E diele, 07.03.2021, 09:41 AM (GMT)

Kulturë

Pal Sokoli: Fran Buzhala - ”Pëshpërimat të shpirtit”

E merkure, 12.10.2011, 06:53 PM


Fran Buzhala

 

PËSHPËRIMA TË SHPIRTIT

Poezi

 

Redaktor: Pal Sokoli

Redaktimi teknik dhe gjuhësor: Prend Buzhala

Ballina:Pikturë e Rreze Gashit

 

LSHAKSH-Në Gjermani

2010

 

Shkruan: Pal Sokoli

 

Franë Buzhala kohëve të fundit është publikuar shpesh nëpër faqet e ndryshme kulturore te internetit me shkrime letrare, poezi, prozë dhe analiza publicistike. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Përmbledhja poetike;”Pëshpërimat të shpirtit” është libri i tij i parë. Kjo përmbledhje poetike hapët me poezinë e parë me titull:”Po e shikoj nënën e të gjitha stuhive”qe përforcon idealin e poetit për nënën e të gjitha stuhive,kur poeti bëhet Yll i veçantë që shndritë dhe bashkon fatin e tij me fatin e engjëjve të të gjithë kontinentit të tij. Si dhe të gjithë poetet qe preokupohen me refleksionet e kohës, ashtu edhe poeti Franë Buzhala është i rrethuar me simboliken dhe me metaforat qe ja imponon koha ,dhe qe poeti kacafytet me to duke i ndarë në dy diagonale; të atyre qe ju del zot dhe atyre qe kacafytet me to. Përtej hekurave të varrezave masive poeti Franë Buzhala sheh dritën. Sakrifikimet janë ato qe shërojnë kohën “se është e tmerrshme kur njeriu i gjakut tënd/të bën për të  te djeg zjarri”.Shqipërinë e sheh të bashkuar se është i dashuruar në rrugën e parë nga veriu e deri në jug, se kjo dashuri e ndau nga djalli. Dashuria dhe dhimbja përshkojnë ritmin poetik te këtij poeti. Po dhimbjen e ndanë me miqtë e vërtet te kombit; Me Gjergj Kastriotin, Bogdanin, Fishten, Gervallën e Adem Jasharin(Ndajmë dhimbjen me njëri-tjetrin,etj),ose edhe ne kthim mbrapa te Teuta e Agroni. Dashuria e sinqertë e poetit është për të fluturuar mbi hartën e lirisë dhe të bëhet pjesa më e qetë e këtij planeti. Realizimin e kësaj dashurie z. Franë Buzhala e gjen në mbështetjen e figurave të ndritura të historisë së kombit,sepse ata “janë çelësi mposhtjeve të  errësirave”. Pavdekësia e heronjve shprehet bukur të poezia”Mos i urre zogjtë” kur thotë se ata”kudo qofshin vetëm ditëlindje kanë”. Sado qe poeti kohen e djallit e sheh të shkuar, kohën e sotme e sheh të sëmur. Kjo kohë duhet shëruar se ka endë plagë të hapura”qe ende po rrjedhin”, po këto janë “Stuhi qe vonojnë/çmenduri pa u penduar/ qe mund të zgjedhin kostumin/ qe ishin vrasës me porosi”. Mërgimi është gjithashtu një plagë tjetër qe e preokupon poetin Franë Buzhala, të cilën plagë po e përjeton vet. Në mërgim dashuria për atdheun bëhet barrë edhe më e rëndë,sepse në mërgim ka më shumë gjasa të përfundoj si “turist politik”. Poeti e adhuron botën e re dhe apelon ta dashurojnë atdheun”Botë e re ,e egër,e lazdruar po zgjohet nga gjumi”. Koha e sëmur ka lënë gjurmë endë në jetën e tij, prandaj narracioni poetik e tërheq në rrafshin e kujtimeve qe me shpirt të fshehur dhe me të vërtetën, me parimet morale në anën e tij komunikon me të “sëmurët” e kohës,me zhgënjimin,me tradhtarët,me kostumet e hekurta, me lugetër,servil etj.

Gjeografia poetike e poetit Franë Buzhala është edhe gjeografia e atdheut dhe atdhetarëve. Kjo gjeografi poetike shpesh bie ndesh me gjeografin politike dhe me ata qe i kanë shërbyer një politike të tillë. Poeti në këtë përmbledhje poetike ka edhe një komunikim të koduar me figurat e veta. Komunikim me veten e dytë, këta ose janë personazhe të poetit ose janë hije ne jetën e tij”Kam prova dëgjimi”, “Qeni yt po lehë shumë, po kurdis diçka”,”Dëshmi e fshehtë” etj..

 Titujt e poezive në këtë përmbledhje janë metaforë në veti, pak si të distancuar nga subjekti poetik po qe shpeshherë edhe i dekodojnë përmbajtjen e poezisë.

Franë Buzhala bëri sproven e parë edhe pse me zellin e tij ne veprimtarinë poetike është aktiv dhe posa i doli edhe përmbledhja e dytë e tij”  PO E PËRCJELL ZEMRËN TIME – poezi” . Poeti është edhe anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani, dhe libri i tij i parë mbanë logon e saj. Poetin e urojmë për krijimtarinë e tij të zellshme poetike.

 

Franë Buzhala

 

Zot, ringjalle edhe një herë

 

A mund të jemi miq

Teorikisht unë edhe ti

Një  ngritje lart

Dhe pastaj planifikojmë një përleshje

Loja ishte e kurdisur

Lirinë me vite duke e ngjyrosur...

Ti e di si e ka emrin shtëpia ime

Mbasi e ke goditur të zotin e shtëpisë

Erdhën edhe breshkat e detit

Të zonja e shtëpisë që ishte plakë si virgjëreshë..

Ja kanë ruar xhelatët kryet burrit në qeli

E kujt ishte kjo ide

Mund të shikosh reflektimin nga qielli

Në kokën e tij

Zot, ringjalle edhe një herë shpirtin e tij

Do ta puth në kokë

Kur të funksionojë Truri  i tij

E mora një fotografi në fund të detit

E gjeta njeriun lakuriq

Të pushtetit pa asnjë fije floku

Miqtë i zgjedh vetë...



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora