E hene, 20.09.2021, 04:21 PM (GMT+1)

Lajme

Ngjarje e pazakontë në varrezat e martirëve

E premte, 21.10.2011, 08:59 PM


Persona ende të pa identifikuar, kanë ngjyrosur fotot e martirëve në varrezat e martirëve në Vushtrri, duke u vendosur mjekra fotografive të martirëve, ndërsa lulet e vendosura nëpër këto varreza i kanë hedhur në rrugë. Banorët të cilët banojnë përreth varrezave, tregojnë të kenë parë një qytetar të paidentifikuar, i cili kishte mjekër dhe veshje karakteristike dhe lulet e vendosura në këto varreza i kishte hedhur në rrugë.

 

Dhjetëra familjarë të këtyre martirëve të luftës së fundit në Kosovë, kanë shprehur shqetësimet e tyre tek organet komunale, gjë që ka shtyrë komunarët të vizitojnë menjëherë këto varreza.

 

“Konstatuam një gjë të shëmtuar që ka ndodhur në varrezat e qytetit. Ne dënojmë këtë akt të pazakontë deri tani në komunën tonë”, ka thënë Sami Istrefi, drejtor i shërbimeve publike.

 

Ai ka kërkuar nga organet kompetente të angazhohen në zbardhjen e këtij akti të ulët dhe kapjen e autorëve duke u dhënë dënimin e merituar.

 

Istrefi u ka bërë apel qytetarëve për bashkëpunim të tyre me Policinë e Kosovës dhe institucionet lokale për të parandaluar dukuritë e tilla.

 

“Në kohën kur ne ende presim zbardhjen e fatit për të zhdukurit tjerë, të ndodhin gjëra të tilla vërtetë është veti anormale”, tha Istrefi.

 

Në anën tjetër, banorët të cilët banojnë përreth varrezave tregojnë të kenë parë një qytetar të paidentifikuar, i cili kishte mjekër dhe veshje karakteristike, i cili lulet e vendosura në këto varreza i kishte hedhur në rrugë.

 

Imami i xhamisë e cila gjendet krejt pranë varrezave të qytetit, Behar Dushi, shprehet të jetë shumë i revoltuar me një akt e tillë.

 

“Kjo është katastrofë, veprime të tilla bëjnë persona të papërgjegjshëm”, tha Dushi. Ai shprehu indinjatë për akte të tilla në varrezat e martirëve, gjë që sipas tij, e bënë rastin edhe më të ndjeshëm./Kosovapress/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora