E premte, 26.04.2024, 07:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Poetët dashuritë individuale i rrisin në dashuri ndërmjet popujve

E marte, 06.09.2011, 03:39 PM


 

 

Poetët janë ata, që dashuritë individuale i kultivojnë dhe i rrisin ne dashuri ndërmjet popujve. Prandaj vargjet dhe varret e tyre janë dhe mbesin të të gjithëve.

 

Ali Binaku, shqiptar i shpronësuar, i përndjekur dhe i dëbuar është personazhi, të cilin poeti malazez Radovan Zogovic e kishte zjedhur për të nxjerr në pah vuajtjet dhe mundimet, që i shkaktoheshin popullit shqiptar nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941). Prandaj, edhe ciklin njëmbëdhjetë këngësh “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, i shkruar në vitin 1937 e fillon me mallkimin e tij: “Unë Ali Binaku, të mallkoj gjithë ç`ke deri në farën e gjinisë sate...“.

Poeti malazez ishte zëdhënës i shqiptarëve të Kosovës

Varri i shkrimtarit Radovan ZogovicVarri i shkrimtarit Radovan Zogovic

Me këtë poemë, ndër më të fuqishmet dhe më të guximshmet e kohës dhe mëpastaj, poeti malazez Radovan Zogoviq i qëndroi pranë popullit shqiptar, edhe me çmimin e përndjekjes, burgosjes dhe persekutimit. Ky poet, prozator dhe publicist malezez, ndër më të mëdhenjt e shekullit 20-të, mbetet i paharrueshëm për popullin, si ndër malazezët e paktë, i cili nuk pranoi të vendosej në pronën, që nuk ishte e tija.

“Ky zëdhënës i shqiptarëve, i cili përmes këngës së tij ngriti zërin për diskriminimin dhe shpronësimin ndaj shqiptarëve nën sundimin e Serbisë së Madhe, është ndër të rrallët, i cili nuk ka pranuar të vendoset në tokat e shqiptarëve, pa e blerë. Ai ka thënë: “Ma mirë të lavrohen arat e Dukagjinit, sesa të mbjellen tokat shqiptare nga kolonët“, thotë Curri, qytetar i komunës së Decanit dhe njohës i mirë i poemës së poetit malezez. Përderisa, sipas poetit të mirënjohur shqiptar, Ali Podrimja:

“Zogovici, shkrimtar i madh i Malit të Zi ishte po aq shqiptar. Prandaj, kur vdiq kërkoi që të varrosej midis shqiptarëve, sepse e njihte burrërinë dhe nderin e shqiptarëve dhe e dinte se shqiptarët një dite varrin e tij do ta shndërrojnë në tempull!”

Urna e Radovan Zogoviqit prehet në Deçan

Varri i poetit malazez është në Deçan të Kosovës, të cilin e ndjente si shtëpinë e tij. Ky ishte edhe amaneti i tij, thotë Sllobodan Vujiqiq, kryetar i Shoqatës së Malazezve të Kosovës.

“Prandaj, tek ne malazezet thuhet se Radovan Zogovic eshte i Kosoves po aq sa i Malit te Zi, sepse ai në një kohë, kur as vetë shqptarët nuk kanë pasur guxim të flasin për vuajtet dhe mundimet e veta, ai e ka bërë këtë përmes këngës, aq guximshëm dhe aq fuqishëm, sa mbahet mend edhe sot e kësaj dite.”Sllobodan Vujiqiq, president i shoqatës së malazezëve të KosovësSllobodan Vujiqiq, president i shoqatës së malazezëve të Kosovës

Dhe kjo ndodhi pas vizitës së poetit atëbote 28 vjeçar ne Kroaci, tek shrimtari i madh August Cesarec, i cili pasi degjoi pa fryme rrëfimin e tij dyoresh për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë e porositi që këtë flijim ta nxirrte në letër, thotë shkrimtari i mirënjohur malazez Mirash Martinovic, i cili shkroi për të në një kohë, kur pak shkruhej e edhe më pak botohej.

Ushtritë vdesin, mbretëritë kalojnë, por vargjet mbesin

“Ato vargje janë më të fuqishme se ushtritë, sepse ato janë vrarë, mbretëritë kanë kaluar, por ato kanë mbetur. Sepse ai ishte me popullin shqiptar, kur asnjeri nuk ishte dhe vargjet madhështore të Ali Binakut, me të cilat i qëndroi pranë popullit shqiptar, janë më të qëndrueshme se gurët, se shkëmbinjtë, se bjeshkët e toka e Kosovës. Atëbotë, ky ishte një guxim vetvrasës! Por fakti, se ne jemi këtu sot bashke, tregon se veprat dhe poetët e mëdhenj jetojnë përjetësisht, ndërsa mesazhet njerëzore nuk vdesin kurre. Ato vargje kanë larguar xhembat nga rruga, që ne të mund të vimë deri te varri i tij: një borxh ndaj shkruesit të këtyre vargjeve dhe ndaj atyre, që ua kushtoi”.

Shkrimtari i shquar malazez Mirash Martinovic është një shembull tjetër i dashurisë, respektit, bashkëndjenjës dhe lidhjes ndërmjet popujve, i cili në radhën e dhjetëra librave me tema antike e ka edhe romanin Teuta, kushtuar mbretëreshës ilire. Nëpërmjet ketij romani Martinovic kthehet 24 shekuj prapa në kohë, atje ku bashkohen popujt e Ballkanit. Ndërsa lehtësim në rrugëtimin e tij ishin një ekip arkeologësh polakö, të cilët pas gërmimesh 12-të vjeçare në Rizon zbuluan një qytet; njëri ndër selitë e mbretëreshës Teuta dhe vendi, ku ajo u pa për herë të fundit, rrëfen Martinovic.Shkrimtari Mirash MartinovicShkrimtari Mirash Martinovic

Martinovic: “Rrugëtova nëpër 24 shekuj për ta rigjetur mbretëreshën ilire”

“Kur dëgjova emrin Teuta, m´u duk si një enigmë, e cila thërret të nisem në kërkim të saj. Dhe unë iu përgjigja kësaj thirrjeje dhe udhëtova nëpër 24 shekuj. Kësaj vere ky ekip arkeologësh gjeti një unazë gruaje, e cila mund të jetë e mbretëreshës Teuta. Dhe teksa mbaja në shuplakë atë unazë të artë me gurë të çmueshëm e diamante dhe me një figure mbretërore, unë paramendoja gishtrinjtë, të cilët e kanë mbajtur dhe pata ndjenjën se ajo dorë po shtrihet urë ndërmjet nesh dhe atyre, që jetuan përgjatë këtyre shekujve. Ajo na thotë të shtrëngojmë duart dhe të njihemi, sepse kjo është pasuri, diversitet dhe autenticitet. Ndërsa nga vizita në Kosovë dhe takimi me njerëz të përzemërt dhe zemërhapur, unë fillova të besoj se ai simbol i Teutës mö ka gjetur mua, ngaqë ka dashur ringjalljen. Dhe unë e kam ringjallur atë nëpërmjet libri tim: “TEUTA”.

Sipas poetit të Kosovës Ali Podrimja, autor i dhjetëra vëllimeve dhe përfaqësues tipik i poezisë shqiptare, i përkthyer në disa gjuhë të huaja letërsia i afron popujt dhe i bën ata më të fortë.

“Por ne duhet të dimë se çka po i ofrojmë lexuesit shqiptar, apo lexuesit malazez. Ne si shqiptarë duhet të kontribuojmë në kultivimin e letërsisë malazeze për të dëshmuar se ne jemi të interesuar, që popujt fqinj të sillen ashtu siç duhet të sillet vëllai me vëllanë dhe ta ndihmojmë njeri-tjetrin për të ec në rrugë më të ndriçuar. Ne duhet ta mundim të keqen me dinjitet. Përndryshe, nese vazhdojme kështu të ecim si të verbër, atëherë patjetër do të ndodhin edhe shumë të këqija”, thotë Podrimja.

Podrimja: "Letërsia i afron popujt dhe i bën më të fortë"Shkrimtari Ali PodrimjaShkrimtari Ali Podrimja

Sipas poetit shqiptar Podrimja dhe poetit malazez Martinoviq shkëmbimi letrar ndërmjet të dyja shteteve po zë vend gjithnjë e më shumë. Se si në Kosovë po ashtu edhe në Mal të Zi është një hapje e ndërsjellë dhe një dëshirë, që poezia e të dy popujve të jetojë në këto hapësira.

“Nëse Ismail Kadare me veprat e tij ka bërë diçka, që s´kanë mundur ta bëjnë brezat tjerë, e njëjta mund të ndodhë dhe me Jevrem Berkovicin, i cili në kohët më të vështira ka luftu për çështjen shqiptare. Nuk ka pas krijues në ish-Jugosllavi, i cili në Kongresin e Shkrimtarëve në Novi Sad ka thënë hapur: “Unë do t´vdes për shqiptarët”. Kjo është diçka madhështore! Prandaj, unë s´m und t´ia kthej shpinën mikut tim Berkoviqit, por duhet me ia zgjat dorën”, thotë Podrimja.

Sepse do të thoshte shkrimtari malazez Jevrem Brkovi?: “Vargjet e poetëve dhe varret janë shenjtore, të cilat iu kthehen të gjithëve. Dhe janë poetët ata, që vëllazëritë dhe dashuritë individuale i kultivojnë dhe i rrisin në dashuri ndërmjet popujve”.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Angjelina Verbica



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora