Mendime
Zejdush Kastrati: Qeveria Thaçi 2, vërtet unikate në rajon!
E hene, 09.01.2012, 08:58 PM
Qeveria Thaçi 2, vërtet unikate në rajon!
E vërteta zhytet, por nuk mbytet. (proverb shqiptar)
Nga Zejdush Kastrati
Nuk është vetëm në senecën e fundvitit që shkoi, e njejta deklaratë e kryeministrit Hashim Thaci, i cili para mediave dhe opinionit të gjërë, pa kurrfarë hezitimi, deklaroi se Qeveria që ai drejton, e në veqanti Thaci 2, është Qeveria me stabile dhe më e sukseshme në rajon e më gjërë, dhe edhe me këtë rast, permendi shumë rezultate pozitive, që sipas tij, ka bërë kabineti qeveritar që ai drejton.
Bile në këtë seancë, nuk e la askend tjetër nga kabineti qeveritar që lavdëroi, as të prononcohet apo deklarohet,por pa një pa dy,anashkaloi edhe pesë pikat e rendit të ditës, për këtë senacë të fundvitit, dhe ate e shpalli të mbyllur ”express”.
Kësaj radhe ,nuk pati as prononcime,si herave tjera, që mbante ”meraklia”, dhe “sevdalia” prof, Hajra,në sallën e konferencave, por ftoi mediat, në një koktej rasti, të organizuar për këtë fundvit për mediat, dhe kuptohet, edhe aty nuk munguan batutat, por edhe disponimi që kishte kapluar Kryeministrin atë ditë !
Gjatë dollis, u tregua shume gjentil, i afert me gazetarë,por me “kungja”,e që të shumtën e rasteve, ata, ishin që i imponoheshin dhe kërkonin edhe të fotografoheshin,por ajo që mendoj, se ia vlen të ceket , ishte, se në një pytje që iu parashtrua, se gjatë këtij viti që lamë pas, ,dallimi më i madhë, që vërehet tek Kryeministri, është, se është thinjur shumë. përgjegjia e tij ishte shumë konkrete:”Me kend po rri, dhe i kam afër, pak jam thinjur…”
Cila është e veqanta e Qeverisë Thaqi 1 dhe 2 ?
Se kjo Qeveri ,është e veqantë, në rajon dhe më gjërë, është një fakt dhe dëshmi që nuk mund të kontestohet,sepse vërtetë, është e vetmja që nuk menagjon me gjithë teritorin e shtetit të shpalluar para tre vitesh,se është e vetmja dhe e veqanta në rajon dhe më gjërë ,që nuk pyetet kur në të futet”edhe maca edhe kuca”, sic shprehet baca Adem, edhe kjo qëndron, se është unukate, në rajon, sepse në këtë shtet, pos kësaj qeverie, veprojnë edhe strukturat ilegale të një shteti tjetër,edhe kjo është një e vëtetë,poashtu kjo qeveri dallohet nga qeveritë tjera në rajon, sepse nëpër rrugët e këtij shteti, e cila deklarativisht, thuhet se qeveriset nga kjo qeveri , qarkullojnë vetura të një shteti tjetër që nuk të njeh dhe të provokon e krijon probleme të mëdha,pastaj,është qeveri, e cila, në krahasim me qeveritë e rajonit, dallohet dhe prinë, sa I përket aferave korruptive dhe krimit të organizuar, është qeveri që në krahasim me qeveritë e rajonit, në këtë kabinetë ka përsona, që janë anagzhuar dhe deklaruar publikisht kundër këtij shteti dhe me një të kaluar të dyshimtë,është qeveri, e cila në krahasim me qevritë tjera të rajonit dhe më gjërë, që nga gjithë zëvëndëskryaministart, minsitrat e zëvëndësministrat asnjëherë, dhe në asnjë rast, nuk kanë treguar as më të voglën fuqi elementare të dinjitetit në raport me Kryeminsitri.
Gjithashtu,kjo Qeveri, dallohet shumë edhe në raport me Qeveritë tjera në rajon sa i përket numrit megalloman të zëvëndëskryeministrave,ministrave,zevendesministrave…
A bëhet dhe mbahet shteti me deklarta ?
Nuk është shumë tragjike të thuash se nuk mund ta bëshë një punë të cilën e ke pranuar,apo e cila të është besuar,ose e ke marre obligim për ta kryer, dhe nuk mund ti dalësh zot,nuk është poashtu shumë tragjike të thuash se janë këta faktorë apo shkaktarë, që nuk po të lejojnë ti mbesish besnik fjalës apo betimit të dhënë, dhe ti numrosh shkaqet apo arsyet reale pse nuk po mundesh të pengosh një sjellje apo veprim i cila po të demton edhe ty por edhe të tjerët që përfaqëson,por gjithashtu nuk është shumë tragjike edhe sikur të pranosh se është preferenecë e miqëve ndërkombëtarë edhe për këso veprime,që mund edhe të mos jenë të pranueshme,por…
Por, është shumë tragjike dhe e dëmshme kur nuk e thua të vërtetën dhe manipulon me popullin dhe merr përgjegjësi e leshon deklarata se je ai që “jep leje”,që ke marë”garanca të forta”, se ke qasje në cdo cep të Kosovës,e në anën tjetër ndodh e kundërta,gjë që jo vetëm që dëshmohet se nuk je pyetur, por del se “qështja e garancave” është një “fontanë dëshirash” apo vetëkënaqësi që do të dëshiroje të ndodhte,kurse sa I perket veriut .po dihet dhe po shihet se ai teritor tash për tash është “shtet ne veti”.
Pse sillet kështu Kryeministri ?!
Në kontinuitet, Kryeministri aktual Hashim Thaci, për një pjesë të madhe të opinionit kosovarë, ka një bagazhë të fuqishëm dhe pozitivë, sa i përket përsonalitetit,punës dhe angazhimit të tij, që nga koha rinore e deri sa erdhi në postin e Kryeminsitrit,(me siguri koha në vazhdim,por edhe historia do të tregoj)pëkatësisht,përsonit më të fortë në Kosovë.
Ishte pjesë e lëvëzjeve studentore, pastaj e veprimtarive ilegale për clirimin e Kosovës në diasporë, formimit të dhe luftës së UCK-së,Rambujes,Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës dhe shumë proceseve tjera me rëndësi për vendin dhe kombin dhe ndihma,kontributi dhe sakrifica e tij ne kete drejtim është e pakontestueshme,por gjatë qeverisjes Thaci 1 dhe Thaci 2, në veqanti regrutimi afër vedi njerëz me hipoteka të dyshimta,pastaj jo profesional,vazal, servil e hipokritë,të përfolur për afera, janë disa nga difektet më të mëdha, dhe mangësitë që i kanë kushtuar dhe do ti kushtojnë shumë, edhe në të ardhmen në karierën e tij politike.
Ska dilemë se askush gjithnjë nuk ka kaluar jetën në politike, e në veqanti në Ballkan, nga skena politike liderët ndërrohen mbrenda natës,gjë që është dëshmuar edhe me shumë ish lider të rajonit, ndaj është një bindje e imja se Hashim Thaci, kryeministër aktual, do të vij koha shumë shpejt, kur do të thot sic është një thënje popullore”Kuku nënë cka i bana vedit”.
Por edhe një gjë dihet botërishtë.Sikur, afër vedi Hashim Thaci të kishte, ata që vërtet e respektojnë, e duan ate dhe vendin, situata do të ishte ndryshe, në raport edhe me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova , dhe pasi që hë për hë Kryeministri, është ngritur shumë lartë , edhe rrxumja e tij eventuale,kur do të ndodhë,do të ishte, me më pak pasoja, e me më pak dhimbje.
Megjithatë,Kryeministër, kështu ke dashur dhe zgjedhur vet,andaj mbaju e qëndro sa të mundesh,por kuptohet ,nëse mundesh,dhe të lënë…
Zoti të ndihmoftë.