E premte, 01.11.2024, 12:09 AM (GMT)

Kulturë

Mehdi Malkaj

E enjte, 20.04.2006, 05:48 PM


Artin shqiptarët e mendojnë si grekët dhe veprojnë si romakët

Ju luani rolin kryesor në dramën “Babai”. Kush ua dha këtë rol?

Mehdi Malkaj

Unë këtë vepër e kam marrë nëpërmjet Valter Qarrit , i cili është operator dhe drejtor fotografie në kohën kur ne xhironim “Trapi i vjetër”. Aty ai më tha se kishte një vepër shumë të bukur në dorë të shkruar nga Rruzhdiu. E mora për t’a lexuar dhe mua më goditi shumë si vepër. Kërkova autorin dhe i thashë se kishte shkruar një rol të përshtatshëm për mua. Pas shumë bisedash më në fund e binda, se rolin e babait në këtë vepër duhet t’a luaja unë dhe ai ra dakord si miq të mirë që jemi me njëri-tjetrin. E pyeta drejtorin Kiço London , më konkretisht pasi ramë dakort ai tha se do të shkonim në Shkodër dhe të bisedonim me regjizorin, që s’ka nevojë për të thënë sesa vlera dhe sesa i zoti është pasi dihet nga të gjithë , Serafin Fanko. Shkuam atje dhe ai na priti në atë mënyrë siç presin në përgjithësi shkodranët, me shumë xhentilesë dhe tha se do t’a lexonte veprën dhe më pas do të kthente një përgjigje. Vepra duket se ka pasur efekt në shpirtin e Serafinit dhe n’a ktheu përgjigje pas 10 ditësh. Ky ishte fillimi i këtij proçesi. Filloi puna, erdhi dhe profesori dhe më pas u caktuan aktorët e tjerë të veprës.
Cili është subjekti i kësaj vepre?
Vepra “Babai” është e autorit Rruzhdi Pulaha. Për mua si individ kjo vepër hyn tek dramat shumë të bukura shqiptare. Është një vepër me drama të forta shqiptare, pasqyron problemet e përditshme që kemi ne ,ato të dhimbshme dhe që nuk dimë si t’i shërojmë. Pra vërtitemi dhe përplasemi shumë dhe nuk dimë se kush e ka fajin. E ka fajin populli apo e ka fajin ajo pjesë e popullit që quhet shtet. Personazhi i babait, që luaj unë është në limitet e një babai tragjik dhe ka një dramë shumë të fortë. Subjekti është ky: Një baba që ka martuar një vajzë dhe pas martese ajo është trafikuar dhe ne këtë e hasim shumë herë. Këtë vajzë e kanë çuar në greqi, në të njëjtën kohë që ajo prej atje dërgon letra se është mirë e gjëra të tjera dhe këto i shkruan dhe i bën e vendosur nënë hijen dhe ushtrimin e dhunës dhe presionit. Një ditë prej ditësh personi që e ka bërë trafikimin e saj, pra bshkëshorti ja thotë babait se ai ka fjetur me vajzën e tij dhe se ajo është një makineri , e cila prodhon fëmijë pra domethënë, atë vajzë kush nuk kishte fëmijë grekë e linte shtatzanë dhe i merrte fëmijën. Ky ishte një lloj tjetër prostitucioni i tmerrshëm, makinë e prodhimit të fëmijve. Jo vetëm kaq, por ajo pasi ngelte shtatzanë vazhdonin t’a nxirrnin në rrugë për te prostituar. Babai djeg shtëpinë, të cilën e kishte bërë me ato para që i kishte dërguar e bija dhe më pas vjen në Tiranë dhe kërkon një vizë për në greqi. Në një lokal ku u ul për të pirë një kafe një nga këto vajzat e rrugëve e provokon dhe ky e rreh. Ajo i ka bërë nj denoncim ku thotë se ai ka dashur t’a përdhunojë dhe nis për të një proçes hetimi dhe gjatë gjithë kohës babai thotë se është e vërtetë që e ka rrahur, por tamam rrihja një tjetër që kisha në mendje, pra vajzën e tij. Pra ai bënte lidhjen midis kësaj dhe të bijës. Gradualisht ky zbërthehet ne hetusi dhe tregon se ka djegur shtëpinë, ka hapur një varr dhe që aty ka futur diçka, që i përket të bijës një bluze apo një fotografi në konteksin për t’a varrosur aty vajzën e tij dhe bashkë me të dhe veten. Me kalimin e ngjarjeve, të fakteve dhe të rrethanave të veprës ne shkojmë deri në fund dhe ka një konflikt midis hetuesit dhe babait. Është një vepër shumë e dhimbshme dhe unë shpresoj që të ketë efekt mbi shikuesin shqiptar sepse janë ca gjëra që ne në një mënyrë apo në një tjetër jemi të lidhur me këtë realitet pasi i dëgjojmë dhe i shikojmë të gjitha që në fillim të ditës kur lexojmë faqen e kronikës tek një gazetë apo tek një tjetër. Prandaj dhe kjo vepër është një thirrje e madhe dhe duhet që gjithë opinioni, populli duhet të bëhet i ndjeshëm për të gjitha këto fenomene. Pra është realitet dhe i trishtueshëm dhe unë mendoj se teatri flet më shumë me gjuhën e tij dhe teatri është ai që i bën gjërat më të ndjeshme.
Pse ju dëshiruat dhe këmbngulët që t’u besohej juve ky rol?
Efekti që pati kjo vepër tek mua është organik. Unë kur kam lexuar veprën për herë të parë nuk i kam mbajtur dot lotët mu duk diçka e tmerrshme dhe njeriu shtron një pyetje : Është e vërtetë kjo që ka ndodhur? Në një mënyrë apo në një tjetër kjo ka ndodhur dhe si pasojë është e vërtetë dhe mua që në fillim më goditi kjo vepër dhe ky personazh dhe unë nuk mund të qëndroja më indiferent dhe ngula këmbë për ta mrrë këtë rol. Unë dua dhe do mundohem me çdo gjë që kam për t’a arritur këtë dramë.
Ju keni bashkëpunuar me shumë aktorë. Si janë marrëdhëniet tuaja me ta dhe si e shikoni këtë bashkëpunim Serafin Fankun?
Unë jam shumë komod me të gjithë kolegët e mi. Kaloj mirë dhe kuptohem shumë mirë me ta pa patur asnjë paragjykim dhe është një kënaqësi të luash me ta sepse unë ndiej dhe shoh një gjë tek kolegët e mi, që unë jam i shqetësuar për ta dhe njëkohësisht dhe ata për mua dhe si rrjedhim të gjithë jemi të shqetësuar për njëri-tjetrin. Atë çka s’na pëlqen ja themi njëri-tjetrit qoftë edhe me sy dhe kjo është diçka shumë e bukur pasi, njerëzit e mençur kuptohen me sy. Në këtë vepër është një grup aktorësh shumë simpatik dhe shumë të mirë duke filluar që nga Ahmet Pasha, Rajmonda Bulku, Arben Derhemi, Suela Konjari, Dritan Boriçi, Anila Bisha. Të gjithë ne aktorët, që jemi në këtë grup jemi të predispozuar për t’a bërë me shumë dashuri këtë vepër.Unë kam punuar pothuaj me të gjithë aktorët dhe Serafini ishte regjizori i vetëm që nuk kisha punuar. Është puna e parë që bëj me të shpresoj që bashkpunimi ynë të jetë i gjatë.
Spektatori është mësuar t’ju shoh në role komike. Pse ky ndryshim dhe mendoni se do arrini të kënaqni publikun?
Për mua ky është efekti i teatrit. Spektatori me mua është mësuar duke më parë në zhanrin e komedisë mirëpo po të më shikojë personazhet e mia ato janë personazhe tragji-komikë dhe mua më pëlqejnë shumë këto personazhe. Kjo është e para dramë që unë luaj dhe është një përgjithësi e madhe për mua dhe nuk dua të zhgënjej ata që më duan mua si aktor. Shpresoj që do ta bëj mirë dhe do t’a realizojë këtë punë. Kujdesi që ka regjizori, kujdesi që kanë kolegët dhe ai që ka familja ime për mua dhe shqetësimi që kanë të gjithë për këtë më vënë në dilemë dhe unë shpresoj që të mos i zhgënjej. Me pak fjalë është një dramë e fortë dhe unë do t’a luaj me patjetër.Unë personalisht kam parimin se nuk ka aktor drame tragjedie apo komdie, aktori di t’i luajë të gjitha gjinitë. Këtu tek ne kjo gjë është parë paksa më ndryshe. Në të githa gjinitë luhet ai që quhet problem apo në gjuhën popullore hall. Dhe aktori e përjeton dhe e pasqyron atë. Unë dua që të marr atë që më takon nga puna që do të bëj.
Teatri tashmë është pjesë e juaja prej vitesh. Si e përkufizoni ju atë?
Një filozof ka thënë se :” Në greqinë e lashtë ,në demokracinë athinjotase artistët ishin njerëzit më të nderuar dhe më të respektuarit sepse ishin zëdhënësit e ideve kurse në Romën e lashtë, pra të perandorëve u kthyen në mjet argëtimi , ndërsa sot thotë ai mendohet si grekët dhe veprohet si romakët. Pra kjo, në psikologjinë e terrenit shqiptarë dhe kryesisht të kësaj që quhet udhëheqje, cilado qoftë, ajo i shikon artistët si mjet argëtimi dhe jo si vlerë. Për këtë arsye arti do të vuajë shumë këtu tek ne dhe nuk është fjala vetëm për aktorë apo teatër bëhet fjalë për artin. Ky është momenti më tragjik i një kombi. Themi kështu duke u nisur që nga pagesa që ne marrim e cila është qesharake. Qesh njeriu kur i tregon rrogën dhe mua kjo më ka ndodhur kur kam shkuar të marr rrogën mujore tek Raiffeisen Bank. Punojësja e kësaj banke në fillim qeshi kur më pa tek sporteli në shenjë respekti, por qeshi akoma më shumë dhe me keqardhje kur më dorëzoi atë. Njëherë për njëherë jemi tjesht një mjet argëtimi. Dikush ka thënë:” Arti tek ne është frut pas bukës, por neve n’a mungon buka”.Problemi është që aktorët në përgjithësi edhe unë që bëj pjesë tek kjo familje jemi paksa të sëmurë do të thosha gjithmonë në kuptimin e mirë të fjalës. Kjo sepse ne nuk duam të dimë për rrogën e vogël, për kushtet e punës , pra nuk duam të dimë për asgjë dhe vazhdojmë të punojmë me dashuri të madhe për teatrin. Ky është konteksti i asaj që thashë pak më parë. E duam teatrin me shumë dashuri, me shumë pasion dhe me shumë dashuri do të thosha. Ka diçka që ne nuk na ka thënë njeri që unë apo një tjetër do të bëhet aktor, jo, por kjo është një punë që ne e kemi zgjedhur vetë dhe do t’i shkojmë deri në fund pikërisht për këtë dashurinë e madhe që kemi për artin. Për teatrin ajo që kam bërë unë konkretisht dhe gjithë kolegët e është një investim i madh. Për t’u bërë aktor është shumë e vështirë dhe unë atë ç’ka i kam dhënë teatrit j’a kam dhënë me shpirt dhe me pasion. Në momentin që aktori ngjitet në skenë për të luajtur nuk do të dijë sa e ka rrogën se kush është ai apo diçka tjetër, atij i intereson që të dali me dinjitet dhe dhe pasuria më e madhe e tij është se spektatori i jep lule dhe duartrokitje pafund. Në fund të shfaqjes ai i ka marrë të gjitha dhe e jeton këtë tamam si një ëndërr derisa vjen momenti dhe ajo prishet pasi është diçka shumë e bukur për të qënë e vërtetë.
Publiku ju ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve. Si e keni ndjerë dhe vlerësuar ju këtë?
Publiku me mua është treguar i dashur dhe unë kam punuar shumë për të mos e zhgënjyer atë. Unë nuk dua të humbas asnjë spektator që më do, por dua t’i shtoj gjithmonë sepse për t’i fituar në fillim është shumë e lehtë, për t’i mbajtur shumë e vështirë dhe pr t’i shtuar është akoma dhe më e vështirë. Unë dua të bëj më të vështirën dhe nuk dua t’i zhgënjej në asnjë moment panvarësisht nëse roli është i madh apo i vogël. Unë jap gjithmonë maksimumin dhe kjo më pëlqen. Unë i dua dhe e ndiej që dhe ata më duan.

Sot



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora