Kulturë
Poezi nga Vaso Papaj
E marte, 28.06.2011, 07:58 PM
Vaso Papaj
Thuam Kir e thuam hanë*
Qante Kiri nëpër shtrat
Natë që s’ kishte të mbaruar
Presja hanë qe shtrëmbëruar.
Thuam Kir, thuam çfarë pe?
E pse hesht, nuk qe atje?...
Thuam hanë, pse mbylle sytë?
Ajo natë, a ka të dytë?...
Nëpër ditë e nëpër netë
Nënat gjumi nuk i nget
Ky qytet tërë kohës qan
Djemtë ka lën’, në Kir, matanë
Fishkëllejnë radio-antenat
Zbardhet gjaku nëpër venat
Mirë që gjuhën nuk ua di
Thuam Kir e thuam hanë
Si na ikën djemtë tanë?...
Shtupë në gojë e sy fashuar
Jetë të jetëve përqafuar.
Ra murlani, shkundi telat
Vite shumë, njëzeteshtatë
Djemtë tanë nuk
• Për Sokol Sokolin e Tomë Ndojën, pushkatuar nga dora e diktaturës në Qershor 1984 pas revoltës në ferrin e Qafë Barit.
Të dua
Me një faqore në pëqi
Rroba te vjetra pa një stoli
Që kundërmojnë era vetmi
Të dua!
Sy mbyllur, por mbushur shpresë
Sy që të gjejnë dhe të japin besë
Buzë që të thonë: je e imja pjesë
Të dua!
Në dhomë i mbyllur si në kafaz
Me veten time unë vetëm flas
Kushdo pas portës le të godas
Të dua!
E bosh në qoftë faqorja ime
Do mundja prapë të kem tundime
Më vjen si hënë, më jep gëzime
Të dua, po, të dua!
Besoja një puthje erës
Besoja një puthje erës
E thuaja trumcakut t’ja jap
Në ditën e parë të pranverës
Pas xhamit t’më bëj tak-tak-tak.
Besoja një puthje erës
E thuaja tek unë ta dërgojë
E nëse s’ ma bie tërë verës
E di, do t’ më kesh nëpër gojë.
Diçka kërkoi të më thoshte
Buzëve m’u soll rreth e qark
E flokët nisi t’ mi lozte.
Një puthje nga buzët ma shqiti
Dhe nisi me te të vallëzojë
Tek xhamat e tua trokiti
Në prag një zjarr të lëshojë.
Përtej
Përtej së mirës më të madhe, je ti
Përtej ëndrrës më të çmendur, je ti
Përtej kaltërsisë së qiellit, je ti
Për mua.
Përtej së bukurës më të çmuar, je ti
Përtej shkëlqimit të hënës, je ti
Përtej ngrohtësisë së diellit, je ti
Vetëm për mua.
Përtej thellësisë së detrave, je ti
Përtej bardhësisë së perlave, je ti
Përtej jetës dhe vdekjes, je ti
Për mua,vetëm për mua.