E hene, 29.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Programi i RTK-së kushton 1 000 euro

E marte, 03.01.2012, 08:57 PM


PËR PREZENTIMIN E NJË PROGRAMI-MANIFESTIMI PËRMES NE RTK-së,

DUHET TE PAGUASH SHUMEN 1000 EUROVE

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Për ta përcjell një manifestim kulturor, arësimor, sportiv apo “KUIZ DITURIE“, përmes RTK-ës, duhet ta paguash shumën prej 1000 eurove, kështu kërkon gazetari  të i RTK-es, z……. .,Ndersa rasti tjetër eklatant është kur njeriu thirret ne emër të një shoqate( që nuk ekziston) dhe gjatë manifestimeve të ndryshme të mërgimtarëve tanë, me vete bartë dy mikrofonat; 1. të RTSH-rë dhe 1 të RTK-es.Por programet inqizimet e tilla nuk i panë kurrë mërgimtarët tanë. Kohëve të fundit ai po u premton nga një Ce-de, dhe po kërkon nga 20 –euro. Por ras kjo nuk u realizua kurrë ? ! Deri kur…

Unë në fillim të këtij shkrimi do ti drejtohesha Ministrisë së Arësimit të Shkencës e Teknologjisë , MASHT- së ,? Se kur do t‘i fillojë bisedimet për zyrtarizimin e shkollës plotesuese shqipe në Gjermani ? Për mua mbetet e pa qartë përse deri më tani nuk u zyrtarizua shkolla plotësuese shqipe në Gjermani . Kaluan më tepër se 10 vite që Kosova u çlirua nga robëria shekullore serbe, e mbi 4 – vite të shpalljes së PAVARËSISË së Kosovës (me 17 shkurt të vitit 2008), akoma përfaqësusit e MASHT-së, jo që nuk kanë filluar bisedimet me palën gjermane, por ata kurrë nuk e kanë paraqitur këtë problem para organeve kompetente arsimore në nivel republike apo edhe në nivel shtetesh. Vijnë e shkojnë ministrat e Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj, Ramë Buja, e së fundi edhe ministri i diasporës z. Ibrahim Makolli, dhe kthehen pa vë në diskutim çështjen e zyrtarizimit të shkollës plotësuese shqipe. Bëhet zgjedhja e Ministrit të diasporës ( për të cilin duhej ta zgjidhte diaspora ..,) nga Parrlamenti i Kosovës ? Vizitat e ministrit të diasporës z. Ibrahim Makolli, bëhen sa për të mbushur protokolet dhe për t’i marrë meditjet e tyre. Ministrat tanë netët i kalojnë tek mërgimtarët tanë, ndersa në anën tjetër.., deklarohen se gjëja i kanë fjetur në hotelet gjermane. Ata bredhin poshtë e lartë Gjermanisë, e nuk u premton koha të bisedojë me palën gjermane për çështjen e zyrtarizimit të shkollës plotësuese shqipe . Ministri i zgjedhur (jo nga Diaspora) kurrë nuk i paralajmëron vizitat e tij me mërgimtarët tanë. Ne kemi nevojë që sa më shpeshë të na vizitojnë liderët tanë, dhe të na informojnë për rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Ky, ministri ynë i ri…, në vizitën e tij të fundit në Shtuttgart , jo që nuk e kishte paralajmëruar në mediat tona por edhe kur arriti nuk kishte në sallë mbi 50 vetë. Kjo ndodhë sepse në shtetin Gjermanë takimet duhet paralajmëruar e informuar më herët përmes mediave të shkruara dhe atyre elekktronike, ardhjen, vizitat, dhe tubimet me mërgimtarë. Tubimet me mërgimtarë çdo herë duhet të caktohen e mbahen ne fundin e javës, ( e premte mbrëmje, e shtune por edhe i dielë para dite. Ne këtë kohë pjesa më e madhe e mërgimtarëve janë të lirë, dhe mund të marrin pjesë në mbledhje apo tubim. Organizatori i tubimeve të tilla duhet të ketë parasysh që sallat ku mbahen tubimet , ti plotësojnë kushtet për mbajtjen e tubimeve. Unë nuk e kamë të qartë se përse është hapur Konsulata e Republikës së Kosovës në Shtuttgart…, Nëse ajo është hapur për ti shërbyer mërgimtarëve tanë dhe shtetit të Kosovës, personeli i kësaj konsulate nuk guxon të kënaqet me vizitat e tyre në disa lokalitete, ku atyre ju pëlqen, Kemi shumë raste kur përfaqesuesit e konsulatës në Shtuttgart, ftesave të mërgimtarëve tanë për pjesëmarrëje në manifestime të ndryshme nuk ju kanë përgjegjur ? ! Personeli konsular gjatë 8 orëve punë ai duhet të vë kontakte me organet kompetente arsimore gjermane . Pra thënë shkurt personel i konsular në Gjermani, si duket ka rënë në gjumë? Athua ata mendojnë se vizitat e tyre të rralla nepër manifestimet e mërgimtarëve tanë, janë suksese te tyre…,nëse mendojnë kështu.., ata janë të mashtruar, dhe ne ketë mënyrë pengohet zhvillimi, ndertimi i shtetit si dhe zyrtarizimi i shkollës plotësuee shqipe ne Gjermani. Çdo punëtorë konsulate ka detyrat dhe obligimet që duhet kryer. Ata duhet të vënë kontakte të shpeshta ne të gjitha lëminjët; arsim, kulturë, ekonomi, etj. Ata duhet të jenë prijës të aksioneve tona ne nivel shtetesh . Ata duhet ndertuar ura të reja miqësije me palën gjermane, ata duhet hospituar ne të gjitha tubimet qofshin ato ekonomike.politike,shoqërore, arësimore, jo vetëm të hospitojnë në to, por edhe duhet diskutuar e referuar për gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore ne të cilën po kalon shteti ynë KOSOVA. Ata duhet të jenë më koperativë dhe më të sjellshëm gjatë komunikimit me telefonë me mërgimtarët tanë. Ata janë“pasqyrja“ e Kosovës. Ata nuk guxojnë dhe nuk duhet lejuar vehten të paraqiten në diskutimet e tyre se janë simpatizant të një apo partije tjetër .Personeli konsular duhet te organizoje mbremje informative lidhur me gjendjen ne Kosovë, te njohtohet me gjendjen e problemet e mergimtareve tane, qofshin ato gjate vizitaave që po i bëjnë në Kosovë apo preblemeve të ndryshme që po u paraqiten në Gjermani. Kohëve të fundit në republikën e Badenwürtenbergut, disa> “njerëz“ , po gënjejnë e po i vjedhin mërgimtarët tanë. Ata njerëz kanë emër dhe mbiemër. Mashtruesi, gënjeshtari z. C. T, nga Shqipëria, i cili e quan vehten.., Kryetar të Unionit të Shqiptarëve në Diasporë,( organizatë, subjekt, shoqatë, klubë, apo lëvizje) nuk ekziston në Gjermani. Ky matrapaz i jep vehtit të drejtën që të thirret në emër të kryetarit të Unionit të Diasporës Shqiptare ( e që ajo nuk ekziston) të prezentohet në takime e tubime të mërgimtarëve tanë. Krejt kjo do të ishte në rregull sikur “veprimtari“ gënjeshtari, të mos paraqitej si gazetarë..- bashkëpunëtorë i RTSH-r dhe RTK-së. Ai gjatë çdo takimi, tubimi, kremtimi.., me vehte sjellë një kamerë, inqizimi dhe dy mikrofonë; njerin të RTK-së dhe tjetërin të TVSH-së. Mirëpo, ky gënjeshtarë, tani ka ndërrua mënyrën e veprimit . Ai tani kërkon nga mërgimtarët tanë që ata t‘ia japin nga 20 euro me kusht që ky pasë ca dite…, do tua sjellë emisionet-programet e tilla të inqizuara në CD-e. Edhe kjo është një gjë e shëmtuar të cilën po e bënë z. C. T. E ftojë z. C. T, që sa më parë të largohet nga gjërat e tilla, sepse ai do të ndeshet me ligjet gjermane. Por në anën tjetër të medales, punëtori- gazetari shumëvjeqar i RTK-së, vite të tëra përgatiti dhe udhëhoqi e diasporës“Zëri Ynë“, për shkakë të mosmarveshjeve që kanë hasur( për marrjen apo ndarjen e mitos me kamermanin e tij),me kamermanin e tij janë ndarë. Por ajo që dua të ceku se ky njeri vite te tëra për pjesëmarrjen e tij në një manifestim apo prezentimin e ndonjë aktiviteti, shoqate, klubi apo shkolle, plotësuese shqipe, ku mësuesi-ja punonin falasë, kërkonte një shumë prej 1000 eurove !!! . E të cilat ne të shumtën e rasteve edhe i ka marrë nga organizatorët. Deri kur do të vazhdojë kjo lojë e rrezikshme e C. T, dhe gazetarit të RTK-së, pritet të shohim. Kjo shumë po sikur t’i kërkohej një firme private do të ishte në rregull. Por të kërkosh t’holla nga një mësuese, mësuesë, shoqatë humanitare, klubi, aktiviteteve kulturore, muzikore, sportive, humanitare, shkollore, etj, kjo është një turp i llojit të vetë.

>Nëse stafi i RTK-es është i informuar për këtë gjë e nuk ka reaguar,deri më tani kjo le të mbetet në ndërgjegjën e tyre.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora