E enjte, 01.10.2020, 12:11 AM (GMT+1)

Komente

Ramiz Dërmaku: Nuk guxojmë të kthemi mbrapa

E merkure, 27.07.2011, 08:00 PM


NUK  GUXOJME  TE  KTHEHEMI  MBRAPA

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

Diaspora  shqiptare me vëmendje e shqetësim të madhë po e përcjellë gjendjen politike në Kosovë. Që nga dita e martë zhvillimet që kishin filluar në orët e para të mbrëmjes të së hënës për të marrë kontrollin mbi dy pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit. Ne që nga momenti i informimit (marrjes së lajmit) jo që jemi të shqetsuar  por edhe të shkatërruar psiqikishtë. Mërgimtarët tanë tani pyesin ?.., ku ishte Qeveria e Kosovës deri më tani ? ! , ku ishte Parrlamenti i Kosovës ?! , ku ishin institucionet tona ? !  Pse ata nuk intervenuan me kohë ? ! Na besoni bashkëatdhetarë e qytetarë të nderuar të Kosovës, se ne shtrihemi në shtratë e nuk na zë gjumi.  Të gjithë mërgimtarët që biseduam ne, ishin të mendimit se nuk duhet hjekur dorë kursesi nga aksioni i filluar. Muhamet Hogja, kryeredaktor i faqës informative KovariMedia dhe drejtor i Radios, Radio Drijona, shtonë: Vendimin që morri Qeveria e Republikës së Kosovës e përkrahi dhe e mbështeti plotësisht, për shtrirjen e pushtetit në çdo pëllëmbë të vendit dhe marrjen e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31, në veri të vendit-Mitrovicës. Edhe hapin tjetër të Qeverisë së Kosovës, për moslejimin e hyrjes së mallrave të Serbisë dhe qarkullimin e tyre në shtetin e Kosovës. Intervenimi i njisisë speciale të Policisë së Kosovës, në veri të vendit është hapi më i mirë i institucioneve tona që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot thotë z. Muhamet Hoxhaj. Të gjithë mërgimtarët tanë me vëmendje të madhe janë duke e përcjellë këtë hapë pozitiv( e të cilin është dashtë ta bëjë më herët). Disa thonin kursesi nuk guxon të  tërhiqet njisia speciale e Kosovës. Ne mërgimtarët jemi të gatshëm që ne të gjitha mënyrat  ti përgjigjemi thirrjes së atdheut, pra edhe duke e flijuar edhe jetën.

Ne kërkojmë nga Qeverija, kryeministri, z. Hashim Thaqi, Kryeparlamentari z. Jakup Krasniqi, që asesi nuk duhet hjekur dorë nga ky aksion, sepse ne mërgimtarët dhe populli janë me ju.

 

   I shprehim ngushllime  familjes së policit të vrarë z. Enver Dubovci,

Presidentës së Kosovës, Atifete  Jahjaga

Parrlamentit të Kosovës, kryetarit, Jakup Krasniçi

Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit, z.Hashim Thaçi

Njësië Speciale të Policisë së Kosovës- Komandant Shpend Hashani

Dhe të gjithë kolegëve të tij.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Punuar me 27.07.2011  Weingarten Gjermani



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora