E premte, 26.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Vinca: Rekuiem për Abazin

E diele, 29.01.2012, 07:22 PM


REKUIEM PËR ABAZIN

(Ose metamorfoza politike e Ali Ahmetit)

 

Nga Agim Vinca

 

Tek e dëgjoja mbrëmë kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin, si fliste në “Klan Kosova”, e pashë me sytë e mi se si e shpërfytyron njeriun pushteti.

As hija e Abazit të dikurshëm, veprimtarit të devotshëm të lëvizjes ilegale, i cili, vite me radhë, në Perëndim, proklamonte idenë e çlirimit të tokave shqiptare nga pushtuesit sllavë dhe të bashkimit të tyre me Shqipërinë mëmë dhe ëndërronte e luftonte për sendërtimin e kësaj ideje.

Për ata që mund të mos e dinë “Abazi” (Abaz Gjuka-personazh i romanit Gjarpijt e gjakut të Adem Demaçit) është pseudonimi i kohës së ilegalitetit i Ali Ahmetit, me të cilin e njihnin atë shokët e tij të organizatës: Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), e cila më vonë e ndryshoi paksa emrin dhe u quajt: Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në organizatën së cilës i takonte Abazi, alias Ali Ahmeti, sikurse edhe në organizatat e tjera simotra të saj, bëhej betimi solemn i anëtarit për luftë deri në vdekje për sendërtimin e këtij ideali sublim: idealit të çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Në vitin 2001, kur shpërtheu kryengritja e armatosur shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti u vu në krye të luftës, e cila ishte një luftë atipike, e paparë në histori, sepse filloi si luftë për çlirimin e territorit dhe u shndërrua në luftë për të drejta njerëzore e kombëtare.

Kohërat ndryshojnë e bashkë me të edhe njerëzit, por askush nuk ka besuar se Ali Ahmeti do të ndryshonte aq shumë brenda pak vitesh.

Në vend që të fliste për situatën e krijuar në Maqedoni pas botimit të Enciklopedisë së AMSHA-së, lideri i BDI-së, të cilit i pëlqen ta quajë veten ose ta quajnë të tjerët, veçanërisht gazetarët servilë, edhe “lider i shqiptarëve në Maqedoni”, i zbaviste shikuesit me rrëfimin patetik për dorëzimin e uniformës së tij Pieter Feith-it, duke përmendur besën, gjakun dhe pikanteri të tjera folkloriko-mitologjike, që s’përkonin fare me seriozitetin e momentit.

Ishte entuziazmuar nga një tryezë e mbajtur një ditë më parë në Shkup, ku, si tha ai, “akademikë shqiptarë dhe maqedonë” ishin distancuar nga Enciklopedia e Blazhe Ristovskit. Ky edhe ishte emri më i përmendur në diskursin patetiko-retorik të kryetarit të BDI-së, zotit Ali Ahmeti, i cili, herë-herë, i ngjante një fjalimi elektoral, sepse oratori numëronte të arriturat “e mëdha” të shqiptarëve në Maqedoni gjatë kohës sa është ai në pushtet, duke përmendur universitetet, studentët, policët, oficerët dhe, madje, edhe nënoficerët e ARM-së, ku ushtari shqiptar komandohet maqedonisht, natyrisht.

Sepse shqipja në Maqedoni jo vetëm që s’ka arritur të depërtojë në ushtri (larg qoftë!), por as në gjykata, në polici e administratë, madje as në ato pjesë të IRJM-së, ku pjesën dërrmuese të popullatës e përbëjnë shqiptarët.

Gjuha shqipe në Maqedoni ende nuk është gjuhë zyrtare (në gjendjen e saj të tashme, ajo nuk mund të quhet, madje, as gjuhë gjysmëzyrtare) dhe bërja e saj e tillë, pra “gjuhë zyrtare”, e barabartë me maqedonishten, do të duhej të ishte preokupim kryesor i faktorit politik shqiptar në Maqedoni dhe veçanërisht i liderit të BDI-së, ish-luftëtarit Ahmeti, që uniformën e tij të përgjakur ia paskësh dorëzuar si testament Pieter Feith-it në vitin 2001.           

Pas kryengritjes së armatosur të vitit 2001, në të cilën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) u mbajtën leksion forcave të armatosura të shtetit maqedonas, Ali Ahmeti u ngut të deklaronte solemnisht, me të zbritur nga mali: “Maqedonia është atdheu im”, ashtu siç u ngut t’ia ndizte cigaren përunjësisht kryeministrit të atëhershëm të Maqedonisë, Branko Cërvenkovskit! Me veprimin e parë, shpalljen solemne të Maqedonisë për “atdhe të tij”, me të hyrë në qeveri e parlament, Abazi i konvertuar politikan, e përzjeu keq, më keq se një fillorist, konceptin e shtetit me atë të atdheut. Dhe kush pa: aktivisti i Lëvizjes, që ishte rritur me vargjet e Naimit, të Çajupit e të Pashko Vasës dhe me veprat e “shokut Enver”, që kishin qenë literatura e tij, në mos e vetme, gjithsesi më e preferuara. Po ato ditë, me rastin e një vizite në Dibër, në Dibrën e Madhe, lideri i BDI-së u fotografua duke i mbajtur zjarr kolegut të tij, kryetarit të LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë, Cërvenkovskit! Ka mundësi që ky gjest të interpretohet si respekt ndaj më të moshuarit konform traditës shqiptare. Por, koha tregoi se nuk bëhet fjalë për traditë e mirësjellje, por thjesht për inferioritet politik. Ai gjest e imazh transmetonte atëbotë dhe transmeton edhe sot (sot mbase më shumë se atëherë), një mesazh: atë të raportit të çirakut me mjeshtrin! Po qe se duam të bëjmë pak humor, atëherë do të thoshim se Brankoja është me moshë “më i madh” se Aliu, prandaj… Por, mënjanë shakanë! Sjellja e tillë flet për pozitën tmerrësisht inferiore të partnerit shqiptar të koalicionit qeveritar në raport me atë maqedonas. Dhe ky raport, tani që në krye të qeverisë është një politikan më i ri në moshë se Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski..



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora