E premte, 26.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Bashkësia e sotme ndërkombëtare dhe roli i rëndësishëm i OKB-së

E merkure, 11.01.2012, 08:58 PM


Bashkësia e sotme ndërkombëtare dhe roli i rëndësishëm i OKB-së

 

Nga Agron Shabani

 

1. Siç dihet, Bashkësinë e sotme botërore ose ndërkombëtare e përbëjnë dhe karakterizojnë një mori popujsh dhe vendësh (shtetësh ) të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra për nga forca ( fuqia ) dhe madhësia e tyre shtetërore,nacionale, teritoriale ose gjeografike. Madje, për nga numri i banorëve, resursëve, potencialëve, fuqisë dhe kapacitetëve të përgjithshme ushtarake, politike,materiale,industriale,ekonomike dhe të tjera. Për nga modelët, sistemët, konceptët  ose rregullimet e ndryshme shtetërore dhe politike. Për nga zhvillimi, mentaliteti,edukata,kultura, emancipimi dhe traditat e ndryshme shtetërore,nacionale, politike, historike, fetare, kulturore, ideologjike dhe të tjera. Ndërkohë që në planetën tonë sot supozohet se jetojnë me tepër se 7 miliardë njerëz racash, ngjyrash, gjuhësh, gjinishë , profilesh dhe përkatësishë të ndryshme shtetërore, nacionale, etnike,fetare,kulturore, historike , gjeografike etj. Përderisa në kuader të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB-së ) sot ndodhën të regjistruara dhe anëtarësuara 194 shtete të pavarura dhe sovrane në të cilat të drejtat dhe liritë e tyre globale ose universale i gëzojnë dhe realizojnë me tepër se 1OOO popuj dhe komunitete të ndryshme nacionale ose etnike anëkënd globit. Aty janë edhe me tepër se 2OOO organizata të ndryshme botëre ose ndërkombëtare së bashku me dhjetëra- mijëra shoqata, grupe, shoqëri dhe kompani të ndryshme multinacionale , humanitare ose kosmopolitike në të mirën e përgjithshme të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor.Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhënjëve dhe raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në një masë tepër të madhe do t´iu shkojnë për shtati bashkëpunimëve,koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo mu për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme  (moderne ose bashkohore ) të ´tregut global´dhe një ekonomie të përgjithshme ose universale në nivel botëror ose planetar:Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkuptonë mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët  ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të ´tregut global´të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar.Ndonëse, pa harruar ti përmendim ose vëçojmë këtu edhe mekanizmat ose institucionet e specializuara dhe kompetente në nivel global ose planetar që veprojnë nën çatinë ose ambrellën e përbashkët të OKB-së si Fondin Monetar Ndërkombëtar ( IMF ) me seli në Washington DC të SHBA-së;  Bankën Botërore për Zhvillim dhe Rindërtim ( IBRD ) me seli në Uashington ;  Organizaten Botërore për Mirëqenje dhe Zhvillim ( IDA) me seli në Uashington;  Organizaten Botërore ose Ndërkombëtare të Punës (ILO) me seli në Gjenevë të Zvicrës;  Organizaten Botërore për Ushqim dhe Zhvillim të Përgjithshëm Bujqësor ose Agrar ( FAO ) me seli në Romë të Italisë;  Organizaten Botërore të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknikës ( UNESCO)  me seli në Paris të Francës;  Organizaten Botërore të Transportit ose Trafikut Ajror ( ICAO) me seli në Montreal të Kanadasë;  Organizaten Botërore të Shëndetësisë ( WHO ) me seli në Gjenevë ;  Korporaten e njohur botërore ose ndërkombëtare të Finansave  dhe Tregtiseë( IFC) me seli në Uashington;  Organizaten Botërore të Postës dhe Telekomunikacionit Ndërkombëtar( ITU) me seli në Gjenevë; Organizaten Botërore të Sherbimeve Sinoptike ose Meteorologjike ( WMO ) me seli në Gjene, Komisionin e njohur Finansiar dhe Ekonomik  per Europën( ECE ) me seli në Gjenevë  dhe kështu me radhë.Në këtë kontekst, për dallim të ekonomisë së centralizuar shtetërore ose nacionale (Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu monopolin dhe absolutizmin e dikurshëm politik, finansiar,ekonomk etj.): E kemi ekonominë e njohur liberale dhe kapitaliste.Përkatësisht, merkantilizmin(mertkantalizmin) e njohur finansiar, industrial dhe ekonomik të ngritur dhe projektuar mbase mbi forcën ose fuqinë e njohur monetare, finansiare dhe ekonomike të shtetit ose shoqërisë së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale.Gjegjësisht, mbi bazat e njohura  të politikës fiskale dhe  ekonomisë së tregut  të lirë  dhe kapitalit. Ndonëse, pa i harruar ti cekim ose theksojmë këtu fazat ose etapat e ndryshme të kapitalizmit si teori dhe praktikë e njohur shtetërore, industriale,finansiare dhe ekonomike siç janë "kapitalizmi i hershem",gjegjesisht, kapitalizmi i mesipërm kolonial dhe absolutist, "kapitalizmi luterian" ose utilitarist, "kazino-kapitalizmi" ose dirigizmi dhe kameralizmi i dikurshëm finansiar dhe ekonomik, kapitalizmi liberal ose liberal-kapitalizmi dhe kështu me radhë. Secila prej tyre me specifikat e veta politike, finansiare dhe ekonomike në këtë sfond.

 

2.  Sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventave dhe rezolutave të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor:  Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional , koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët(bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura,sovrane qytetare dhe demokratike kudo në botë.Ndonëse, duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe  disajnin ,arkitekturën,strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën,kulturën,arsimimin,  profesionalizmin,etikën,estetikën, rezonansën,kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale që së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik- paraqesin degët ose segmentët(shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur  konjuktural ose konjuktivë të politikës  së jashtme dhe diplomacisë. Në këtë sfond duhet përshëndetur dhe përgëzuar rolin, angazhimin dhe kontributin e njohur të lidershpit të gjithëmbarshëm shtetërore dhe politik në vendin tonë në drejtim të njohjes dhe afirmit të vazhdueshëm ose permnent të Republikës së  Kosovës  në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit. Dhe, kjo duke filluar që nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga (Përndryshe, juriste e diplomuar dhe gjeneral-majore e policisë me profesion), kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ( Profesor i historisë dhe magjister i shkencave politike me profesion) , kryeparlamentari Krasniqi( Doktor i shkencave historike), shefi i diplomcisë kosovare, z.Enver Hoxhaj ( Doktor i filozofisë klasike dhe i shkencave politike), zevëndëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli( Bisnesmen i famshëm kosovar i kalibrit botëror ose ndërkombëtar, njëheresh Magjister i menagjmentit dhe shkencave të njohura finansiare dhe ekonomike), Dr. Vlora Çitaku (Ministre e Integrimeve Euro-Atlantike në Qeverinë e Republikës së Kosovës) dhe të tjerë. Respekt. Në anën tjetër ndërkaq, të drejtat dhe  liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin,objektivitetin,individualitetin,ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive,intimitetin,dinjitetin,imunitetin,sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur(sovrane), qytetare,parlamentare ose pluraliste. Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike:rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun,mirëkutimin, tolerancën, edukatën,kulturën,kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror ose nacional ndodhën në funksion të " paqës sociale" ,gjegjësisht, koekzistencës paqësore , bashkëjetesës dhe  një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike gjithandej globit tonë tokësor.Në këtë sfond duhet veçuar peshën e madhe dhe rëndësinë e posaçme të partive ose subjektëve të ndryshme parlamentare dhe politike në jetën e përgjithshme shtetërore ose institucionale të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive.Dhe, kjo sidomos në ngritjen,konstituimin, konsolidimin dhe afirmimin e vazhdueshëm dhe permanent të pluralizmit të njohur politik dhe demokratik,në miratimin dhe respektimin e  ligjëve të njohura kushtetuese dhe juridike në kuadrin e njohur të shtetit ligjor dhe demokratik, në ngritjen, konsolidimin,afirmimin dhe avansimin e vazhdueshëm të vleerave, parimëve dhe principëve të lartëcekura shtetërore,, nacionale dhe politike në kuader te lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror dhe nacional e kështu me radhë.

 

3.. Republika e Kosovës se këndejmi, së bashku me vlerat , ptencialet dhe resursët e saj të njohura ( globale ose universale) në njerën anë, respektivisht,me raportët dhe marëdhënjët e  shkëlqyera  të popullit, shtetit dhe qeverisë kosovare me SHBA-së, Gjermaninë, B.Madhe, Turqinë, Francën, Italinë,Japoninë dhe me vendët tjera me përparimtare të globit: Ndodhët në rrugën e mbarë të anëtarësimit dhe inkuadrimit të saj të pashmangshëm në OKB-se  si dhe në të gjitha mekanizmat dhe institucionet me të rëndësishme botërore ose ndërkombëtare.Në këtë drejtim jemi thellë të bindur.Kemi fakte dhe argumente të shumëta dhe relevante në Rrugën e pakthyeshme të shtetit dhe popullit ose kombit tonë për në OKB-së, në NATO, BE-së dhe kështu me radhë.Nuk ndalemi. Ecim dhe levizim vetëm përpara!Me Rrugën e Dritës dhe Integrimëve të lartëpërmendura globale dhe universale... Kthim mbrapa nuk ka.Në Anën tonë pra  i kemi SHBA-së, Gjermaninë, Britanie e Madhe,Francën, Turqinë, Italinë,Japoninë etj.Respektivisht, vendët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora