Kulturë
Sylejman Morina: Vatrat e Vjetra Arbneshe- Foto Ekspozitë e Bernard Kotllarit
E shtune, 04.06.2011, 07:58 PM
Në hapje të ekspozites - nga e majta, Bernardi, Seferoviqi, Lucija dhe drejtori i bibliotekës së Zarës z. Pehar
Vatrat e Vjetra Arbneshe- Foto Ekspozitë e Bernard Kotllarit
Nga Sylejman Morina
Edhe atëherë, kur nuk kishin kontakte, arbneshët me atdheun e tyre, era që vinte nga brigjet e Arbërisë i kishte vizituar gjithmonë ato shtëpitë e vogla prej guri të mbuluara me rrasa sipas traditës së të parëve të tyre. Në ato kasolla, ku njerëzit dhe kafshët e ndanin hapësirën e përbashkët të banimit, ku jeta mes tyre ishte lidhur tejet ngushtë.
Ajo bashkohej me mendimet e tyre dhe me këngët e mbetura në kujtesë që i kishin sjellë prej vendlindjes, të cilat i këndonin në familje duke punuar në djerrinat periferisë në Zarës, ku me mund e djersë i shndërruan ato në ara buke, vreshta e luadhe. Arbneshët e vendosur në periferi të Zarës, në fillim kryesisht merreshin me bujqësi e blegtori, si edhe me zejet e trashëguara nga vendlindja. Me kalimin kohës edhe këtu u bën ndryshimet, ata u morën edhe me veprimtari tjera, si dhe filloi ndërtimi i shtëpive në kate, të cilat i mbulonin me tjegulla. Ndryshimet në Arbnesh, deri vonë ishin më të ngadalshme për shumë arsye si mungesa e investimeve... etj. Prandaj, deri vonë dhe i ngjante një katundi tipik shqiptar.
Ato shtëpi të vjetra sikur reflektonin diçka magjike, po sa i binin rrezet e para të diellit, por edhe kur fillonte ta humbiste shkëlqimin dielli dhe qielli skuqej, ato rreze që përshkonin e reflektonin në det ndaleshin në me shekuj në ato shtëpitë e gurit .
Perceptimet fëmijërore të ambientit lënë gjurmë të thella në jetën e njerëzore, sidomos në botën e artistëve, ato janë më të theksuara, më të pa shlyera dhe krijojnë një burim të pashtershëm inspirimi. Ato i ngjallin ata edhe i japin përjetësi . Pamjet e shtëpive të e vjetra të arbneshëve i kishin lënë gjurmë të thella shpirtit artistik të Bernard Kotlarit,i cili ato i shprehu me hapjen e ekspozitës me titull “Vatrat e vjetra arbneshe” Ku në 30 fotografit origjinale ishin paraqitur shtëpitë e vjetra dhe pjesë të mbetura nga ato. Historiani i artit Seferoviç, shprehet ”Kotlar ofron edhe një depërtim të thellë imagjinatav në karakterin e jetesë
dhe historikun e hapësirës të arbreshëve të Zarës. fotografitë e ti hyjnë në trashëgimin shpirtërore kolektive dhe në memoriet personale.”
Ekspozita ishte pjesë e aktiviteteve kulturore, fetare që organizohen nga arbneshët për nderë të festës së tyre, kushtuar Zonjës Loret, apo siç e quajnë ata “Zoja Jon”. Ekspozita në fjalë mbetet e hapur në hapësirat e bibliotekës së Arbneshit, duke filluar nga 2 maji qëndroi e hapur e gjer me 29 maj 2011.Çdo aktivitet kulturo -fetar i arbneshve, i bashkon ata dhe i jep gjallëri e shpresë. Ekspozita i tuboi dashamirët e fotografisë dhe miqtë e arbneshve. Aty u tubuan arbëreshët e të gjitha gjeneratave të Arbneshit, edhe ata që jetojnë në qytetin e Zarës.. Bernardi gjithë herë inspirimet i gjen në mesin e arbneshëve dhe në ambientin e tyre .
“Inspirimet mija për këtë ekspozitë, janë kujtimet si dikur është dukur Arbanasi , kur isha i vogël. Ato në një farë mënyre janë kujtime fëmijërore. Ato fotografi janë punuar me anë të fotoshopit, si të duken më mirë te shprehja e ngjyrave të mira,që mua si fëmijë më kanë mahnitur. Ato shtëpi të vogla edhe sot më kthejnë në fëmijëri ,edhe nga pak më bëjnë të pikëlluar, kur i shoh si po shkatërrohen, ndërsa unë nga shkatërrimi i shpëtoj me fotoaparatin”
Me vëmendje u dëgjua fjala e intelektualit dhe historianit të njohur të fotografisë, z. Abdulla Seferoviqit, i cili veç tjerash pozitivisht e kishte vlerësuar fotografitë e kësaj ekspozite, në rend të parë sipas mendimit të tij, ky ishte momenti i fundit që ato shtëpi të vogla, edhe ajo që ka mbetur gjer tani të shpëtojnë nga harresa, njëherit për gjeneratat e reja të mbesin përmendore që në çfarë kushte kanë jetuar, dhe në kushte të modeste të parët tanë.
Mjetet e informimit i kishin dhënë rëndësi, duke shkruar në mënyrë afirmative për ekspozitën, si edhe autorin që është i njohur edhe për mjeshtrin në realizimin e
fotografive për të cilat ka fituar shumë mirënjohje. Siç tregon Bernardi, kishte shumë të interesuar që e kishin shprehur gatishmërinë që të blejnë ndonjë fotografi, por ky, si herëve të tjera edhe kësaj radhe fotografitë e ekspozitës ia falë, koleksionit të vendlindjes arbneshe – bibliotekës së Arbneshit.
![]() |
Dëshmi historike të artitektures arbneshe |
![]() |
Shtëpi e vjetër e Arbneshit të Zarës |