E diele, 28.04.2024, 11:15 PM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Lufta për ujin në Tetovë

E diele, 11.03.2012, 04:04 PM


LUFTA PËR UJIN NË TETOVË

 

Nga Arben LLALLA

 

Lufta për ujin janë luftërat më të ashpër që njihen në histori e botës. Sot midis Palestinës, Izraelit dhe Jordanisë edhe pse e urrejnë njeri-tjetrin deri në vdekje ekziston një marrëveshje e heshtur për shfrytëzimet e burime të përbashkëta të ujit të pijshëm. Analistët politik ndërkombëtar kanë parashikuar që në të ardhmen mund të shpërthejë një luftë e ashpër midis tyre për kontrollimin e burime të ujit nga secili vend.

Prej rreth një muaj qyteti i Tetovës vuan nga etja për ujë të pijshëm, sot qyteti furnizohet me rreth 140 litra në sekondë, kjo sasi është shumë, shumë e vogël për një qytet me rreth 200 mijë banor. Por si është e mundur që Tetova të vuaj për ujë, kur ky qytet ndodhet në Malin Sharr i cili ka burime të shumta, liqene dhe bien sasi të mëdha bore!? Ku shkon gjithë ai ujë? Pse ndodh kjo gjë sot me Tetovën? Këto janë pyetje që bëjnë qytetarët për gjendjen e mjerë për ujin të pijshëm. Ngjarje interesante në lidhje për ujë të pijshëm po ndodhin këtë periudhë në Tetovë dhe askush nuk flet, as pozita dhe opozita. Asnjë gazetë në gjuhën shqipe nuk ka bërë një kërkim seriozë pse ndodh ky problem me ujin e pijshëm në Tetovë këtë periudhë, kur dihet që nuk ka ekzistuar një problem kaq i thellë në të shkuarën.

Nëpër rrugët e Tetovës shikon shpeshherë makinat e zjarrëfikseve që të kalojnë nëpër rrugët e saja. Thua mos kanë rënë zjarre!? Jo, këto makina bëjnë furnizimin me ujë për qytetarët të cilët paraqiten në qendrën e zjarrëfikses. Kjo metodë primitive nuk është zgjidhje kaq afatgjate prej më se një muaj. Uji i automjetit të zjarrëfikseve nuk mund të shërbejë për tu pirë dhe gatime, asnjë njeri nuk garanton për pastërtinë e këtij uji. Por qytetarët kanë nevojë për ujë qoftë të pastër apo të ndotur.

Shumë pallate kanë vënë pompa uji dhe rezervuare deri në 6 ton për të bërë të mundur furnizimin me ujë të banorëve të saj, por uji që vjen në gypat e rezervuarëve është shumë i pakët, rreth 300-400 litra në ditë. Ky ujë nuk i mjafton asnjë pallati banimi sepse mesatarisht një familje harxhon me kursim rreth 100 litra në ditë për nevojat e saja.

Por vallë problemi i ujit është politik apo natyror? Mendjen njeriu i thjeshtë e shpie për të menduar në gjithçka, kur gjatë jetës së tij në këtë qytet nuk ka patur probleme me ujin e pijshëm kaq të rëndë. Disa thonë që uji i Tetovës shkon me gypa në Mavrovë apo gjetkë, disa thonë se bëhet një luftë e heshtur midis opozitës dhe pozitës për zgjidhjen afat gjate apo afat shkurte. Por qytetarët nuk duan t’ia dinë për mosmarrëveshjet midis grupacioneve politike, qytetarët duan ujin, gjënë më të shenjët, qytetarët paguajnë që uji t’ju vijë në çezmat e tyre, qytetarët e kanë kryer paqësisht detyrën gjatë zgjedhjeve. Ata kanë votuar të qetë për një qeverisje të mirë, për mirëqenia dhe pastërti njerëzore. Por sot në Tetovë gjen qytetar të etnive të ndryshme, anëtarë të partive politike pa dallime ideologjike të etur, të palarë, që ju vjen erë, jo për fajin e tyre por për fajin e luftës primitive politike që po zhvillohet sot midis klaneve, fiseve dhe partive. Dhe pse problemi për ujin e pijshëm në Tetovë i ka kaluar të gjithë kufijtë e durim njerëzorë, përsëri qytetarët e këtij qyteti me dy universitete heshtin, ata qëndrojnë indiferentë ndaj vetvete, ndaj probleme që lidhen direkt me jetën e tyre. Deri kurrë Tetova do jetë e etur për ujë të pijshëm? Deri kur qyteti rrëzë Mali Sharr do të vuaj për ujë si në mesjetë?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora