E diele, 10.11.2024, 07:50 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Jovanovi?: Kisha serbe, e zhytur në gjak

E enjte, 16.02.2012, 06:52 PM


15.02.2012 - Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë (LDP), ?edomir Jovanovi?, ka thënë se askush nuk pret që Kisha Ortodokse Serbe ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por, ai nuk do të hesht para faktit se kreu i kësaj Kishe, Patriarku Irinej, ka ofruar vetëm mosbindje, lutje dhe ideologji për vendin e zhytur në gjak, si mënyrë e të mbijetuarit në shekullin e 21.

 

Ai tha se detyra e tij, si politikan, është që roli i fesë, e sidomos i Kishës serbe - si organizata më e madhe fetare në serbi - të jetë ndryshe, më e mirë dhe më njerëzore se në 20 vitet e fundit.

 

"Të ndalet loja me publikun, teoria tinëzare dhe më e keqja, sjellja të cilën e iniciojnë dhe zbatojnë disa nga peshkopët kryesor të Kishës. Shumë nga ta nuk e bëjnë këtë që dje, por në transportierin e blinduar të izolimit, të luftërave, nxitjeve dhe ndalimit të modernizimit të Serbisë për më shumë se dy vite”, ka thënë ai për “Danas”. /Telegrafi/

 

Për ZSH- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora