Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E merkure, 14.09.2011, 06:38 PM

KTHEHU
Bija ime e ndëruar
Kthehu ne
Morenë tendë të
Vetmeuar
Ulju
Rozafës në prehrin e njomë
Thaja
Faqet e përlotura
Me përkdhejljen
Tende të zjarrtë
Gëzoje sërish
Shkodrën tonë.
Në Prizrenin e legjendave
Marashi i ne qetësi
Nën këmbet e tia
Djersë e jargë lëshon
Kalaja e mbështjellur
Ne mjegull
E thrret Avdylin e Ymerin
Dhe ideologet atdhetar
Të Anatemuarit e Lidhjës
Qe i dolën në krah
Rreziqeve të
Vendit tanë.
Pluhuri nga boshlleku
Ka rritur
Shtatin
Është kalbur edhe gardhi
Çatia po e pikë
Jastakun.
Vetmia
Ka zenë vendin e „nderit“
Nenëlokja bisedon me vetëvehtën
Oborri ka rritur barin
Ndryshku po e grisë derën
Krushku ka harruar konakun
E përkund Djepin
Dhe e ndezë Oxhaku.
KOSTARËT
Ne verë
Kur piqte Nana
Flija nën saq
Thoshte biro
Sot kemi kosëtar.
E kostarët
Ne mes dite
E rrahnin tehun
Me kullë çelike
Dhe ne Amfiteatrin
E kositnin barin
Si qehlibarin.
Ortekat rrëzoheshin
Ortekat paloheshin
Palë e palë
Kostarët kositnin
Çdo gjë merrte
Frymë
Për se mbarë.
Në rrasë te kosës,
Kostarët
Për shtatë qejfe
Thurnin iluzione
Duke e mallkuar
Kohën e keqe
Qe
Duke i fantazuar
Jetës se mirë
E në paqë e lumturi
Të ndërtojnë
Ardhmerinë