E hene, 28.11.2022, 03:44 PM (GMT)

Kulturë

Bedri Tahiri: Njё thёllёzё pёr nipin

E merkure, 04.01.2012, 07:56 PM


Tregim

 

Bedri TAHIRI

 

Njё thёllёzё pёr nipin

 

Qysh se arrita tё mbajё mend, diku kur nisa mёsimet nё gjimnaz, atёherё kur e gjithё familja jonё tridhjetanёtarёshe mezi e siguruam njё televizor bardhё e zi, çastin e ndёrrimit tё moteve e kam pёrjetuar me njё ndjenjё tё veçantё dhe krejt ndryshe nga tё tjerёt. Po ore po, kёtё e them me sinqeritet. Nё kulmin e haresё, kur tё gjithё nxeheshin e dalldiseshin deri nё ekstazё, mua mё kaplonte njё si mallёngjim trishtues dhe disi mёrzitesha. Madje, shpeshherё, edhe mё  keq, sёmurёsha dhe ua prishja edhe tё tjerёve atmosferёn gazmore. Shikuar hollё e hollё, mbase kjo nuk ёshtё edhe aq ters nopran, ngase, tekefundit,  çdo Vit i Ri, secilit i sjell njё rrudhё mё shumё nё vijat e jetёs. Siç mё thonё tё gjithё, nё kёtё pikё puçёm plotёsisht me tim gjysh, ndjesё pastё, tё cilin nuk arrita ta njihja e qё, gjithmonё, kishte thёnё: Mos u gёzoni se po vjen  Viti i Ri, por mёrzituni se po  shkon jeta!

Edhe tё shtunёn, ditёn e fundit tё 2011-s, thuajse do tё mё ngjante e njёjta gjё. Nё tё parё, ishte njё ditё e zakonshme dhjetori, e thatё dhe e ftohtё. Dielli, qё herё- herё shfaqej nё horizont, kafshonte me dhёmbё ujku. Mos tё harrojmё, viti qё po ikёn rrokullimё  nё theqafje, do tё kujtohet gjatё pёr njё thatёsi tё paparё. As mё tё moshuarit, ata qё mbi supe mbajnё tё rrumbullakёsuar njё shekull vuajtjesh, nuk e mbajnё mend njё tё tillё. Gjatё gjithё muajve tё pranverёs e tё verёs, vetёm dy herё kishte rёnё shi dhe, nё tё dy herat, nё sasi tё pakёt e me ket. Kёshtu, nё gjithё vendin kёrcёnoi pamёshirshёm apotheoza e ujit. Edhe bashkёvendёsit e mi vuajtёn shumё pёr lёngun e jetёs, ujin. Hoqёn tё zitё e ullirit, ore ju paça pёr jetё tё jetёve, duke bartur  tё bekuarin nga kroi i Kodrinёs, burim qё nuk shterron kurrё e qё rrjedhё nёpёr galeritё e xehes sё magneziumit. Pёr çudi, sivjet, siç po duket, edhe bora e paskёsh harruar rugёn...

Dhe, kjo ditё gdhiu bёftё veshur me tё bardha. Suka e Madhe, shtathedhur siç ishte,  bёnte temena mbi shoqet e veta qafёshkurtra e topolake. E gjithё natyra zbardhёllinte me njё hijeshi tё purpurtё prej mёndafshi tё tejdukshёm. Pemёt nё oborr, tё cilat gjatё verёs gati na e kishin lёnё lamtumirёn, buzёqeshnin si çapkёne lozonjare dhe ia bёnin me sy rrezeve tё diellit, qё tundej e pёrkundej drejt majave kёsulёbardha tё Bjeshkёve tё Nemuna,  pa e pasur dronё e tundosjes nё pafundёsi.

Kjo bardhёsi verbuese seç mё gici thellё nё shpirt. Dreq o punё! Trazimin turbullues ma shtoi edhe lehja e njё zagari nё kodrat pёrballё dhe krisma e thatё e njё çifteje nё Kodrёn e Hutit. Sakaq, instiktivisht, u nisa drejt dhomёs sime. Sytё mё shkuan vetёvetiu tek arma e gjuetisё, varur nё anёn e jashtme tё ormanit ngjyrё gёshtenje.

Ah, tё keqen vёllai, sa kohё kishte qё nuk kisha dalё pёr gjah! Merre me mend, edhe çiftja kishte zёnё ngapak korrezion pёrreth çarkut tё zhgrehjes. Dorёn nё zemёr, gjahun nuk e kam shumё nё qejf. E dua si sport, por jo si pasion pёr tё vrarё. Kjo mё ka mbetur qё kur binte shumё borё dhe çarja e shtigjeve tё pashkёlura mё pёlqente shumё. Ecja e ecja gjithё ditёn dhe kur kthehesha i lodhur e i bёr qull, frymёzimi pёr tё hedhur diç nё letёr mё priste tek pragu. Kёshtu kishin vepruar edhe shkrimtarё tё tjerё para meje. Kjo mё ngazёllente dhe mё bёnte tё mos ndjeja fare lodhjen. Itenirari im ishte i thjeshtё. Zakonisht nuk shkoja larg shtёpisё. Kishte tё tjerё qё shkonin mё larg, nёpёr vargmalet e Qyqavicёs, duke ngarendur pas dhelprave, ujqёrve e derrave tё egёr. Unё kalёroja arave, livadheve e maleve midis Galicёs, Mikushnicёs, Dubocit, Ashlanit e Taraxhёs. Zatёn, atypari edhe silleshin vёrdallё e gjallonin gjёja e gjallё qё gjuheshin mё sё shumti: lepujtё, pёllumbat e egёr, thёllёzat, patat e egra. Lepujtё e fushave ishin mё tё mёdhenj se ata tё maleve. Edhe thёllёzat dalloheshin, nёpёr ara ishin mё tё mёdha, mё tё buta, mё tё ngadalta. Lepujtё nuk m’i kishte ёndja shumё dhe nuk jepesha fort pas tyre. Vetёm tre i kam vrarё gjithsej, njё e kam çuar nё shtёpi e dy ua kam falur tё tjerёve.

Thёllёzat mё joshnin si vera nёntёvjeçe me aromёn e saj dehёse. Atyre ua mora dorёn, siç thonё kёndej, dhe asnjёherё nuk kthehesha duarbosh. Ua mёsova sjelljet dhe veprimet e tyre. Kur binte borё, ato, tufa- tufa, çliroheshin dhe pёr shtatё palё qejfe ia shtronin muhabetit nёn lisat e mёdhenj a nёn pemёt nёpёr ara, ku bora me vёshirёsi vinte pushtet, sepse rrёnjёt e tyre e thithnin etshёm. Ato nuk lёviznin shumё nga vendi i zёnё, zakonisht nёpёr arat e mbjella me grurё. Megjithatё, kurrё nuk harronin tё vёnin roje. Mjaftonte njё paralajmёrim prej asaj qё ishte nё rojё e qё rrinte e veçuar e larg tyre dhe i gjithё grupi tё palohej pёr toke, duke u futur nё borё, ose tё ngrihej me shpejtёsi marramendёse nё ajёr e tё arratisej si vetёtima nё njё vend tjetёr, jo shumё larg tё parit, ngase ato nuk e kanё tё zhvilluar shumё artin e fluturonit.

Edhe sot sesi mё lindi dёshira tё dalё pёr thёllёza. Dola po atyre arave e livadheve qё i njihja symbyllas. E dija ku rrinin ato, ledhave me ferra kaçe e kulumrie, shtrojerave e nёpёr grunaja tё sapo mbira, ku kullosnin ngeshёm. Bora e pakёt nuk tё jepte shumё mundёsi pёr t’i zbuluar ato. Majat e plisave tё  ugareve tё mashtronin keq, ato nxinin dhe, nga larg, gjasonin tamam nё grumbuj thёllёzash. Ehu, sa e sa herё, i kam qёlluar  tё mallkuarat pёr thёllёza!

Ecja dhe meditoja. Lart nё kodra dikush ia thoshte njё kёnge tё vjetёr trimёrie. Pushkёn e kisha mbushur sapo kisha kapёrcyer shtёpinё e fundit tё fshatit. Me kohё e kisha bёrё zakon: nёpёr vendbanim e nё shtёpi pushkёn e mbaja bosh, pa fishekё! Asaj nuk i besohet! Njёherё nё vit, thonё, e mbush edhe djalli! Sakaq, pikёrisht nё arёn time mbjell me grurё, te Kroni i Bajramit, njё brrrrr e trishtё mё ktheu nё vete. Dhjetё çapa para meje u tremb furishёm njё grumbull thёllёzash qejflesha. Nuk u pёrpoça tё reagoja, por i pёrcolla ku do tё binin pёr tё zёnё vend. Ato shkuan e ranё nё ferrat mbyllёcake, nё tё cilat nuk depёrtonte lehtё as nёpёrka kryehudёr. U shkova pas. Dola nga ana e sipёrme dhe i vёshtroja qё andej. Ato mё hetuan dhe nuk qetёsheshin dot. Lёviznin, çuçurisnin  e merreshin vesh se si t’ia bёnin e kah tё shkonin.

-T’i lё apo t’i ngas,- thashё mё vete. Nuk isha i etur pёr tё vrarё. Kёtё e thashё nё fillim. Ishte nata e Vitit tё Ri dhe kisha dalё mё shumё pёr t’u çlodhur nga mёsimet e nga leximet e pёrditshme dhe pёr t’u dёfryer e ngopur me ajёr tё pastёr. Edhe Kulla e Azem Galicёs, qё tashmё e pёrfunduar, rrezatonte atdhedashuri, heroizёm e madhёshti mu aty ku edhe i kishte pasur themelet e para, mё grishte qё andejpari tё dilja pa pёrtesё...

-Ah, jo, nuk kthehem dot pa e vrarё tё paktёn njё, ama vetёm njё. E dua njё thёllёzё pёr nipin tim qё posa e ka mbushur motin dhe ka zёnё tё shqiptojё ёmbёl ndonjё nga fjalёt e para. Duke i dёgjuar tё tjerёt qё mё thёrrasin Babush edhe ai po mundohet t’i imitojё dhe vazhdimisht po mё thёrret: Babus. Jo, jo, atij nuk mund t’i shkojё dot pa njё dhuratё pёr Vitin e Ri 2012!

Bam!- ia shkrepa me tytёn e epёrme nё drejtim tё tyre, kur u dhanё krahёve pёr tё ikur tutje. Tё gjitha fluturuan ultas dhe u futёn nё malin e vogёl mes arash. Njёra ngeli nё vend, duke i pёrpёlitur krahёt e kuqrremtё. Ajo e kishte pasur ogurin e zi tё kapej nga njё saçmё e vetme nё kokё. Nuk e zgjata mё, e mora dhe u ktheva nё shtёpi.

-Babus, o Babus, ama, ama,- mё vardisej Taulanti i vogёl, qё edhe kishte qejf ta mbante nё dorё e tё lozte me tё, edhe kishte frikё prej saj.

Unё ndjeva njё kёnaqёsi tё çuditshme, tё paprovuar mё parё. Edhe atёbotё, kur mё ngjante tё kthehesha me nga dhjetё e mё shumё thёllёza, e shumicёn ua shpёrndaja fёmijёve tё lagjes, ndjeja kёnaqёsi. Por, sot qe mё ndryshe. Ore, ç’pandehni ju?! Po kjo qe njё thёllёzё pёr nipin tim, Taulantin!

O Zot, edhe kjo natё e ndёrrimeve tё moteve qe ndryshe nga tё tjerat...Nuk thonё kot holandezёt: çdo gjё ndryshon, edhe ndryshimi ndryshon!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora