E premte, 26.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Kosova bëhet sovrane, vetëm duke vepruar si shtet!

E premte, 27.01.2012, 08:56 PM


KOSOVA BËHET SOVRANE, VETËM DUKE VEPRUAR SI SHTET!

 

Nga Sylë Arifi, Avokat-publicist

 

Debati, si kultur demokratike është avancim dhe emancipim i shoqerisë apo Parlamentit të një Shteti. Rastin  e deputetëve të Partisë Demokratike si partija në pushtet dhe deputetve të opozitës në veqanti atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, është e pa zakonshme për një shoqëri emancipuse. Si mund të ndodh që mendimet e ndryshme për një qështje të caktuar të kaloin përmasat e ni kulture demokratike duke shkuar deri në front dyluftimi me sulme brutale që nuk shkon në nderin apo dinitetin e deputetëve të asnjëres parti. Po, ky soj i deputetëve që po kacafyten  mes vete me fjalët më banale duke u kercenuar me sulme fizike se ta bajë kështu apo ashtu, paraqet një skandal jo vetëm parlamentar.

Një kastë politike që ka pas guximin historik të banë luftën qlirimtare kundër Serbisë, dhe sot pajtohet që në Kosovë të vershoi tregu me mallra të Serbisë, dhe pas tri vitesh ekzistimi të Shtetit të Kosovës, paraqet një të panjohur nga rrafshi kombëtar. Ish pushtetarët nga ish regjimi nën pushtimin e Kosovës nga serbia, nuk e kan nderruar formën e të menduarit sepse ende ju mungon guximi apo aftesija për ta mbrojtur të vertetën për vendin e tyre, pra ju ka ngelur mendja nga sistemi sllavo-komunist.

Ditë më parë u mbajtë një seminr për avokatet e Kosovës, nga OSBE–asociacon nderkombëtar, ku temë boshte ishte “procedurat lidhur me veprat penale për krime lufte”. Prandaj, referusen e këti seminari autori i këti shkrimi e pyti lidhur me praktikat juridike në shtetin e sajë, se a mund të ndodh që deklarata apo deshmija e ni të vetëtëqujturi kriminel Rasti Bllaca që kishte pohuar puplikisht se kishte vra dhe krye  vepra tjera penale, gjatë dhe pas Lufës qlirimtare, ti besohet nga kolegji i Gjykatës, Për ta denuar të dyshuarin me 18 vite burg, dhe i njejti spjegon se për të gjitha keto ai është falur nga gjykata për hir të bashkpunimit të tij me hetusin dhe gjykatën. Në praktikat gjygjsore ni rast i till do të konsiderohet si nonsens ligjor. Referuesia e këti seminari u përgjegj se në shtetin e sajë nuk mund të veprohet kështu, sipas kësaj praktike. Më pastai, pasoi pytja se pse juve si organizat nderkombëtare nuk keni reaguar per veprime të tilla siq po ndodhë në Gjykatat e EULX-it në  Kosovës, sepse jeni pikërishtë për të mbikqyruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut edhe para Gjykatave ku kerkohet të veprohet dhe rrespektohet ligji vendor dhe ai nderkombëtar. Pasoi heshtja dhe permes kesaj heshtje pohoi se ka qen ligjore të reagohet në rastin e till. Po, qudia ishte se si reaguan disa koleg avokat, të cilat nga pozita e tyre nihiliste than se ndërkombëtaret na ikin, se qka do të banim neve pa keta duke qfaqur frigë se do të na pushtoi serbia serish. Ende, ka mentalitet të “robit” dhe servilizem të theksuar nga ni pjesë e rreshtimit pacifist. Kjo kadegori na ka kushtuar shumë sepse gjithni jan shprehur pesimist për sukseset e popullit tonë  në përpjekjet, sakrificat dhe luftën qlirimtare për qlirimin e Kosovës nga pushtuesi Serb. Fatkeqesisht, kan pas bindje dhe besim të gabuar në forcat e ppullit Shqiptar, duke e mbiqmuar shumë të huajën dhe nenqmuar forcën e popullit të vetë. Institucjonet tona Shtetrore, duhet të lirohen nga kjo kadegori e pacifistave, se tani jemi Shtet dhe njerzit që nuk kan besim në veten e tyre dhe popullin e tyre  nuk jan kontribues në forcimin e Shtetit të Kosovës në përmbyllje të mbikqyrjës nderkombëtare.

Pra, me këte shembull desha ta bajë ni krahasim të mentaliteteve nga e kaluara e ajo e sodit për qka mjerisht tek neve ende kemi pacifizem administrativ apo nihilizëm juridiko-ligjor. Duhet të mësohemi që neve jemi Shteti dhe Shteti është i yni, se ka kaluar koha që ky popull ju ka friguar Shtetit apo pushtetit sepse atehere kan qen të huaja Shtetet që na kan sunduar, dhe tani kemi Shtetin ton me shum sakrifica të shum brezave, dhe themeli i Shtetit të Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e shum deshmorve dhe heroive që u flijuan për liri. Nuk duhet të ju besohet të gjith atyre që ende thoin se të tjeret na qliruan, duke mos i qmuar të gjith ato sakrifica dhe luftën qlirimtar nga shumë breza, pra keta jan ata pacifis e nihilist ende të pa përmirsuar. Transformimi e modernizimin politik i qlirimtarëve krahasuar me farmacjonet politike nihiliste dhe pacifiste, për popullin e Kosovës paraqesin një fenomen filozofik të paspjegushëm. Nga, qoroditja e sotme e disa bajraktarve partijak të një kaste politike, po ju zgjon kurreshtjën e patrijotizmit ish rreshtimit politik që e përfaqesonte pacifizmin dhe nihilizmin si filozofi veprimi.

E gjitha kjo zhurm politiko-diplomatike që po bëhet, lidhur me vazhdimin dhe nderprerjën e bisedimeve teknike me Serbin,  mos zbatimi i disa marraveshtjeve të arritura nga ana serbe, dhe vërshimi i mallrave serbe në Shtetin e Kosovës, mos rrespektimi i reciprocitetit nga fusha politike, ekonomike dhe diplomatike nga Shteti serb, ka shkaktuar protesta dhe revota nga populli i Kosovës. Sigurishtë se qarqet  nderkombëtare në këte situat jan alarmuar duke ba takime të ndryshme, siq jan ajo e Përfaqësueses për politikë të jashtme e sigurisë në BE, Catherine Ashton që do të takohet në Bruksel, me shefat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, për të diskutuar për Kosovën dhe Serbinë. Gjithashtu, është konfirmuar se në takim do të diskutohet edhe çështja e implementimit të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik mes Shtetit të Kosovës e Serbis, si dhe marrëveshjet që pritet të arrihen në të ardhmen e afërt. Në takimin e diplomatëve evropian, ku kerkohej nga Serbia të zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tash me Kosovën dhe të jetë konstruktive në gjetjen e zgjidhjes për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale dhe ndërkombëtare, shifet se tentohet ti ndimohet serbis për avancim të statutit të sajë për ta fituar të drejtën e kandidatit për antarsim në BE. Ajo duhet të përmbushë këto kushte para se Bashkimi Evropian të diskutojë në fund të muajit shkurt për mundësinë që Serbisë t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.Serbia dështoi në dhjetor të vitit 2011 të marrë këtë status për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku vazhdon bllokimi i rrugëve nga serbët lokal që nuk pranojnë shtrirjen e autoritetit ligjor në atë zonë nga Shteti i Kosovës. Pra, Institucjonet tona duhet ta ngrisin vemendjën tek nderkombëtaret se Serbija din vetem të premtoi dhe obligimet e saja fare nuk i realizon siq ka treguar praktika e gjertanishme. Prandaj, qdo veprim i institucjoneve tona që do të favorizon serbin qoft dhe nën trysnin nderkombëtare, duke i neglizhuar të gjitha detyrat dhe obligimet tona Shtetrore në rrespektim të ligjeve dhe Kushtetutës së Repuplikës së Kosovës, do të na kushtoin me pasoja dhe ju terheq vemendjen se klasa e jon politike do ta ketë përgjegjesin institucionale, në rast se do të demtohen interesat tona Shtetrore.

Krahas Brukselit, edhe në forume tjera nderkombëtare për Kosovën do të diskutohet edhe në Vjenë, ku Grupi Ndërkombëtar për Kosovë, të cilit i përgjigjet mbikëqyrësi i Pavarësisë, Pieter Feith, do të vlerësojë implementimin e Planit të Ahtisarit ku do të dalë me rekomandime për çështjet e mbetura, të cilat duhet të përmbushen nga institucionet e Shtetit të Kosovës, para se t’i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë.  Takim Ndërkombëtar për Kosovën në Vjenë për të diskutuar shkallën e përmbushjes së planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Ndonëse thuhet se Kosova ka bërë përparime në zbatimin e planit të Ahtisaarit, ende mbeten disa çështje të hapura siç është krijimi i komunës veriore të Mitrovicës dhe disa çështje të trashëgimisë kulturore. Kryeministri Thaçi, i cili do të marrë pjesë në takim, do të diskutohen për hapat e mëtejmë drejt përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën përfaqësues të shteteve që kanë njohur Kosovën, ndërsa detyrë e tij është të monitorojë zbatimin e Planit të Marti Ahtisarit - mbi bazën e të cilit, në shkurt të 2008-ës, është shpallur pavarësia e Kosovës. Mexhithate, pas këti takimi nuk u cilsua as ni dat se kur do të përmbyllet mbikqyrja nderkombëtare për Kosovën, u tha se do të shiqohet deri ne fund të këti viti arritjetë e kështu me radhë..... pra pa u definuar sakt.

Ambasadori francez Fitou, tha se është koha që Kosova të menaxhojë vetveten, duke përfshirë kufijtë, institucionet e çështjet tjera. Por ai tërhoqi vërejtjen se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur nuk do të sjellë parajsë për Kosovën. Megjithatë ai theksoi se Kosova do të vazhdojë ta ketë mbështetjen ndërkombëtare. Mbarimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, nuk do të thotë se Kosova do të mbetet pa asnjë mbështetje ndërkombëtare, as të Gjermanisë e as të Francës, sepse ne do të vazhdojmë të jemi këtu, tha Fitou. Ambasadori gjerman, tha Kosova duhet të ndjekë shembullin e Francës e Gjermanisë se si sot bashkëpunojnë. Ai theksoi se Kosova ka përfituar me praninë e bashkësisë ndërkombëtare.

Mbikqyrja nderkombëtare mund të përfunfdoi vetëm e vetëm nëse neve jemi unk para të tjerëve, duke ndermarr veprime vertet të guximshme shtetrore, duke e bindur faktorin nderkombëtar se jemi të vendosur si popull dhe institucjone ti përmbushim të gjitha obligimet tona shtetrore dhe ato nderkombëtare për të qen subjekt nderkombëtar i antarsuar në të gjitha asocacjonet dhe forumet nderkombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora