E premte, 26.04.2024, 08:53 AM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Të bëjmë më shumë sot për fëmijët tanë që nesër të mos jetë vonë

E premte, 17.02.2012, 09:01 PM


Shkolla shqipe, si dje edhe sot, në të njëjtat pozita

Të bëjmë më shumë sot për fëmijët tanë që nesër të mos jetë vonë

(Shkolla shqipe në Kirchheim-Teck, pas 9 viteve pat ndërprerë aktivitetin e saj kombëtar!)

Shkruan: Xhafer Leci

Qysh në kohën e ish Jugosllavisë titoiste, që nga vitet 1968-ta, shqiptarët si edhe popujt tjerë, përmes enteve/byrove për inkuadrim/punësim, kërkonin punë në Perëndim. Atëherë, diku rreth 10-15 mijë shqiptarë jetonin e punonin punë të rënda fizike në Gjermani. Në vitet e 1980-ta, një numër i konsiderueshëm i tyre sollën familjet e veta për të bërë një jetë të përbashkët dhe më të mirë familjare. Numëri i mërgimtarëve tanë rritej shpejt.

Shkolla shqipe në Denkendorf afër Stuttgart-it

Edhepse nuk jam arsimtar dhe nuk i njoh aq mirë rrethanat dhe hallet e shkollave,      megjithatë nuk do të thotë se nuk jam në rrjedha dhe proçese të zhvilluara, nga dëshira që kam për arsimin shqip, për aq sa kam njohuri, dëshiroj të shkruaj në pika të shkurtëra disa rrjeshta për ecjen e shkollës shqipe në mërgim, nëpër etapa të ndryshme kohore. Diku kah mesi i vitit 1985,  në Düsseldorf të Gjermanisë, për herë të parë  qe hapur një shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe, kurse më vonë edhe disa shkolla tjera. Ndërsa në Denkendorf afër Sttutgart-it, qe hapur shkolla shqipe diku në vitin 1989-1990. Arsimtari Dedë Mirdita u jepte mësim fëmijëve tanë. Unë (autori i këtij shkrimi), Nami Ramadani, Hasan Dançe, Latif Morina etj., i dërgonim fëmijët tanë në këtë shkollë shqipe.

Në vitet 1990-ta, me fillimin e luftës filloi edhe rrënimi i Jugosllavisë artificiale. Nga dhuna e pasiguria, shqiptarët, sidomos rinia, me të madhe largoheshin nga Kosova drejt Perëndimit. Me këtë rast u shumëfishua  numri  i mërgimtarëve shqiptarë. Lëvizja më e madhe politike, LDK-ja,  me organizimet e saj të fuqishme, kishte shtrirë aktivitetin e vet në gjithë teritorin e Gjermanisë. Karshi shumë aktiviteteve tjera, filloi edhe regjistrimin  e nxënësve për hapjen e shkollave shqipe më mësim plotësues në Gjermani. Në vitin 1994, vetëm në Reupublikën-Landin e Baden-Württembeg-ut, me iniciativën e  kryesisë të Degës së LDK-së, cilën e kryesonte kryetari i atëhershëm,  zt. Hafiz Gagica, qenë regjistruar 3.600 (tremijë e gjashtëqind) nxënës. Kryetari i atëhershëm i Nëndegës së LDK-së për B.W., zt. Shaban Bobaj, posedon dokumentacionin dhe regjistrin e plotë të këtij evenimenti.

Në këtë kontekst, në Kichheim-Teck, Nürtingen dhe Weilheim-Teck, falë angazhimit të bashkëveprimtarëve Qemajl Morina, Faredin Emërllahu, Arban Hoxha, Xhevat Bekteshi etj., patëm hapur 3 shkolla duke regjistruar 65 nxënësa, ku mjerisht vetëm pas dy vitesh në Nürtingen dhe Weilheim-Teck  qenë mbyllur këto dy paralele, kurse në Kirchheim-Teck pas 9 vitesh veprimtarie u mbyll edhe paralelja e 3-të, cila dikur kishte 35 nxënësa.  Mësimdhënës të atëhershëm  kanë qenë: Arban Hoxha, Faredin Emërllahu, Fatmire Krasniqi, Dedë Mirdita, Faik Berisha, etj.

Pengesa kryesore  për realizimin e hapjes së shkollave ishte mungesa e një përfaqësie diplomatike, që e kërkonte Ministria e Kultures ne B.Würtemberg. Neve kishim planprogramet dhe tekstetet tona shkollore të Ministrisë së Arsimti të Republikës së Kosovës cilat na i patën dërguar arsimtarët Lekë Peçi dhe Çerkin Bytyçi.Ate kohe ne B. Württemberg, mesimin e zhvillonin katër mësues në katër shkolla bazë: Mannheim, Stuttgart, Rotweil dhe Albstadt. Me Ambasadën dhe konsullatat serbe nuk kishim më as gjë të përbashkët.
Ambasadës së  Shqipërisë i pati shkruar një letër Faredin Emërllahu, përgjigja që morëm ishte, se me ligjet gjermane nuk kemi të drejtë të  përfaqësojmë Kosovën,vetem Shqipërinë. Edhe konsullatat kroate dhe sllovene këtë punë e bënin me shumë vështirësi...

Megjithatë, neve arritëm të hapim 3 shkolla, por mjerisht më së shumti me fajin e prindërve, te cilët pa arsye nuk i dërgonin fëmijët e tyre në mësim, ato nuk patën jetë të gjatë. Disa lande-republika tjera gjermane paguanin arsimtarët e huaj, vetëm Baden-Württembeg-u, jo. (Sipas ligjit,arsimi dhe kultura, është çeshtje e Landeve). Ne Baden- Württemberg funksionon modeli konsullar i mësimit plotësues.Mësuesit si gjithmonë ishin të gatshëm pa të holla të punonin. Ato të holla që jepshin prindërit vullnetarisht mezi i mbulonin derivatet e naftës për transportin vajtje ardhje me veturë shtëpi - shkollë. Zyrtarë të Degës së LDK-së patën bërë një Lutje-kërkesë tek Ministria e Kultures të B.W., për paga të arsimtarëve shqiptarë për shkollën shqipe me mësim plotësues në Gjermani.

Shkolla në baza vullnetare

Gjermania e dinte gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Jugosllavi, ishte kohë lufte, por megjithatë, përgjigja ishte se me ligjet e Ministrisë së Kultures të B.W. nuk mund të lidhin kontrata pune me mësuesit e mësimit plotesues në gjuhën shqipe (vetëm Nordrhein-Westfalen aktualisht i paguan mësuesit shqiptarë, bile lejon edhe hapjen e paraleleve të reja).Ministria e kulturës e Baden-Württemberg-ut participon me një shumë të caktuar mjetesh, të cilat mund të meren vetëm përmes konsulatave perkatëse, në bazë të grupeve mësimore që i paraqesin mësuesit. Pas hapjes së konsulatës të Republikës së Kosovës në Stuttgart, ka dy vite që keto mjete janë duke i marë edhe mësuesit shqiptarë (aktualisht rreth 25 mësues), dhe sadopak është zbutur problemi i pagave të mësuesve.Dihet se në Gjermani respektohet ligji me rigorozitet dhe korektësi. Vendet e tjera i paguajne mesuesit e tyre vet, por Kosova me buxhetin që e ka ende nuk është në gjendje të lidh kontrata pune me mësuesit. Organizimi i shkollave shqipe edhe sot kur Kosova është e njohur ndërkombëtarisht nga 87 vende, është thuajse në të njëjtat pozita, sikur edhe në kohën e qeverisë morale pa pushtet ekzekutiv të Bujar Bukoshit në ekzil. Shumëçka bëhët në baza vullnetare nga atdhetarë të devotshëm të arsimit dhe çështjes sonë kombëtare. Mësuesit neper shumicen e Landeve, shumë herë nuk marin mjete materiale as për të paguar transportin për udhëtimet e tyre deri tek shkollat. Deri kur duhet arsimtarët të punojnë pa pare, kur dihet se edhe ata kanë obligimet e veta familjare, duke punuar edhe punë të rënda fizike si të gjithë punëtorët tjerë të rëndomtë.

Shumë nga prindërit ankohen se fëmijët e tyre po ngarkohen me mësim në gjuhën shqipe dhe pastaj po marin nota të dobëta në mësimin obligativ në shkollat gjermane, etj., dikush tjetër ankohet se fëmija i tyre ka për të ushtruar sportin! Për mendimin tim këto ankesa të prindërve janë të pa arsyeshme, nuk qendrojnë, dhe  janë shumë të dëmshme, sepse po pengojnë arsimin ku fëmijët e tyre po mësojnë për kuturën, historinë, popullin, vendin dhe atdheun e tyre në përgjithësi. Se sa është i rëndësishëm mësimi plotësues për fëmijët tanë në mërgim, këtu poshtë  i ofrojmë lexuesit faktin argumentues.

Shkolla, vendi i takimit të fëmijëve shqiptarë që jetojnë larg atdheut

Në kuadër të shkollës shqipe dhe të SH K SH “ Kadri Zeka”, ne kemi zhvilluar disa aktivitete në bashkëpunim me shkolla dhe shoqata tjera si motra. Këtu poshtë po japim një shembull konkret.

Për herë të parë takohen këtë javë 35 fëmijë shqiptarë-kosovarë në shkollën Freihof-Grundschule për mësim në gjuhën e tyre amtare. Fëmijët të cilët vijnë nga Kirchheim-i, Wendlingen-i e Köngen-i do të mësohen nga mësuesi Fahredin Emërllahu, biolog. Mësimi bëhet në dy lëmi: gjuhë shqipe-histori dhe art-muzikë. Edhe në Walheim e Nürtingen SHKSH "Kadri Zeka" dëshiron të përgatisë grupe shkollarësh, siç thotë kryetari i aktivit të LDK-së për Kirchheim Xhafer Leci. Ai do të angazhohet së bashku me anëtarët e kryesisë Hasan Dançe dhe Qemajl Morina, për gjetjen e dhomave për mësim. Xhafer Leci gëzohet dhe falënderon komunarët e qytetit, zyrtarët e kulturës dhe të shkollës së Kirchhem/Teck-ut si dhe shkollën Freihof-Grundschule, e cila dha në përdorim klasën për mësim plotësues në gjuhën shqipe. Në Kosovë nga regjimi serb janë mbyllur shkollat. Fëmijët mësojnë nëpër shtëpi private. Nga viti 1974-1989 regjimi jugosllav përmes konzulatave bënte pagesën e orëve të mbajtua. Nga 1989 ndërpriten pagesat, kështuqë, shqiptarët-kosovarë, të cilët jetojnë në Gjermani, organizimin e bëjnë në formë vetanake. Mësuesi punon në baza vullnetare, të hollat e marra nga prindërit u dërgohen shoqeve dhe shokëve në Kosovë, të cilët atje  e mbajnë mësimin nëpër shtëpi private.

(Nga gjermanishtja, Xhafer Leci)

KLUBI SHQIPTAR "KADRI ZEKA"

ALBANISCHER KULTURVEREIN

ALBANIAN CULTUR SOCIETY

Nürtingen, 22.02.1996

Xlafer O. Leci, Kiesweg 8,-73257 Köngen

"SHKSH " DARDANIA "

Rottfeld Strasse 3

69199 MANNHEIM 24 (Nekarau)

Të dashur vëllazër,

Klubi shqiptar "Kadri Zeka" në Nürtingen është i ftuar të marrë pjesë në festën internacionale të Kulturës së Pranverës `96 në  Kirchheim/Teck që do të organizohej, më  11 maj 1996 në orën 19.00 në Eduard Mörike Halle. Në këtë takim, të cilit ne i jemi përgjigjur pozitivisht, do të marrin pjesë klube të ndryshme gjermane dhe të shteteve të huaja. I jemi përgjigjur pozitivisht kësaj ftese, me besimin e plotë se ju do të na ndihmoni me grupin tuaj artistik, të cilin e kemi parë në festat e 28 nëntorit Ludwigsburg më 1995. Dëshirojmë që ky grup të përfaqësojë kulturën shqiptare në festën tradicionale të Kirchheim/Teck-ut me rrethinë. Ne këtë qytet ne jemi pak dhe nuk kemi mundësi për t`u paraqitur denjësisht ngase edhe shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe vetëm sa ka filluar punën. Ju lutemi që sa më shpejt, brenda dy javësh të na lajmëroni nëse do të merrni pjesë dhe të na ndihmoni. Nëse nuk mundeni, atëherë ne do të mundohemi të gjejmë një tjetër zgjidhje. Përshëndetje kryesisë së Klubit Shqiptar "Dardania", kryetarit dhe fëmijëve shqiptarë që do të marrin pjesë në grupin tuaj artistik.

Duke qenë të sigurt në ndihmën tuaj, Ju falënderojmë që më parë.

Me përshëndetje vëllazërore,

Kryesia e Klubi "Kadri Zeka", kryetari Xhafer Leci

Ju lutemi kontaktoni me  Qemajl Morinën, tel. 07021 / 51074, anëtar

** Grupin artistik të nxënësve nga shkolla shqipe me mësim plotësues nga Mannheim-i në Kirchheim e solli Tefik Ramadani me bashkëshorten e vet Hatixhe Ramadani, e cila punon edhe sot arsimtare në Mannheim. Ishim shumë të lumtur që grupi ishte i mrekullueshëm, kurse vallet dhe lojërat  shqiptare i panë shumë shtetetas europianë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora