E premte, 26.04.2024, 02:20 AM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Nuk duhet parti për dëshmorët

E hene, 12.03.2012, 08:59 PM


NUK DUHET PARTI PËR DËSHMORËT

 

NGA SHEFIK SHKODRA

 

Shumë gjëra po i përziejmë. Dukemi sikur nuk marrim vesh sa duhet, mos vërtet është e drejtë si po vepron dikush, përsëri nuk do të kisha thënë.

Nuk pastrohen radhët nga partia me të vdekurit. Posaçërisht me ata që i njohim e ua dimë vlerën e veprimtarisë së tyre. Ata që janë dëshmorë edhe nga më radikalët edhe nga më pacifistët ashtu do të mbeten. Dy jetë nuk ka askush. Vetëm një, atë e kanë dhënë ata që kanë pasur vullnet për të rënë fli me qëllim për këtë vend e për këtë popull. Kur ata/ato nuk ka përtuar ta japin një jetë të veten, pse ne hezitojmë t’i respektojmë.  Natyrisht, ata që mbeten në front kundër armikut. Dikush më herët e dikush më vonë. Pse, ne bëjmë dallime, këtë s’e marrë me mend. Ndoshta, nuk pranohet te dikush se ky, kjo nuk është për respekt. Nëse është shpallë dikush dëshmor, vlerën duhet ta ketë si tjetri, gjithashtu dëshmor. Dikush nga popujt tjerë, pa qenë fare e bën të tillë. Ne, askush nuk duhet ta pranojë se, ndonjë hajdut apo një keqbërës mund të shpallet dëshmor. Ndërsa sakrifica është qëlluar, sikur kanë qëlluar kushdo, edhe ai/ajo që ka merituar të jetë dëshmor, po edhe ai/ajo që ka humbur jetën vetëm se është shqiptar. Pra, sakrificat kanë mund të jenë tubë në një shtëpi, në një mal a fushë, e kushedi ku. Një, dy...tridhjetë, një qind ...një mijë, etj. po, dëshmori ka një vlerë tjetër, pak më ndryshe trajtohet dhe respektohet prej sakrificës. Ai vlerësohet veç tjerash edhe si njeri gjithë kombëtar.

Njeri mbetet vërtet pa tekst. Kalon përpara nuk sheh dhe kërkon më larg ta gjesh objektin dhe qëllimin për çka je nisur. Kjo vjen sikur, kërkon një rruazë të humbur, jo para këmbëve, por diku larg dhjet pesëmbëdhjetë metra. Kështu do të  ishte përafërsisht kjo që dua të them. Dhe e them pa kurrfarë interesi personal, por edhe nuk dua të ngurroj për këtë. Unë nuk do të kisha pranuar që të zgjedh apo të ndaj heronjtë. Ata janë të të gjithë neve. Ata nuk janë për interesa politike. Ndaj tyre shoqëria ka obligim. Detyrimi është njësoj për secilin.

Kështu e pash dhe e dëgjova (nëse kështu ka qenë vërtet) rastin me aktivistët e një dege të një partie në Gjilan, në krye me kryetarin e asaj partie. Pas takimit që kishin me degën, televizioni lajmëroi se, shkuan për t’i bërë homazh te përmendorja njërit prej luftëtarëve të rënë, që ishte larg prej dy shtatoreve që i kishin shumë pranë e para syve. Te përmendoret e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, te hotel Kristali (nëse këtu ishte mbajtur takimi), nuk bëjnë homazhe, por, spikeri lajmëroi se, këta “pastaj bën homazhe te përmendorja e Agim Ramadanit”. Nuk kam për qëllim t’u diktoj protokollin e partisë e as të sugjeroj programin e askujt, nuk do të kisha mbajtur kurrfarë këshillash për askënd, veç ky fakt i habit të gjithë njerëzit. Dhe, pavarësisht çka do të thoshte LDK, PDK, AAK, VV, apo cilado qoftë ajo parti, qëndrimin për atdheun duhet pas të gjithë njësoj. Dëshmorët të gjithë janë të këtij atdheu. E pra, nuk ka arsye ndarja e kontributit të luftës në parti dhe grupe. Krejt, krejt, luftëtarët e rënë për një qëllim, pavarësisht si e mendon dikush për ndonjërin, mendoj që është shumë e padrejtë dhe nuk tregon një unitet kombëtar, veç një separatizëm shumë të pa këndshëm. Sidomos, në sytë e qytetarëve nuk shënohet diçka pozitive. Dhe askush dhe asnjëra parti nuk do të duhej të bënte segregacion në këtë pikëpamje. Them, kështu sepse, unë ende nuk e kam të qartë se dikush ka luftuar vetëm për këtë parti, e tjetri për atë parti. Kjo është një damkosje. Me këtë lloj programimi partiak nuk ka kurrfarë përparimi. Mendoj, se cilado parti e secili institucion, madje edhe vetë individi si qytetar është i obligueshëm moralisht që të respektoj heronjtë të gjithë njësoj. Do të shtrohej një pyetje, ku do të merren njerëzit për luftën (?) e nesërme, po qe se kjo do të ndodhte sërish? Sigurisht që edhe kjo është njëra ndër dobësitë tona. Partitë tona nuk duhet t’i neglizhojnë disa gjëra. Kështu nuk vepron askush pos ne shqiptarëve. Madje, nëse ndodh diku kështu, ne nuk kemi nevojë si për shumë çështje edhe për këtë ta imitojmë askënd. Gjithqysh, ky gjest dhe veprime të tilla të kujtdo qofshin nuk janë në interes kombëtar e as qytetar...Unë kërkoj ndjesë nga kjo parti dhe kryetari i saj, por për mua është e pa pranueshme.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora