E premte, 26.04.2024, 10:55 AM (GMT+1)

Faleminderit

Emin Fazlija: Për figurën e Vehbi Ibrahimit sot flasin ata, që nuk kanë pasur kurrë lidhje me të

E shtune, 02.02.2008, 09:15 AM


Arkivore

PËR FIGURËN E VEHBI IBRAHIMIT SOT FLASIN ATA, QË NUK KANË PASUR KURRË LIDHJE ME TË

PËR FIGURËN E VEHBI IBRAHIMIT SOT FLASIN ATA, QË NUK KANË PASUR KURRË LIDHJE ME TË

Edhe në këtë rast dëshiroj të theksoj se makineria vrastare e Beogradit,  edhe tash, 21 vjet pas vrasjes së Vehbi Ibrahimit, por përpiqet që nëpërmjet agjenturave të veta ta njollosë figurën e ndritur të këtij atdhetari. Këto agjentura kanë filluar të shpifin edhe në atë mënyrë sur Vehbiu paska tentuar madje të helmojë ujësjellësit e Beogradit e të Kralevës dhe se për këtë serbët paskan qenë të detyruar ta likuidojnë, para se ky t’i realizojë këto plane!

Shkruan: Emin Fazlija

Nue Uroshi dhe Emin Fazlija
Këso mesazhe për patriotin e madh mund të plasojnë vetëm personat që ende janë në shërbim të armikut dhe që kurrë, e asnjëherë, nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me Vehbi Ibrahimin. Vehbiu ka qenë njeri human dhe këtë humanizëm e ka dëshmuar jo një herë në jetën e vet, duke i ndihmuar bashkatdhetarët. Madje, i ka ndihmuar edhe ata që sot të vjellin këso shpifjesh!
Atdhetarit Vehbi Ibrahimi gjatë jetës së tij të shkurtë ka kryer shumë vepra madhështore për çështjen kombëtare. Prandaj edhe e kishte vënë në shënjestër makineria vrastare e Beogradit për ta eliminuar si një militant të paepur për bashkimin e të gjitha forcave atdhetare në një front të përbashkët duke mos bërë dallime në ideologjitë e huaja të importuara përçudnisht ndër brezat tanë.

Motoja e veprimtarisë së tij: Atdheu mbi të gjitha dhe Shqipëria Etnike shqiptarëve!

Motoja e veprimtarisë së tij: Atdheu mbi të gjitha dhe Shqipëria Etnike shqiptarëve!!! Në dorëshkrimet e tij që ruhen në arkivin e BKDSH-së, rezulton një rrëfim i tij në formë autobiografie të shkurtër që është e obligueshme për anëtarët e dalluar e me funksione të larta në radhët tona. Aty Vehbi Ibrahimi shkruan:”...Shkollën tetëvjeçare e kam kryer në gjuhën shqipe në Kosovë. Në klasën e dytë (fillore) e kam pasur mësues patriotin e shquar Mustafë Hetë Kokën, i cili më vonë (më 10.10.1951 – 30 vite para se të vritej Vehbiu v.j.), u vra tradhtisht bashkë me heroin Hasan Aliun – Remnikun dhe një shok tjetër në kufirin shqiptaro–shqiptar. Shkova vetëm në Bosnjë, në qytetin Tuzlla për  të kërkuar punë. Atje u njoftova me një zotëri i cili ishte kundërshtar i tërbuar i regjimit titist, e që quhej Xhevat Perçiçi. Nga ky kam mësuar shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë dhe menjëherë pas LDB-së e që përpara nuk i kam ditur. Më 1963 kam kryer zanatin për mekanik në sipërmarrjen “Nikolla Teslla” në Tuzëll. Ku kam qenë përgjegjës i repartit në atë kohë. Më 25.5.1964 u ktheva në vendlindje në fshatin Uglar, ku e hapa një dyqan të vogël që atëherë e quanim “kooperativë”, sa për nevojat minimale të fshatit. Gjatë punës sime në atë dyqan të vogël u njoha me shumë bashkëfshatarë, të cilët më parë i njohja vetëm si fytyra, por nuk ua dija mendimin e tyre, e ata ndërkohë m`u zbuluan sinqerisht se kishin besim tek unë. Ata më thoshin “Prina përpara e na tanë jemi pas teje”. Këtu qëndrova 3 muaj dhe dyqanin ia dorëzova një fshatari tim. Në muajin tetor 1964 u inkuadrova në Kombinatin e tekstilit në Gjilan, si punëtor i rëndomtë, edhe pse e kisha diplomën e zanatit, por ajo spati vlerë, sepse kombinatin e kishin në duart e tyre serbomdhejtë komunistë. Kështu unë fillova menjëherë organizimin e një grupi shqiptar, kuptohet në mënyrë rreptësisht ilegale grupin e quajtëm”Shqipëria (Demokratike Shqiptare) – Ismail Qemali”, dhe si fillim përdorëm një shifër të thjeshtë “Pacoll”. Në këtë grup kanë marrë pjesë:Ejup Isufi nga fshati Zhegër, Salih Salihi nga Gjilani, Adush Ramadani, Xhemail Shurdhani  nga Gjilani e shumë të tjerë. Të gjithë ne u betuam që të ruajmë fshehtësinë tonë. MË 28 nëntor 1965 i shpërndamë disa parulla që i kishim përgatitur. Ato i vumë natën nëpër muret e Kombinatit të Tekstilit. Parullat tona kishin këtë përmbajtje: Rroftë Shqipëria Etnike! Rroftë populli shqiptar! Rroftë Flamuri Kuq e Zi1 Rroftë 28 nëntori!...etj. Parullat u zbuluan, por nga grupi ynë askush nuk ka pranuar se di diçka për to . Bile thoshin: “sigurisht i kanë shkruar serbët vendas për ti komprometuar shqiptarët”...
Më 1966 pas rënies së Rankoviqit nga fuqia dhe pasi mbajt Pleniumi IV i LKJ-së, grupi ynë pati përgatitur dhe unë lexova atë material në një takim tonin të zakonshëm ku ishte regjistri i shqiptarëve të pushkatuar menjëherë pas riokupimit të Kosovës, pra pas LDB-së, duke filluar nga vitet 1944-45-48- e deri më 1950-ën. Një kopje e këtij regjistri gjendet në Komitetin Krahinor të LKJ-së në Prishtinë të cilën kopje e dërguam me postë nga Shkupi, ndërsa një kopje tjetër gjendet në arkivin e shtetin shqiptar në Tiranë, kurse kopja e tretë gjendet te Reis Ali Hoxha në Marsej të Francës. Të gjitha këto kopje e kanë nënshkrimin tim në fund”, pohon në këtë shkrim autobiografik Vehbiu.
“Më 27 nëntor 1968, grupi ynë (SHDSH ”Ismail Qemaili” del në demonstratën e madhe në Gjilan. Atë ditë e pata dërguar një bashkë fshatar timin, z. Isuf Kamberin, asokohe ishte kadet në akademinë ushtarake, që të shkojë në emrin tonë në Prishtinë se atje nuk e njohin njerëzit, siç mund të ndodhte në Gjilan. Më 30 prill 1968 u takova me patriotin e madh Metush Krasniqin nga fshati Dajkofc, i cili ka kaluar shumë kohë nëpër burgjet sllave si antikomunist i përbetuar. Poashtu u takova edhe me patriotin Sefë Halitin nga fshati Gjyrishefc nga Kamenica e Kosovës. Edhe ky ka qenë në burg sikur Metushi bile ky ka qenë i dënuar me vdekje, por Gjyqi Suprem ja pati “zbutur dënimin” dhe i ka mbajtur 17 vjet burg të rëndë. Aty ishin edhe disa të tjerë. Të gjithë të besës. Biseduam për shumë çështje madhore kombëtare. Posaçërisht shqyrtuam mundësinë se si ti armatosnim trimat tanë sidomos ata në Maqedoni pas rënies së Rankoviqit. Meqenëse makineria serbe zhvillonte çdo lloj propagande kundër shqiptarëve, në atë mbledhje Metush Krasniqi propozoi që të ndalohet armatosja e shqiptarëve për një kohë të pacaktuar, sepse serbi  këtë po e shfrytëzon për ta akuzuar shtetin shqiptarë se gjoja ky armatim po arrin në trevat shqiptare të Maqedonisë nga Shqipëria e për të mos e dëmtuar shtetin shqiptar, pa e marrë parasysh se çfarë regjimi sundon atje ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm- tha Metushi. Mua më ngarkuan detyrën që të lidhem me njerëzit tanë në Malet e Karadakut të Preshevës dhe ashtu unë shkova në Muçibapë për tu takuar me përgjegjësin e atij rrethi për armatim, besnikun Halil Xhemajlin dhe i tregova se çfarë u vendos në mbledhjen e 30 prillit. Ky më dha fjalën se menjëherë do të zbatojë urdhrin e marrë  nga Kryesia. Mbledhja tjetër u mbajt  më 23. 5. 1968. Me mua ka qenë Rashit Rashiti nga Muçibapa i cili jeton në Gjilan.
Më 7. 3. 1969 u nisa në Austri dhe kisha me vete një libër shumë interesant që do ti shërbente emigracionit politik shqiptar. Libri titullohej: “Zëri i fshehtësisë ushtarake”. Fatkeqësisht me mua qëlloi një tradhtarë nga fshati Makresh, i cili quhej N.O. Ky e lajmëroi UDB-në sllave dhe ajo më zuri përtej Vranjes. Është odisejadë më vete se si kam arritur të iki nga policia serbosllave dhe pas shumë telasheve të tjera më në fund në qershor ta kaloj kufirin jugosllav dhe të futem në Austri.

Si e formuam Besëlidhjen Demokratike  Shqiptare dhe Këshillin Ushtarak Mbrojta Shqiptare Etnike?

Në Austri u njoha me shumë shqiptarë që kishin ardhur si “ punëtorë të përkohshëm” nga të gjitha viset shqiptare. Aty formuam Degën e Shoqërisë Demokratike Shqiptare “Ismail Qemali”  dhe ndërkohë rashë në kontakt me përfaqësuesin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare z. Arben Kosovën (pseudonim). Me Arbenin kemi pasur shumë rrelata të frytshme dhe shkëmbim letrash e telefonatash. Edhe ky ishte për një bashkim sa më të gjerë të forcave kombëtare në një front të përbashkët mbarëkombëtarë.
Në realitet atëherë kur u “njoftuam” me Arben Kosovën, ky e përfaqësonte Votrën e Kosovës Nacional Demokratike Shqiptare e cila bashkë me SHDSH-në “Ismail Qemali” dhe 4 organizata të tjera: u shkrinë më 16 gusht 1972 në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Më 30 prill 1973 organizuam një lloj Kongresi apo Kuvendin Themelues, që u mbajt në Kufstein të Austrisë, në Sallën e Rinisë Sindikaliste të Austrisë. Agjentët jugosllavë nëpërmjet ambasadës së tyre në Vjenë u përpoqën të pengojnë mbajtjen e këtij kuvendi në çdo mënyrë për çka posedojmë shumë dokumente, por nuk ia arritën dot dhe Kuvendi u mbajt dhe përfundoi me sukses të plotë, shkruan patrioti Vehbi Ibrahimi.
Më 10 gusht 1972 Vehbi Ibrahimi edhe përkundër rreziqeve të paparashikuara vendosi që ilegalisht dhe me dokumente të rrejshme të vij në Kosovë dhe të marrë pjesë në Kuvendin Themelues  të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, i cili kuvend u mbajt në fshatin Novosellë  e Begut, afër Vushtrrisë. Vehbiu e kishte lëshuar mjekrën dhe kishte një pasaportë të huaj. Ky përfaqësonte SHDSH-në e “Ismail Qemaili”, kur kjo bashkë me Vatrën e Kosovës, quhej Vatra Kosovare”), Lëvizjen Nacional Demokratike  Shqiptare dhe 4 organizata të tjera u shkrinë në një dhe morën këtë emër që e ka edhe sot. Vehbiu nuk shkoi as në Uglar për ta vizituar familjen, por menjëherë u kthye për në Austri. Meqenëse UDB-ja jugosllave bënte çmos për ta zhdukur nga faqja e dheut, sepse veprimtaria e tij ishte vdekjeprurëse për regjimin për regjimin okupator sllavokomunist, pasi që Vehbiu ishte pishtari i bashkimit të shqiptarizmës, ky u detyrua që me 21 tetor 1973 ta lëshojë Austrinë dhe të vendoset në Belgjikë, ku e4dhe jetoi deri në ditën kur e vranë tradhtarët e kombit shqiptar.
Më 1975 Vehbiu shkon në Angli në një kurs 6 mujor ushtarak për detyra speciale.
Më 27 nëntor 1977 në Kongresin e parë të BKDSH-së në Frankfurt të Gjermanisë ku Vehbiu zgjidhet unanimisht nënkryetar i BKDSH-së, si dhe njëkohësisht emërohet zëvendës i komandantit të këshillit ushtarak “Mbrojta e Shqipërisë Etnike”, i cili këshill ka pasur për detyrë dhe në programin e vet atë çka realizoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës- me dallim që ky këshill Ushtarak në planprogramin e tij kishte synime më të gjera se sa çlirimin vetëm të Kosovës administrative. Këtë më së miri e tregon emri i tij: Mbrojtja e Shqipërisë Etnike! Për veprimtarinë e tij dhe të shokëve të tij në kuadër të këtij Këshilli ushtarak është ende herët të flitet, sepse këtë e ndalojnë rregullt koncize të Statutit dhe Programit të këtij këshilli, por duhet përmendur se prej ditës kur është emëruar zëvendëskomandant e deri në ditën e fundit të jetës së tij Vehbiu i ka kryer disa aksione shumë të rëndësishme jo vetëm në Bruksel, por edhe në disa shtete tjera të Evropës Perëndimore. Në janar të vitit 1979 agjentët e UDB-së jugosllave shtinë me revole para shtëpisë së Vehbiut në Bruksel në një maroken, i cili fatkeqësisht i përngjante shumë Vehbiut, mirëpo si njeri i pafajshëm që ka qenë, edhe pse ka marrë plagë të rënda, ka shpëtuar nga vdekja. Vehbiu e kuptoi se ai atentat ka qenë i kurdisur kundër tij e jo kundër marokenit të gjorë dhe e blen një revole nga një shqiptar shpirtshitur që ta ketë për mbrojtje personale. Mirëpo agjenti sllav edhepse e kishte ngrënë bukën e Vehbiut, shkon e raporton në policinë belge se Vehbiu mban armë pa leje. Policia shkon dhe e arreston Vehbiun më 8.2.1979 dhe e mban afër 4 muaj në burg, ndërsa BKDSh-ja me avokatë nuk ia arriti që ta nxjerrë nga burgu. Me plagosjen e anëtarit BKDSh-së, Rasim Zenelajt nga UDB-a jugosllave në Frankfurt, më 15 maj 1981, Vehbiu u betua se do të hakmerret shumëfish për luftëtarin tonë të denjë dhe betimin e bërë e kreu derisa nuk e vranë edhe atë më 10 tetor 1981 në Bruksel.
Prej asaj date kobzezë e deri sot kaluan më se 21 vjet, por vepra dhe atdhetarizmi i Vehbiut nuk u harruan. Përkundrazi: këtë sot e dëshmon vepra humanitare-atdhetare e gjithë fshatarëve të Uglarit me këtë vepër madhështore të përjetësimit të heronjve kombëtarë. Pra le të jetë ky një homazh modest për veprën madhore të besnikut Vehbi Ibrahimi nga bashkëpunëtori, miku, vëllai dhe shoku i tij: Emin Fazlija

(Autori është kryetar i Besëlidhjes Demokratike Shqiptare)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora