E premte, 26.04.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet pianistja, flautistja, pedagogja Dorela Ujkani

E enjte, 23.06.2011, 06:59 PM


Flauti është magjik, artisti larg politikës

 

Nga Albert Zholi

 

Një femër që kërkon shumë nga vetja. E fillon karierën si painiste dhe më vonë i përkushtohet flautës. Ky instrument muzikor sipas saj ëshët hyjnor dhe ajo e ka bërë pjesë të vetes. Sipas saj politika është art i bukur por jo për artistët. 

 

Si nisi rrugës drejt flautës?

 

Që fëmijë babai pa talentin tek unë. Unë jam fëmija i madh në familje (pasi kam dhe vëllanë që është pianist) dhe ishte më shumë  dëshira e babait për t’j futur rrugës së artit. Fillova të mësoj për piano që  6 vjeç dhe vazhdova me pianon 7 vjet rresht. Më pas fillova flautin.

 

Pse fillove pikërisht me pianon?

 

Pianoja është më e njohur dhe më e plotësuar si vegël muzikore. Ajo kudo në botë njihet si një vegël tepër e njohur dhe popullore. Por shpesh herë pasi mbaroja me painon dëgjoja shpesh herë dhe veglat  e frymës. Këtë kërkesë apo dëshirë e bëra preznet dhe në shtëpi. Babai dhe nëna më dëgjuan me vëmëndje dhe ranë dakort që të vazhdoja mësimet për një vegël frymore me qëllim që jo të dy fëmijët të kishim si profesion të njëjtën vegël muzikore, pra pianon (pasi vëllai im është pianist).

 

Si vazhdoi rruga me flautin?

E kapa shumë shpejt si vegël. E doja si instrument dhe si pamje dhe si tingull. E gjetëm shpejt njëri tjetrin dhe rruga jonë po vazhdon me shumë sukses. Flauti është vegël speiale, hyjonre dhe për mua flauti nuk bën dot pa pianon.

Kur keni marrë pjesë për herë të parë në një koncert me përmasa që i kalon ato të Akademisë?

Kam dalë qysh në studime në disa konerte por në speiale si recital kam dalë me tim vëlla pas përfundimit të Akademisë në hollin e Teatrit si dhe në Teatrin në Durrës. Por përfaqsimi më dinjitoz ka qenë në vitin 2002 në Prishtinë ku u organizua një Fëstival nga Europa Qëndrore dhe Lindore “Tingujt e flautit” (me këtë moto) ku morën pjesë shumë flautistë. Ishte një ditë e bukur për mua, sepse ishte një Festival që i kushtohej vetëm flautës. Kam marër pjesë në orkestërn filarmonike të Akademsië së Arteve në shumë aktivitete të rëndësishme, apo orkestrën e Radio Televizionit.

Kush janë idhujt tuaj në flaut?

Në Shqipëri kam Xhovalin Shestanin. Nga bota janë shumë, por i pari Xhejms Gaolluej, anglez që njihet kudo në botë.

Jeni pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve. Dallimi midis mësimdhënies dhe të që nit instrumetiste?

Arti i mësimdhënies është shumë i vështirë. Sa i bukur por dhe aq delikat. Sidomos sot kur shihet der diku nga studentë të veçantë një indiferentizëm. Mund të them se nuk ka një interesim dhe një respektim sa duhet ndaj pedagogjisë. Në këtë drejtim them se vetë studentët duhet të punojnë më shumë. Por dua të them se dhe ne si pedagogë kemi gabimet apo boshllëqet tona. Duhet të punojmë shumë të dy palët.

Duke qenë pedagoge, instrumentiste, a mendoni se femra shqiptare zë po ato raporte që zënë femrat europiane në politikë dhe në shoqëri?

Kam vënë re se vitet e fundit femra shqiptare po gjen vetveten. Kjo për vetë faktin se femrat shqiptare mësojnë, punojnë, kontribuoajnë në shoqëri dhe në familje. Ato janë thuajse të pavarura në shumë drejtime.

Mendimi juaj për bashkjetesën?

Unë jam për familjen tardicionale shqiptare, por nuk do të thotë që nuk respektoj dëshirën apo mendimin e çdo femre që bashkjeton. Përderisa në botë po funksionin kjo mënyrë e jetesës do të thotë që edhe për shoqërinë shqiptare duhet pranuar

 dhe pse shoqëria jonë nuk është përagtitur për një jetë të tillë.

 

Artisti dhe politika..

Për mua një artist nuk duhet të merret me politikë për mendimin tim.

Kush është primare për ju si femër, bukuria apo inteligjenca?

Se diskutoj, inteligjenca. Ndodh shpesh që ulemi me një neri (femër apo mashkull) të bukur, por kur largohemi pas bisedës, ngelemi të zhgënjyer. Pas këtij momenti ai njeri nuk duket i bukur.

Cilat janë karaktersitikat që duhet të plotësojë një mashkull për Dorelën?

Të jetë inteligjent, të jetë i sinqertë, i dashuruar me punën dhe korrekt. Dua që një mashkull të mos shihet si një njeri që të sjellë vetëm të mira materiale. Jo gjithmonë ana materiale të plotëson anën shpirtëore.

I kushton shumë kohë lukut?

I kushtoj aq sa duhet. Por më shumë mirem me detaje. Ato që janë të veçanta për një femër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora