E premte, 26.04.2024, 05:48 PM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: Të vërtetat për shtetësitë dhe gënjeshtrat e Avokatit të Popullit z. Ixhet Mehmeti

E merkure, 04.01.2012, 09:02 PM


TË VËRTETAT PËR SHTETËSITË DHE GËNJESHTRAT E AVOKATIT TË POPULLIT zt. IXHET MEMETITI

 

Nga Arben LLALLA

 

Në gazetën KOHA të datës 28 ishte botuar një shkrim rreth problemit të shtetësive ku gazetari Arben Zeqiri kishte bërë një studim serioz duke sjellë fakte të vërteta rreth këtij problemi delikat. Por Avokati i Popullit Ixhet Memeti (në të vërtetë është avokat i shtetit sepse zgjidhet nga strukturat e larta maqedonase dhe jo nga populli) jep dy deklarata tendencioze me prapavijë dizinformuese ku deklaron se në Maqedoni nuk ka dhjetëra mijëra shqiptar pa shtetësi të Maqedonisë, por shprehet i gatshëm që zyra e tij të ndihmojë në të gjitha rastet, kur plotësohen kushtet që një individ të pajiset me këtë dokument të rëndësishëm. “Rreth 90 për qind e rasteve që kanë kërkuar ndihmë tek Avokati i Popullit, dhe ku është vlerësuar se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, janë pajisur me shtetësi maqedonase. Të gjithë ato që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë maqedonase, mund të drejtohen tek ne”, thotë Memeti.

Ky avokat renave dhe buravec gënjen pa pik turpi. Sepse po ti referohemi studimeve serioze nga gazetarë të ndryshëm ke faktet e mëposhtme.

Zyra e avokatit të popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006, janë mbi 366, kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë(KOHA, 4 Gusht 2007). Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla(KOHA, 20 Shkurt 2008, Shkup). Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183, lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007(KOHA, 27 Mars, 2008).

Në gazetën LAJM, 19 mars, 2008, shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptar që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar

Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare. Pra nuk janë dhjetëra apo një mijë siç pretendon ndonjë shqipfolës apo sahanlëpirës në strukturat e maqedonasve, por janë mijëra qytetar.

Gënjeshtra e dytë e Avokatit të Popullit Maqedonas z.Ixhet Memeti është kur ai deklaron: “Rreth 90 për qind e rasteve që kanë kërkuar ndihmë tek Avokati i Popullit, dhe ku është vlerësuar se i plotësojnë kushtet e parapara me ligj, janë pajisur me shtetësi maqedonase. Të gjithë ato që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë maqedonase, mund të drejtohen tek ne”, thotë Memeti. Kjo është gënjeshtër sepse avokati Ixhet Memeti ndihmon në bazë të direktivave të personave që atë e vunë në postin që mban sepse unë kam fakte kur ky avokat i ashtuquajtur i popullit ka braktisur çështjen e shtetësive zyrtarisht me arsyetimin e më poshtme

Avokati i Popullit Ixhet Memeti më shkruar më 21 janar 2009 e braktis çështjen e qytetarit Arben Llalla duke e arkivuar në sirtarin me pluhurin e harresës dhe treguar rrugën për në Gjykatën Administrative. Avokati i Popullit e di shumë mirë se në Gjykatë duhet avokat për të mbrojtur të drejtën e popullit kur shkelet nga shteti. Por kur të braktis Avokati i Popullit kush Avokat e mbron Popullin!? Në këtë rastin unë jam “populli” i braktisur nga Avokati i tij.

 

Letra e Avokatit të Popullit Maqedonas, 21.01.2009.

“Në lidhje me parashtresën Tuaj, Ju njoftojmë se Avokati i Popullit i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore (në mesin e të cilave edhe të drejtën e fitimit të nënshtetësisë së një shteti të caktuar) të qytetarëve dhe të të gjithë personave (të huajve, apatridëve dhe të tjerëve) kur ato u cenohet me akte nga organet e administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë.

Në përputhje me nenin 7, paragrafi 4 të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, vetëm organi për nënshtetësi është kompetentë për ti justifikuar shkaqet e marrjes së një aktvendimi sikur në rastin Tuaj kur refuzohet kërkesa për shkak të mos përmbushjes së kushtit-pranimi në nënshtetësi të mos e rrezikojë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë.

Nga këto shkaqe, Avokati i Popullit për momentin nuk mund të konstatojë shkelje të ndonjë të drejte konkrete prandaj e ndërpret procedurën pas një numri të madh të parashtresave Tuaja, ndërkaq , më tutje, të drejtën për fitimin e nënshtetësisë së Republikës të Maqedonisë mund ta mbroni në procedurë ankimore ose në procedurë për kontest administrativ përpara Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë.”

 

Racizmi i një ligji

Aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësoj kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo ti refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet ti drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.

Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.

Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.

Atëherë si është e mundur që MPB do ju besojë sigurinë shtetërore forcave të policisë shqiptare? Kur në të njëjtën kohë u refuzon shtetësinë mijërave qytetarëve që vijnë nga Shqipëria! Kjo është sa ironike dhe qesharake.

Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni.(Ka fakte se shumë qytetar pasi kanë fituar shtetësinë maqedonase janë bërë inspektor të fshehtë të DBK, DSK.

Ka raste që kërkuesi i shtetësisë maqedonase i kërkohet të ndërrojë emrin, mbiemrin, fenë dhe kombësinë. Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski. Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.

 

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

 

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut ka deklaruar kohë më parë se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend. “Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.

Maqedonia edhe pse ka firmosur Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriu, ky shtet multietnik i shkel këto të drejta me dy këmbë duke mos respektuar asnjë ligj juridik. Duke shkelur këto ligje MPB e Maqedonisë me veprimet e saj antiligjore po nxit urrejtje midis etnive dhe religjioneve fetare. Ajo po inkurajon ndarjet familjare ku siç dihet familja është e shenjtë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora