Kulturë
Dibran Demaku: Trimoshat mjekrracjep
E shtune, 10.09.2011, 02:58 PM
Dibran Demaku
TRIMOSHAT MJEKRRACJEP
Kosovë-hallemadhja
në këtë shtator
u mbërthye nga mllefi
inatçor.
Ca trimosha
mjekrracjep
nuk duan shkolla
duan mejtep?!
Në emër të njëfarë
lirie fetare
duan "Qetape"
s`duan abetare!
Dhe vogëlushet
fytyrë-mollë
me shami
të shkojnë në shkollë!
Në emër të nderit
dhe fytyrës
të qëndrojnë
larg pasqyrës!
Pa mëshirë
të thyejnë pasqyrën
me feregje
të mbulojnë fytyrën!
Se femra
që ka fytyrë
ballin e burrit
e ka pasqyrë!
Që të bëhet
e madhe zhurma
paguajnë njerëz
organizojnë turma.
Me ca premtime
me ca pshqeshe
të zënë rrugë
të zënë sheshe!
Të rrënojnë çerdhe
të rrënojnë ardhmëri
në mes të Kryeqytetit
duan Xhami!
Se janë trima
se janë trimosha
me fytyra të skuqura
me faqe të shëndosha.
dëshirë e tyre
dinë të kërcënohen
me kërleshje fytyre!
Bota çuditet
e bën sehirë-
zgjodhi Kosova
rrugën më të mirë?!...