E premte, 26.04.2024, 05:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Vaso Papaj: Jam gënjeshtar

E diele, 05.06.2011, 07:49 PM


Vaso Papaj

 

Jam gënjeshtar

 

Jam gënjeshtar

Mos u lodhni kot

Jam gënjeshtar që kur linda

Nuk ndryshoj dot.

Madje, jo vetëm

Jam mësuar të duartrokas tërë jetën

Atë, Zonjën e madhe:

Gënjeshtrën.

 

Jam gënjeshtar

Bëj pjesë në piramidën e saj

S’ka rëndësi, në bazë a në majë

Pres medalje të përlaj

Të bëhem Hero,. Nder i kombit, Mjeshtër

Mjeshtër i madh,... i punës, i gunës.

Kam qenë dhe do të jem:

I flamurit të gënjeshtrës, tundës.

 

Jam gënjeshtar, vërtet

Vendin e çova të kacavaret litarëve, në det

Të mbytet thellësive

Të ngrijë shtigjeve të dhive

Të vdesë shpirtin te semaforët

Të kapërcejë mure ambasadash:

Kope që i kanë varë këmborët.

Të uritur

Dhe me gënjeshtrën e madhe në xhep

Si vendi më i ushqyer në planet

Vetëm medalje nuk i dhashë

Medaljet i mora për vete

I mora me gjithë  ç’ kishin nga pas.

 

Jam gënjeshtar

I paparë

Dhe kur më  mos të  jem

Portretin do t’ma kenë varë

Në muzeun e madh të gënjeshtrës

Si më i madhi atdhetar.

 

Ah vendi që je djepi im!

Vetëm ti do të mbetesh batall,

Me dallgët si gjithmonë përballë.

Medaljet do të kenë  mbaruar

I rrahur, i zhvatur, i mashtruar...

Deri kur kështu , vallë?...

 

Kënga e Nomadëve

 

Sa  zhytet dielli, vjen e  më kërkon

E dorë më dorë më shumë të ndjej

Vallë, nga i merr ato fjal’ që më kon?...

Se unë mbi to më  mjaltë nuk  gjej.

 

Ne si nomadë shkretëtirash ngjajmë

Humbur  rrugëve    qytetit

Dhe si dy shpirtra frymën ndajmë

Mes  ëndrrës  dhe  realitetit.

 

E kohën vrasim,  oaze kërkojmë

Me net  pa gjumë në qiell të hapur

Atje ku duam kurr’ s’ përfundojmë

Se Zonjën Liri prapë e kanë kapur;

 

Lirinë gabele me ngjyra-ngjyra

A ka vallë liri, me xhepa bosh?

Lirinë që paska aq shumë fytyra

Lirinë që qenka veç për kodosh.

 

Nomadë    dashurisë ne jemi

Udhëtarë që çajnë në çdo tallaz

Të ndalemi, ne  mendje s’ kemi

Rebeles  erë  i shkojmë nga pas.

 

 

Të ishte

 

Të kishte ngjyrë kurbeti

Një ditë do ta skicoja

T’i jepja ngjyrë  deti.

A do t’ mjaftonte boja?...

 

Të ishte tym vetmia

Të digjej si cigare

Mbi vete do ta shkundja

Të më mbulonte fare.

 

Po s’ di se  ç’ ësht’ vetmia

S’ e di dhe ç’ ësht’ kurbeti

Her’ më humbje, her’ të gjeja

Në mes të këtij rrëmeti.

 

Të ishte gur kurbeti

Këmbë shkalle që të ngjitesh

Në dhomë ku djeg shporeti

Përkëdhelje mes postiqesh.

 

Të ishte udhë  vetmia

Të çante mal e kodër

Qafimin do t’ ja zgjatja

Si t’ ishte  e vetmja motër.

 

E  di  se  ç’ ësht’  vetmia

Po di dhe ç ‘ ësht’ kurbeti

Her’ më humbje, her’ të gjeja

Kjo dallgëshumë më treti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora