E premte, 26.04.2024, 01:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja: Poezia bashkëkohëse polake - Krystyna Lenkowska

E marte, 28.06.2011, 07:58 PM


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

 

KRYSTYNA  LENKOWSKA ( POLONI )

 

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja :

MAZLLUM  SANEJA)

 

 

VETMIA

 

Vetmia është vetëm një lidhje

hapësirë

prej deri tek

prej njeriut tek njeriu

prej njeriut tek vendi

po para së gjithash

prej vetvetes tek vetvetja

 

Më befason

të paktën një herë në ditë

se vetmia ime

është në hapësirën

prej teje tek unë

prej deri tek

 

 

TË UDHËTOSH DOMETHËNË

TË JETOSH DYFISH

 

Të jetosh këtu ku ndjen aromën e të njohurit

dhe ku gazeta e lënë mënjanë

në anën e parë të botës

dhe përveç këpucëve  thuajse asgjë nuk ndryshohet

 

dhe atje  ku gjithçka

ndoshta befas mund të hedhësh të harrosh

me përjashtim të natës dhe hijes

 

 

***

 

 Vdekja është gjë e natyrshme

K.I. Ga?czy?ski

 

Vdekja është e natyrshme si djepi

të dyja janë mrekullira të mëdha të vogla

në kohën e tanishme të bëra

në mënyrë të përkryer

ka nuk ka

nuk ka ka

ka provë fizike

nuk ka asnjë dyshim

 

 

NIDZICA – OLSZTYNEK *

 

Rreth e përçark

retë davariten në mënyrë sinkronike

sa çel e mbyll sytë

kalidoskopi i livadheve krijon modele të shkëlqyera

sot nga një diell bie dritë  balsami

si një milion vite më parë

as zjarr nuk pati

dhe bota nuk ishte e  atillë

dhe nuk do të jetë as nesër

dhe nuk di mbase do të marr vesh

pa lëvizje të Gishtit

 

* Qytete në Poloni

 

 

POEZIA

 

unë poet

ti poet

ai poet

ajo poet

ata poetë

ne poetë

ju poetë

ato poetë

 

solemnisht

me rroba të zeza

me mëngë këmbë

në xhepin e djathtë të pantallonave

në nyjën e kravatës

 

lexoj poezinë time

dëgjoj poezinë time

jam vetë poezia

pa mëngë

pa xhepa

pa pantallona

pa këpucë

pa spango

pa nyjë

 

nuk jam e detyruar të shkruaj

as të lexoj

nuk jam e detyruar të jem poete

as poezi

me poezinë time

me poezinë e askujt

as me asnjë poezi

të jem nuk jam e detyruar

asgjë nuk jam e detyruar

nuk jam e detyruar

jam e detyruar

jam

 

 

LUFTA

 

Përpiqem të mos mendoj për atë

që është dhe çfarë do të jetë

për këtë luftë nën flamurin ngjyrë blu

me njolla të kuqe të bardha

mbi ndikimin e diabetit të pashëruar

tek poetët e palindur vetëvrasës

për ty

 

Shtrihem në banjë sikur në një skaj të botës

dhe prek trupin tim të gjallë

Jeta është një prekje e trupave të gjallë të vdekur

 

Vë rregullat e mia nën dekorin e saktë të qiellit

Shiko. Ta bëj me gishtin e shtrembër ty

në këmbën në aureolën e shkumës

si flamuri në miniaturë në cungun e drurit

 

Nëse nesër nuk zgjohesh

në njëmijë herë

në horizont

në dashuri

atëbotë le të më gëlltis

dallga e harlisur e bregut

 

 

PAS TË PESTËS

 

Çdo çast vras nga një mendim të ndjeshëm

Si mizën ngjitëse të bezdisur

 

Përfytyroj në vetvete dashurinë

Si mushicën gjigante të frutave

 

Sa interesante

atëbotë kush do të vdiste i pari

me vdekjen jo të natyrshme

unë ajo apo kjo mollë e parajsës

 

 

HAPAT

 

A thua këta hapa në borë shpiejnë gjëkundi?

Nga larg duken si udha e Moebiusit.

 

Dikur shkova pas dashurisë

po u ktheva në gjysmë udhe

I ngatërrova hapat e mi

 

A shkoni përpara apo ktheheni?

i pyeta hapat e rastësishëm

në këtë shkretëtirë.    

“Qëndroj këtu dhe pres”

thanë hapat dhe shkonin më tej

 

 

TI – AJO

 

Të ndryshoj përmes udhës  dhe udhën përmes rastit

Në udhë nga udha i dashuri im

Tashmë e tërë ka ndryshuar

Shumë herë udha dhe vetëm udha

Bie dhe në sytë e mi lehtë në mes të qerpikëve

Në shtrirjën e mëngëve rreh krahët

Unë qëndroj këtu deri në fund të udhës

kah horizonti i fundit

 

Në karvanin e reve të zhdavaritura

Në vargun e mjellmave dimërore

Sa vie e bëhët  ajri i dendur

Linja e acarit griset copë-copë

Saktësisht përgjysmë

Me stërvitjen shekullore

Me saktësinë hyjnore

(Kush do të dinte ta bëj çelësin copa-copa

ky trup i ngurtë

 

Fluturon, bredhërit

 

 

SHËNIME PËR AUTOREN: Krystyna  Lenkowska - poeteshë, eseiste dhe përkthyese e letërsisë angleze. Deri më tani shkroi dhe botoi më se shtatë libra me poezi. Në vëllimet e saj poetike hetojmë asociacione të vrullshme, fragmente imazhesh sa të dhembshme aq edhe tronditëse. Është e përkthyer dhe e prezantuar me vëllime të veçanta  poetike në SHBA, Ukrainë, Gjermani etj. Jeton dhe krijon në Rzeszów të Polonisë.

 

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:

 MAZLLUM   SANEJA)



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora