E premte, 26.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Reshat Badallaj: ''Gryka e Lumes'' perkrah instuticionet e Kosoves

E marte, 20.09.2011, 06:53 PM


SHOQATA ATDHETARE "GRYKA E LUMËS" PERKRAH INSTUTICIONET E REPUBLIKES SE KOSOVES

 

* Poashtu, perkrah deklaraten e NATO-s, Gjermanine dhe Keshillin e Sigurimit

 

Shkruan: RESHAT BADALLAJ, Hanover

 

Shoqata Atdhetare "Gryka e Lumes" me seli ne Hanover, te Gjermanise, per cdo minute po e percjelle situaten e sigurise ne Republiken e Kosoves. Kjo shoqate pa rezereve perkrah planin operacional te Qeverise se Shtetit te Republiokes se Kosoves, per venjen e kontrollit ne pikat kufitare 1 dhe 31 dhe vendosjen e doganierve shqiptar qe njehere e pergjithmone t´iu nderpriten rrenjet e kontrabandes qe lulzon paligjshem. Sepse miliona dollar ka humbur shteti yne nga falangat serbe.

Poashtu, kjo shoqate perkrah deklaraten shume bindese dhe te qarte te Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Anders Fog Rasmusen, se forcat paqerujtese do te reagoje nese vjen deri rrezikimi i sigurise dhe paqes ne veri te Kosoves. Njekohesisht,perkrahet edhe deklarata e Republikes Federale te Gjermanise,permes Ministrit te Shtetit Dr. Hoyer,perkrah plotesisht marrjen e kontrollit te pikave doganore te Kosoves ne Veri.

Shoqata Atdhetare "Gryka e Lumes" me seli ne Hanover, perkrah Keshillin e Sigurimit dhe te gjithe ata vende qe nuk perkrahen dhe nuk miratuan propozimin e Rusise per te nxjerre nje deklarate dhe eshte kunder sjelljeve skandaloze te Ambasodorit te Rusise ne OKB, Vitali Curkin, per pezullimin e operacioneve te shtetit te Kosoves.

Nderkaq, eshte kunder bandave cetnike dhe MUP-ovcat serbiane, qe vene barikada ne teritorin e huaj dhe qe kerkojne lufte. Beogradi dhe xhandaret serbiane te vendosur ne Veri te Kosoves, qe jane te ndersyer nga Beogradi dhe radikalet e Sheshelit e Kushtonices, le ta dijne njehere e pergjithmone se ka ikur koha e lufterave, per ndryshe do te kthehen me bishtin nder vege.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora