disa komunave te reja  serbe  . Ata i kan të rezervuar 1o vende në pralamenti e Kosovës .  Serbët  kan themeluar dhe funksionon  Këshilli  Nacional serbë jashta ligjeve të Kosovës    .Zgjedhjet lokal për tu zgjedhur këshilltarët komunal në Komunat e reja dhe ato të përziera mbahen edhe sipas ligjeve të Kosovës  . Por kemi edhe institucione paralete që organizon Beogradi  .  Kemi Kryetarë të Komunave serbe të zgjedhura sipas ligjeve të Beogradit e jo të Kosovës  . Serbët si  minoritet posedojn dhe  udheheqin disa ndërmmarje publike  dhe zbatohen ligjeve në fuqi dhe direktivat e  Beogradit  . Rexhistrimi i popullatës serbe  që u mbajtë vitin e kaluar  është bojkotuar  .   Me një farë mënyre  sa i përket rexhistrimit të popullsisë , pasurisë e banesave , u kërkua nga faktori ndërkombëtar që  serbët lokal të rexhistrohen ndaras prej atij të organizuar nga Republika e Kosovës .  Nëpër lokalitete dhe vendbanime serbe nuk ka të përqendruar ushtarë që krijojn dhe mbjellin frikë dhe pasiguri . Nënshtetasit serbë të Kosovës që u zhvendosëm që nga  qershori i vitit  1999 kemi me mijëra e miliona investime nga qeveria e Kosovës , nga Qeveria e Beogradit dhe OJQ e projekte ndëkombëtare .  Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse , për të gjithë ato që dëshirojn të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës , ajo Serbisë dhe donator të huaj . Kemi të ndërtuar shtëpi për familje serbe dhe objkete banimi kolektiv-banesa në çdo komunë të Kosovës , një shembull vetëm ne fshatin Babush të Komunës së Ferizajit kemi investime nga qeveria Kosovës 35 milion euro . Kurse në Komunën e re të Graqanicës kemi investime 68 milion euro përë ndërtimin një banese pë të kthyerit serbë që u zhvendosën  .  Kemi një investim në vazhdimsi  për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim e të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre . Qeveria e Kosovës deri më tani  ka treguar  shenja të vullneti të mirë që dëshiron ti kthej të zhvendosurit serbë . Prishtina ka  ofertë serioze për kthim , që ndan mjete nga buxheti i vetë për investime për të kthyerit , për integrim, për plotësimin e kushteve , të drejtave dhe standardeve evropiane . Edhe Komunat serbe nuk jan mbrapa  me zhvillim të gjithëanshëm , punësim etj . Prishtinës vazhdimisht i vëhen kushte  që të  plotësohen të drejtat individuale dhe kolektive , lirit e plota të gjuhës , shkollimit të lartë dhe superior . Si që e din edhe i tërë opnioni  botëror  delegacionet më të larta të lidërve institucional dhe partiak vijnë në Kosovë që ti vizitojn kishat , vendabanimet dhe Komunat serbe pa u penguar   . Të drejtat  e tyre  kan përmisim  dhe jan të priviligjuar   në çdo aspekt  pasi kem i monitorim se si po  implementohen  këto  të drejta  .  Në Mitrovicë  egziston  një universitet publikë në gjuhën serbe  që nuk pengohet  nga qeveria e Kosovës por përkrahet edhe nga Beogradi dhe ndërkombëtarët . Serbët i shfrytëzojn të gjitha të mirat nga buxheti i Kosovës dhe Beogradi . Kan  spitale të përgjidhshëm të karakterit  si p.sh për Anamoravë , për Mitrovicë , Shtëprcë   . Nëpër qytete lejohet dhe bartin    emërtime të rrugëve , shesheve , bulevardeve dhe institucioneve në emërtime të figurave  dhe personaliteteve serbe . Nuk   kemi gjygje politike të serbëve  por   edhe shumë policë ve  u është dashur t’ju bëhen gjyqe në bazë të fakteve e dëshmive për krimet e kryera në Kosovë ato shetisin të lirë  .  Nga buxehti i Kosovës  ndahen mjete për arsim , kultur monumente të trashigimisë kulturo-historike . Për Prishtinën jan të mirëseardhur ky minoritet    të punojn në institucione pubike si në gjykata  , kadastër , admnistratë Komunale por edhe ato qeveritare si në zingjirin komandues të ushtrisë , policisë . Ne resore të ministrive kemi zëvendëskryeministër , ministër , zëvendësministra . Me një fjalë kemi përfaqësimi  në nivel lokal e qendror bile më shumë në raport me përbërjen e popullatës . Serbët lokal të Mitrovicës ndihmohen nga Republika e Kosovës ka investime  edhe pse kan edhe institucione  paralele që funksionojn në mbështetje me direktivat e Republikës së Serbisë    . Në  tri komuna të veri të Kosovës , si  : Mitrovicë , Leposaviqë dhe Zubin Potok ende nuk pranohen ligjet , kushtetuta e Kosovës .   Ku organizohen zgjedhjet e  Beogradit   . Po ashtu shtypin dhe ende lëshojn dokumenta që jan të dallueshme prej atyre të Kosovës si letërnjoftim , pashaporta , targa të automjeteve dhe dokumenta tjera . Në Kosovë ato funksionojn pa i përfillur organet e Kosovës . Pra serbët  flamurin dhe llogon e republikës së Kosovës nuk e pranojn dot . Sivjet më datën 13 e 14 shkurt organizuan referendumin për pranim ose jo të institucioneve të Kosovës . Beogradi  mban pengë këto duke investuar , instrumentalizuar dhe bërë vegla për politikë ditore dhe duke i bërë si një kartë që kur ti duhet të shfrytëzon këtë . Serbët të ndihmuar nga  Beogradi i mbajnë dy vendkalime të izoluar , kështu  duke e penguar me çdo kushtë njohjen ndërkombëtare  , integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të  Kosovës . Mitrovica dhe serbët lokal ende jan JO të integruar në të gjitha poret e jetës në  Kosovë . Çështja e Mitrovicës  tani pasi kaluan  13 vite është bërë një problem i ndieshëm për ta zgjedhur nga  vetë Kosova sepse serbët e veriut  e ndiejn ende që nuk ka  tjetër pushtet përveq të ati të shtetit të Serbisë .

 

***

 

Ne shqiptarët e Komunës së Medvegjës ,  Bujanocit dhe  Preshevës  na takojn  të drejtat  e tona  nacionale që kemi  mbajtur referendumin dhe është  bërë lufta e armatosur . Faktori ndërkombëtarë nuk e ka vështirë të peshoj drejtësin aspak ,  prandaj është sfidë për ta ,  por  duhet kërkuar që të gjindet një zgjidhje e pranueshme   .

 

***

Mitrovica ishte e populluar gjithmonë me popullatë shumicë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja serbët lokal nuk kanë kurrfar të drejte të mëtojnë se ky territor ishte dhe mund të jet i tyre .Serbia ka investuar shumë kohë  , mjete dhe ka lëvizur në favorin e tyre .Mitrovica duhet dhe mund të integrohet në jetën e Kosovës sepse është një krizë artificiale e krijuar nga vetë Beogradi  që ka përqendruar atje minoritetin serbë , që do ti duhet dhe do ta ketë si kartë të fortë , para të gjithve pa përjashtim .

 

 

Për fundë , ne  shqiptarët  e Medvegjës , Bujanocit dhe  Preshevës  me   serbët lokal të Kosovës  kemi  ngjashmëri sikur që kemi  edhe dallime të ndieshme . Lexuesi do të vie në përfundim shumë lehtë në këto dallime dhe ngjashmëri .

 

18.03.2012

Autori është  publicist i pavarur është duke ndjekur studimet post-diplomike –master në drejtimin Ekonomikës të Universitetit  publikë  të  Prishtinës   , E-majl adresa  : refik.hasani@yahoo.com



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora