E premte, 26.04.2024, 11:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Në Therandë u promovuan dy libra të një autori

E premte, 16.09.2011, 07:58 PM


Në organizim të Shoqatës për Art e Kulturë “ELENA GJIKA – DORA D’ISTRIA”  dhe Drejtorisë për Kulturë e Sport të Komunës së Therandës, në Qendrën e Rinisë Shtëpia e Fellbahut në Therandë, të premtën me 02.09.2011 u promovuan dy libra: -GJYSHI IM ISHTE KY, kujtime… dhe SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS, monografi 2001-2011, të autorit Beqir Cikaqi, i cili është nga ky mjedis, por që aktualisht  është arsimtar dhe veprimtar i dalluar në organizimin e shkollës shqipe në diasporë, përkatësisht në Itali.

Të pranishem në këtë mbrëmje ishin drejtues të komunës së Therandës, si nënkryetrai i komunës, kryesuesi i ansamblesë komunale, drejtues të Shoqatave të dalura nga lufta, familjar të dëshmorëve, drejtues te policisë komunale, pjestarë të FSK, profesor e artëdashës të fjalës së shkruar. Nuk munguan as miq, kolegë e familjar të autorit që bëri promovimin e librave. Këtë mbrëmje e drejtoi z. Refki Gallapeni menaxher i kulturës  në Drejtorin për Kulturë e sport të Komunës dhe njëkohësisht njeri nga bashkëdrejtuesit shumëvjeqar të Shoqatës për Art e Kulturë “Elena Gjika-Dora D’Istria” në Therandë, e cila është edhe botues i librit SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS, monografi 2001-2011. Ndërsa  botues i librit GJYSHI IM ISHTE  KY, kujtime... është vet autori.

Z. Refki Gallapeni, pasi përshëndeti të pranishmit, dha një biografi të shkurt për autorin e librave që po promovoheshin. Mandej të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i komunes së Therandës, z. Refki Bytyqi (një nga mjekët më human për kohët më të vështira të popullatës së këtushme) i cili iu kujtoj të pranishmevë se: “ me Beqën (kështu e thërrisnim ne atëherë) autorin e  librave që po promovohen,  jemi të një gjenerate, mandej dikur ishim  jo vetem shok shkolle e klase, por dy vite edhe shok banke në shkollen e mesme. Dhe, unë mora mjekësin e ky mësuesin! Unë mundohem ti shërojë njerzit, por kur vdesin vetëvetiu harrohet mudi dhe kontributi i mjekut, ndërsa Beqa përveq detyrës së shenjt të mësuesit që e vazhdon edhe jasht atdheut, me botimin e librave  mbetet në mesin e të gjallëve edhe pasi të shkon në amshim. Pra librat jan të pavdekshme, dhe kështu nuk harrohen edhe autoret që i shkruajn librat,..” tha ndër të tjera z. Refki Bytyqi.

Meqenëse redaktori i librit z.Shkëlzen Halimi, dhe recensuesit (Ragip Thaqi e Bashkim Bekteshi) nuk ishin të pranishem për arsye objektive, fjalen e redaktorit të paraqitur si parathënje në liber e paraqiti antaria e Shoqatës “Elena Gjika”, nxënëse e dalluar, nder të tjera rrjedhshëm lexoi:     Monografia “Shkolla shqipe e Bassanos” e autorit Beqir Cikaqi është një kronologji e aktivitetit të Shkollës shqipe në këtë pjesë të Italisë (Bassanos). Është një libër-dokument, një dëshmi e përpjekjes që për asnjë çast të mos cenohet identiteti ynë kombëtar.

Kjo vepër nuk mëton të jetë diçka e veçantë, përkundrazi është vetëm një kontribut i vogël në pasqyrimin e historisë së madhe të diasporës shqiptare, histori kjo që, fatkeqësisht, ka një përmbajtje të dhembshme. A ka dhembje më të madhe se sa të jesh larg vendlindjes, larg të dashurve. Kurse shqiptarët, tokave të huaja ia mësynë vetëm për shkaqe ekzistenciale. Dhe, kjo dhembje gjithnjë i ka dhënë frymë dashurisë për atdheun dhe për gjuhën. Dhe prandaj, produkt i kësaj dhembje është edhe kjo monografi për Shkollën shqipe të Bassnaos, që u iniciua nga Shoqata “Bashkimi Kombëtar”.

Do të jenë të shum të ata që do t’i gëzohen kësaj monografie, do të gëzohen shumë bashkatdhetarë tanë të shpërndarë gjithandej nëpër kontinentet e planetit Tokë, sepse do të përballen me fakte konkrete të një aktivitetit të rëndësishëm të mërgimtarëve shqiptar në rajonin e Venetos të Italisë, të cilët për shumë vite me radhë fëmijëve të tyre ua mbollën dashurinë për atdheun dhe për gjuhën, dy komponentë këto sublime që e bëjnë të pacenueshëm identitetin kombëtar.

Kurse Beqir Cikaqi gjithë këtë aktivitet e jetësoi në një vepër për ta dëshmuar vitalitetin e popullit tonë dhe pjesëtarëve të tij, të cilët duke dëshmuar se gjuhën e konsiderojnë si diçka të shenjtë, ata njëkohësisht dëshmojnë se e duan lirinë. Prandaj, jo rastësisht ky popull sakrifikoi shumë në realizimin e idealeve shekullore. Edhe Shkolla shqipe e Bassanos është pjesë e këtyre idealeve.(Shkëlzen Halimi)

Përderisa mungoi redaktori i librit SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS, redaktori i librit GJYSHI IM ISHTE KY, ishte vet prezent, profesori i nderuar, i njohur për breza të tërë në këtë anë, redaktor i mbi 60 librave, z.Ramadan Shala, i cili para të pranishmëve paraqiti vleren e këtij libri, si biografikë, artistik, këshillues, kritik, orientues, etj. Ndër të tjera tha:” jemi në një kohë, kur thuhet se ma shumë ka autor se sa lexues, prap se prap çdo lexues nuk mund te bëhet autor, se për tu bërë autor nuk është lehtë, e autori i librit GJYSHI IM ISHTE KY, ka shtjelluar shumëçka që është me vlerë sidomos për brezat e ri...Prandaj iu kisha sygjeruar edhe të tjerëve që sa ma shumë të iu kushtohen kujdes gjyshërve, paraardhësve, etj. se kështu do të ruhen e kultivohen traditat tona...”Duhet kujtuar se profesori Ramadan Shala edhe pse është në moshë akoma është aktiv, është edhe kryetar i Shoqatës për Art e Kulturë “ELENA GJIKA_DORA D’ISTRIA” në Therandë, dhe vazhdimisht pregaditë recitale për festa kombëtare e përvjetore të rëndësishme. Kështu edhe për proovimin e librit GJYSHI IM ISHTE KY, kishte prgaditë pjesë, refrene, porosi e fjalë të urta të nxjerruna nga teksti i librit që po promovohej, e që para të pranishmëve  i prezentuan treshja e nxënësve shembullore, antare te shoqatës”ElenaGjika”.

Në debat rreth librave u paraqiten disa pjesëmarrës, ndërsa në fund edhe autori i librave, i cili i përshëndeti të pranishmit, dhe kryesisht shkëputi disa dromca karakteristike nga libri monografik i shkollës shqipe të Bassanos, se për librin Gjyshi im... u shprehë se çdo gjë që thuhet është e tepërt pas fjalëve që tha profesori i nderuar dhe redaktorii i librit z.Ramadan Shala, si dhe pas paraqitjes së treshes së nxënësve me pjesë të nxjerruna nga libri. Personalisht e falemenderoj  Shoqaten “ELENA GJIKA” për botmin  e librit SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS, dhe në organizimin e këtij promovimi. Duhet cekur se  Shoqata “Elena Gjika” ishte edhe botues i librit të parë (Atdheu vendi më i bukur). Gjithashtu autori falemenderoi edhe Drejtorin për Kulturë e Sport të komunës së Therandës që sponzoroi koktein me rastin e promovimit të këtyre dy librave.

Gjatë gjithë kësaj kohe RTV BESA, bëri inqizime, në fund mori edhe një prononcim nga vet autori i librave që u promovuan, dhe në rubriken kulturore të javës e prezantoi promovimin e librave për shikuesit e vet.

Pas përfundimit, të promovimit u organizua koktei për të pranishmit. Gjatë këtij koktei të pranishmit shkëmbyen mendime, moren fotografi të përbashkët  dhe autograme me autorin e librave, ndërsa autori  të pranishmeve iu kishte siguruar nga një kopje të librave.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora