E premte, 26.04.2024, 10:53 PM (GMT+1)

Mendime

Milaim Zeka: Nuk është mirë të abuzosh në emrin e AKSH-së

E merkure, 06.02.2008, 06:27 PM


Nga Milaim Zeka

Kam lexuar dhe madje rilexuar, gjoja një hulumtim të rrjetit të gazetarisë BIRN, rrjet, i cili, thotë se merret me gazetari hulumtuese, porse, në fakt, kurrë nuk ka treguar ndonjë dëshmi të tillë. Në fakt, pa hyrë në detaje të tjera mbi veprimtarinë e këtij rrjeti, dëshiroj të them se spekulimet e raportit të fundit janë shumë shokante. Kam thënë, do ta them dhe po e them për të një miliontën herë, se pjesa dërrmuese e të ashtuquajturës shoqëri civile në Kosovë, është shumë më kancerogjene se vetë rrëgjimi shtypës i Millosheviçit. Mirëpo për fat të keq, bota perëndimore ende nuk i kupton mirë hilet dhe poshtërsitë ballkanike, ku në emrin e "hulumtimeve", në emrin e demokracisë, në emrin e luftës kundër një fenomeni negativ në shoqëri, mund të bëhesh milioner, duke vjelë donacione të majme, të cilat, për fat të mirë të Kosovës, kanë filluar të bien shumë. Do flasim herë tjetër për këto poshtërsi e ligësi, por këtë herë do të doja të ndalesha tek raporti i zotit Gashi, botuar në Kohën Ditore dhe në disa të përditshme të tjera. Zoti Gashi e ka bazuar të gjithë raportin e tij, sipas burimeve të mia, në bazë të një raporti të shërbimit sekret serb. Dhe kjo është edhe e pandershme, edhe e pamoralshme, por edhe e dënueshme në aspektin e etikes njerëzore fillimisht, e më pas edhe gazetareske. Pse më duhet të besoj se raporti është përgatitur nga shërbimi sekret serb: Sepse pas intervistës dhe hulumtimit të gjatë që i kam bërë kësaj organizate, ditët që po përgatisnim kronikën për ta dhënë në RTK, shefja e BIRN-it, zonjusha- Jeta Xhara, në shkallët e RTK-së, në praninë edhe të disa kolegëve të tjerë, më pyeti me tallje dhe ironi: Mbas intervistës dhe paradave përpara kamerave, nëpër cilat hotele po flinin këta patriotë? Unë nuk e di përgjigjen e saktë, por ama mund t'ua përcjell pyetjen tënde, atyre, direkt, i thashë asaj. Autori i këtij teksti, Krenar Gashi, jo më larg se në muajin nëntor, ka ardhur në banesën time, dhe a e dini se përse?! Të më luste që ta ndihmoja gazetën prestigjioze, Sunday Times, e më konkretisht gazetaren Nicola Smith, që të zhvillonte një intervistë me anëtarët e AKSH-së. Dhe tani, imagjinoni ju të dashur lexues, se çfarë raporti na del?! Çfarë analizash?! Çfarë gënjeshtrash, vetëm për të abuzuar, vetëm për të fituar para dhe emër para ndërkombëtarëve, për t'i thënë dikujt se ja rrjeti ynë e ka hulumtuar një grup terrorist, me emrin Armata Kombëtare Shqiptare, kur jo vetëm që nuk kishin ndonjë informatë mbi AKSH-në, por që edhe të linin përshtypjen se i paragjykonin si lojëra fëmijësh. Dhe unë as që do merresha me këtë lloj të spekulantëve, hajdutëve e rrugaçëve të quajtur gazetarë, sikur mos të dezinformohej rreth xhirimit të gjoja makinës sime, gjatë kohës kur ne po xhironim. Zoti Gashi, po të merrte erë nga gazetaria hulumtuese (gjë që nuk ia lejon as mosha dhe aq me tepër eksperienca tepër e pakët në këtë fushë), ashtu sikurse erdhi para jo më shumë se një muaji e gjysmë të kërkonte ndihmë për kontakte, do të vinte edhe do të merrte edhe prononcimin tim, nëse vërtet është xhiruar makina ime apo jo? Sa për informacion, nëse rastësisht makina ime do të ishte xhiruar gjatë asaj nate, ju betohem se kurrë më nuk do të punoja si gazetar në jetën time, pasi të paktën ende më ka mbetur një e drejtë morale që kur të bëj faje gazetareske, të tërhiqem dhe t'i lë të tjerët të më gjykojnë, gjë që fatkeqësisht kurrë nuk e kam parë tek anëtarët e BIRN-it, të cilët, sa herë hapin gojën, apo shkruajnë ndonjë fjalë, bëjnë vetëm faje kundrejt popullit të vet. Sa ju përket burimeve anonime që BIRN-i i përdor, ju garantoj me shumë përgjegjësi, se ato janë spekulime të vet këtij grupi, pasi që asnjë njeri normal brenda KFOR-it nuk mund të thotë se sa kohë që ka gazetarë, për aq kohë do të këtë edhe AKSH, duke qenë se edhe vetë KFOR-i e njeh mirë ekzistencën e këtij grupacioni që para se unë ti bëja publik në RTK(Armata Kombëtare Shqipëtare AKSH). Mbase edhe ky spekulim është dëshira e vet ideatorëve të BIRN-it apo thjesht ëndrra me sy hapur, të cilat rastësisht qëllojnë edhe të shkruhen, njësoj si shumë pisllëqe të tjera që rastësisht qëllon edhe të thuhen, duke krijuar vetëm dezinformata, gënjeshtra dhe një hibrid gazetarie që jo vetëm nuk ngjason me atë të vërtetën, por është krejt e kundërta e asaj çka duhet pritur prej një gazetarie të mirë, e le më pastaj, prej një grupi të organizuar gazetarësh. E nëse do i qëndronim "burimeve KFOR-iane" të BIRN-it, duhet gjithashtu të imagjinojmë se sa të poshtër e manipulantë janë të gjithë ata gazetarë që merren me figurën e terroristit Usama Bin Laden, sot në të gjithë botën. Fare në fund, dëshiroj të them, që askujt nuk i bën nder e lavdi vjedhja e punës së tjetrit. Unë kam punuar rreth gjashtë muaj me burimet e mia njerëzore dhe monetare, për të përgatitur atë kronikë, e cila është transmetuar nëpër të gjithë botën. Dëshiroj të them se kronikën ia kam dhënë RTK-së pa pasur asnjë cent shpërblim, duke konsideruar që ne si gazetarë ia kemi borxh publikut që ta paraqesim AKSH-në ashtu siç është . Gënjeshtrat e BIRN-it se gjoja brenda AKSH-së ekzistojnë disa grupe se ata janë të përçarë, se ata edhe vjedhin me maska, se ata edhe po na i çmendkan udhëtarët nëpër autobusë të nisur për në Beograd, qëndrojnë vetëm në mendjet e flashkura dhe të vyshkura të BIRN-it që çuditërisht mendojnë më antikombtarisht se vetë Millosheviçi (për të cilin shumë prej BIRN-ëve që janë tani duke lexuar me siguri po thonë: Ndjesë i pastë shpirti i tij!). Unë personalisht nuk kam informacione të tilla, edhe pse kam punuar gjatë mbi AKSH-në, vetëm mund të them se këto janë fabrikime të kulluara të këtij grupi, që nëpërmjet punës së dikujt tjetër, pretendon të marrë ndonjë donacion, sa për t'ia zgjatur jetën vetes, ngjashmërisht me të njëjtit spekulantë e faqezinj që kanë fabrikuar dikur kundër UÇK-së, kundër njerëzve të luftës dhe kundër çdo gjëje që ka pasur një vlerë kombëtare në këtë vend që quhet Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora