E hene, 29.11.2021, 08:52 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Nisi “Java e Biznesit Kosovar 2011"

E shtune, 01.10.2011, 11:52 AM


Ia nisi edhe “Java e Biznesit Kosovar 2011", një javë shumë e

nevojshme sot kur po flasim e po merremi me reciprocitetin si dhe me

pasojat tjera të embargos së Sërbisë.

Një javë shumë e nevojshme, për t u:

-        Njohur me prodhimet dhe me prodhuesit vendor,

-        Informuar se sa paketues e ambalazhues ia dolën të bëhen prodhues të

mirëfilltë vendorë,

-        Njohur me të arriturat rreth cilësisë, rreth kultivimit të

produkteve origjinale vendore ( me emër, ide, licencë,

origjinë…autoktone ).

-        Dalluar me një organizim, për një prezantim dhe për një pretendim ndryshe.

Një javë shumë e nevojshme, për:

-        Të pare mos vallë zëvendësuam ndonjë produkt importi ose e krijuam

ndonjë MARKË / BRAND vendor…të paktën me karakter lokal.

-        Ta bërë  konsumatorin e Kosovës të mburret me prodhimet vendore.

-     T u takuar dhe që, edhe në këtë aspekt, të ndjehemi të barabartë me Botën.

 

Urime, na qoftë për hajr, ju lumtë për organizimin…ja që “Java e

Biznesit Kosovar 2011" u bë tradicionale.

 

E vetmja pikë referuese për kauzën e konsumatorit të Kosovës,

KONSUMATORI pra, si zot shtëpie mbeti jasht “ Javës…” derisa Brenda

shtëpisë së konsumatorit, që quhet treg e ku banojnë edhe bizneset,

ato, bizneset pra, po e udhëheqin një valle jo edhe aq institucionale,

ku po ia prezantojnë mallin konsumatorit pa të zotin e shtëpise të

cilin nuk e duan brënda ?!

 

Ky panair shëtitës është kryekëput në interesin e bizneseve të Kosovës

të rreshtuara në kuadrin e AKB-së, ku për fat të mire bën pjese edhe

KONSUMATORI-i, i cili, kohë më parë, nënshkroi edhe MEMORANDUMIN E

BASHKPUNIMIT me AKB-në. Duke përshëndetur këtë manifestim biznesor po

përpiqemi t i gjejmë pikat e interesit të përbashkët në ekzistimin e

të cilave nuk dyshojmë. Ani se KONSUMATORI kësaj rradhe  këtë “

investigim “ do ta bëj nga distanca shpresojmë se konsumatorët nga

terreni do të na pajisin me informata.të bollshme. Dëshirojmë që

mbledhja e informacioneve, përshtypjeve, vlerësimeve, evaluimeve…të

merret me dashamirësi e jo si punë “ pas shpine “.

 

Shpresojmë se në “Java e Biznesit Kosovar 2011" do të ketë përmirësime

e ngritje të cilësisë në organizim, në produkte e në trajtim të

konsumatorit – çështje këto të interesit të përbashkët që kurr,

asnjëherë dhe as rastësisht nuk u trajtuan me konsumatorin as nga

institucionet e Kosovës, as nga asociacionet e bizneseve, as nga

bizneset, as nga askush ?! Për këto fakte nuk do ta vëmë në dyshim

qëllimin e mire të organizimit të “Java e Biznesit Kosovar 2011"

 

Mos vallë gabuam kur pamë nga afër dhe ishim kritik ndaj organizimit

  njërit nga  “ Javët…” e kaluara ? Kritika është vlerësim e

konsumatori paguan dhe është taksapagues – ndaj ka të drejtë dhe

obligim t i evaluojë të gjithat ato që i ofrohen, të gjithat që

organizohen për hir të tij…çdo gjë që thirret në emrin e Tij.

 

Për ta avansuar pozitën dhe rolin e konsumatorit të Kosovës, më:

- 2004 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit;

- 2010 Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaqi themeluan edhe

Këshillin

   për mbrojtjen e konsumatorit, nën patronatrin e të cilit sivjet

mbahet “ Java…”( Pranë

   MTI-së, me 5 përfaqësues të asociacioneve të  bizneseve dhe me një

përfaqësues nga

   KONSUMATORI );

- 2010 Qeveria e Kosovës miratoi Programin 2010 – 2014 për mbrojtjen e

   Konsumatorit, i hartuar po nga ky Këshill, që është doracak

udhërrëfyes për të gjithë,

   edhe për AKB-në që poashtu e ka përfaqësuesin në Këshill;

- ( Në ndërkohë ) janë miratuar një mori ligjesh që i rregullojnë

çështjet e kulturës, të

   mirësjelljes në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve;

- ( Vitin e kaluar dhe këtë vit ) KONSUMATORI e shpalli për VIT TË PATRIOTIZMIT

   EKONOMIK – gjë të cilën ( pas embargos e reciprocitetit )

prodhuesit vendor po e

   kërkojnë me shumë nevojë dhe me emergjencë ( ndërsa asnjë

institucion i Shtetit të

   Kosovës, asnjë asociacion i biznesit dhe asnjë biznes nuk i është

përgjigjur  VITIT TË

   PATRIOTIZMIT  EKONOMIK të shpallur, të thirrur e të deklaruar nga

   KONSUMATORI ?!

- Çdo biznes, me rastin e themelimit, është zotuar të paktën

deklarativisht se do t i

   respektojë të drejtat dhe intereset e konsumatorit si dhe ta

trajtojë ate denjësisht duke i

   aplikuar me përkushtim  maksimal ligjet dhe standardet, duke

dëshmuar kulture e

   edukatë maksimale dhe duke mos harruar se edhe pronarët edhe

bizneset janë njësoj

   konsumatorë ?!

  

Ndoshta është përshtypje e gabuar, na duket sikur konsumatori na

qenkësh i mirë, i nevojshëm dhe me vlerë vetëm kur duhet marrë para

nga ai, se konsumatori na “ duhet “ vetëm në distance dhe pa të “

drejtë vote “ ?!

 

Pse, a bëmë faj nëse e vërejtëm ( në njërën nga “ Javët…” e kaluara ),

e gjetëm dhe e emruam se deklarimi i zbritjes së çmimeve deri në 30 %

nuk respektoheshte  nga të gjithë? E gjetëm se “ ulja “ e çmimeve “

kompensohej “ në peshë ose në vellim e ndoshta edhe ndryshe ?!

Dhe çfarë po ndodhe ? Po ndodhë se në vend që kjo të evitohet në

parapërgaditje, me organizim e disiplinë më të mire por edhe me

obligimin e bizneseve pjesëmarrëse për ngritjen e cilësisë së

produkteve por edhe të cilësisë ( kulturës ) së shërbimeve AKB-ja e

sheh të panevojshëm KONSUMATORIN dhe pretendon se ka më shumë të

drejta seq i takojnë ?!

Jo, jo ne nuk e detyrojmë askend. Por, kultura, mirësjellja,

protokolli afarist njëherësh është reklamë në vete, është pjesë e

marketingut dhe prezanton me bukur çdo biznes e produkt që zgjedhë

këtë formë të përafrimit e prezantimit para konsumatorit. Edhe

privatisht, edhe personalisht ne kontaktojmë e negociojmë me

titullarët e kauzës. E ne e kemi thënë dhe po e përsërisim: Titullar i

kauzës së konsumatorit  në Kosovë është KONSUMATORI.

Shumë here patëm rastin të dëgjojmë, dhe po dëgjojmë, që zyrtarët e

institucioneve të Shtetit, por edhe ata të asociacioneve biznesore

merren me kauzën e konsumatorit. Se ndokush është duke u interesuar

për të drejtat e konsumatorit ( siccc ?! ) u tha edhe me rastin e

hapjes së “ Javës…”. Nuk ka asgjë të keqe po të ishte ky kujdes

faktik,  permanent dhe subastancial si dhe po mos të “ dukeshte nga

aeroplani “ se e gjitha ishte për show medial. Ja disa shëmbuj: Asnjë

institucion i Shtetit të Kosovës nuk e trajton konsumatorin konform

Ligjit…dhe Programit 2010 – 2014 e aq më pak e njeh biznesin si

konsumator; As asociacioni i biznesit nuk e njeh biznesin si

konsumator ( përderisa biznesi konsumon për nevoja vetanake e jo për

shitje ose rishitje ) ndërsa konsumatorin fizik e respekton më shumë

deklarativisht se sa faktikisht;:Biznesi ( disa ) nuk e njeh

konsumatorin në suaza të standardeve ligjore dhe të standardeve të

produkteve, mallrave e shërbimeve dhe bën show medial “ duke u marrë

me zgjedhjen e problemeve jetike të bizneseve “ të cilat realisht janë

detyra, punë dhe obligime ditore të rregullta me të cilat ato nuk

merren kurrë si e sa duhet ?! E gjithë kjo po mos të  ishte tragjike

do të ishte komke ?

Kur vitin 2010 dhe 2011 e shpallëm për VIT TË PATRIOTIZMIT  EKONOMIK e

thamë se konsumatori i Kosovës është i gatshëm që t i mbështes

prodhimet vendore me kusht të çmimit dhe të cilësisë konkurruese.

Ndoshta edhe ky përkufizim i pengoi ndokujt, ndoshta për ndokend ishte

diç e paarritshme e ndoshta edhe ketu kërkuan “ diçka me t njofshëm “

?!

Pushtimin e tregut, daljen në tregjet Rajonale, Europiane e Botërore

askush nuk e ka arritur pa konsumatorin; Askush nuk e ka arritur pa i

përmbushur standardet dhe askush nuk e ka arritur pa krijuar klimë të

volitshme për të gjithë pjesëmarrësit në treg: Për prodhuesit, për

tregtarët, për shërbyesit dhe për konsumatorët. Le t  më lejohet ta

theksoj se, këta të fundit,  konsumatorët pra, janë kryesorët sepse,

me paranë që e kanë ( e pas së cilës ngarendin të gjithë prodhuesit,

tregtarët dhe shërbyesit ), e vënë gjithë tregun në lëvizje.

 

Poashtu, le ta përsërisim se në rrugën për Integrime Europiane  “ na

zë pritën një kusht ose standard “ që quhet TË DREJTAT, INTERESET DHE

DINJITETI I KONSUMATORIT. Këtë kusht nuk mund ta përmbushim me

improvizime të cilat në disa segmente të jetës, të politikës dhe të

ekonomisë veq sa po na largojnë nga Europa ?!

 

Dhe për fund: Kultura e protokolli na prezantojnë, na  bëjnë më pak

ose më shumë të vlershëm. Duke e respektuar tjetrin e kemi respektuar

vehten. Sa here që në hapje u thirr konsumatori ( në mungesë ) aq here

është vërejtur mungesa e (pa)arsyeshme e KONSUMATORI-t nga shtëpia e

tij. Sa here që iu drejtuan konsumatorit me emrin “ qytetar “ u

dëshmua mosnjohja dhe mosrespektimi i konsumatorit ?!

 

“Java e Biznesit Kosovar 2011" ia nisi. Urojmë e lutemi t ia ketë

nisur dhe të vijojë mbarë.

 

27.09.2011.   OJQ KONSUMATORI,

Prishtinë, Kosovë,

Selatin Kaçaniku, kryetar,

ok.kosova@gmail.com

044/200-458



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora