E premte, 26.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kane marrë fund si derrat pas lende!

E premte, 01.02.2008, 06:48 PM


Vështrim
KANË MARRË TURR SI DERRAT PAS LENDE!

Selatin Novosella: REXHEP MALA- Anteu i Lëvizjes Ilegale, Prishtinë, 2007

Nga Kadri Mani

Kadri Mani
Flaka e Janarit dikë do ta përcëllojë e do ta djegë fare! (autori i këtyre radhëve)
Drejtësia e padrejtësia kacafytën si dy gjela grindavecë lafshëpërgjakur. Herë gabojmë e herë ia qëllojmë ne të gjithë: dallimi është aty se cilët angazhohen që t’i përmirësojnë gabimet e veta e cilët ngelen në mjegullnajë të rrethit e të kokave të veta!
Libri i autorit Selatin Novosella: REXHEP MALA-Anteu i Lëvizjes Ilegale“, recensues: Mehmet Hajrizi e Gani Krasniqi, lektor Avni Dehari, që të gjithë jokompenetë: ata nuk ishin në organizimin tonë të fundit, ( Selatin Novosella, Gani Krasniqi e Avi Dehari- as në organizimin tonë të parafundit!!) nuk ishin anëtarë të Partisë së Luftë të Kosovës!!! Ata e dinë mirëfilli se skllopi i qenit me dekada po më shpif se kinse unë i paskam tradhtuar dëshmorët, shokët e mi të idealit!!! Ata nuk duan shpjegime, ballafaqime!!! Këtij skllopi iu bashkëngjit gjatë përurimit edhe historiania zonja Sabile Keçmezi-Basha, edhe pas shpjegimeve të mia në zyrën e saj!!!

Si mund të shkruhet monografia e Rexhep Malës pa Nuhi Berishën!?!

Selatin Novosella me kompaninë, duke qenë jashtë veprimtarisë tonë të përbashkët me dëshmorët, Rexhepin e Nuhiun, iu kujtohet diçka nga biografia më e hershme e Rexhepit, por nuk e njohin Nuhiun, ngase ky ishte i ri dhe tri vjetët e fundit jetoi në ilegalitet.
Pra, nuk bën dhe nuk guxon të ndahen: Rexhep Mala-Nuhi Berisha, Afrim Zhitia-Fahri Fazliu, Vëllezërit Gërvalla-Kadri Zeka, Fehmi e Xheva Lladrovci (që shpesh përkujtohet vetëm dëshmori Fehmi- pa Xhevën!), Edmond Hoxha-Zahir Pajaziti-Hakif Zejnullahu, Vojo Kushi-Xorxhi Martini-Sadik Stavileci... Si ndahen shokët e armëve?- pa qenë krejtësisht torollakë!?
Autori në fillim e ka vënë përkushtimin:
“Libri im iu kushtohet veteranëve të Lëvizjes Çlirimtare, përkatësisht ish-të burgosurve politikë, të cilët që nga riokupimi i Kosovës, në vitin 1945 e mbajtën gjallë zjarrin e lirisë, si dhe përgatitën, organizuan, udhëhoqën dhe financuan institucionin e lirisë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.- unë Kadri Mani nuk bëj pjesë në shumicën absolute të atyre ish-të burgosurve politikë, ngase për orientimet e tyre enveriste-staliniste, me kohë iu kam thënë-ish! Ata ishin antiinstitucinalistë, antikatedralistë, me paturpësi e shanin dhe e shpifnin Dr. Ibrahim Rugovën, dhe me djallëzi u futën në LDK, për ta marrë Kalanë nga Brenda!! Ata me pafytyrësi e shajnë dhe e shpifin shenjtëreshën tonë Nënën Terezë!! E shajnë dhe e shpifin Don Lush Gjergjin!!
Edhe kësaj radhe e mbajtën Flakën e Janarit tinëz meje, sikur që kanë vepruar me dekada!!  
Selatin Noovosella ma kishte nxjerrë në libër një foto timen të vjetër (për veprimtari në Grupin Revolucionar-jo aktualisht!), sa që Emin Fazlija tha me humor: sikur të kishin nxjerrë nga bunari!! Zotni Mehmeti në rolin e recensuesit ka mund të ma kërkojë një foto tjetër, ose ta marrë një foto timen nga kompjuteri: www.zemrashqiptare.net ose te revista www.shqiperiaetnike.bavehost.com (është më e reja, e datës 12.9.2007, e ditës së magjistrimit), vetëm po të ishte pakëz më azhur: e pra jemi “në lidhje” elektronike ka dy vjet e gjysmë!?!
Poky Mehmet Hajrizi që më shtiret- shok, në fjalën e vet të hyrjes, shkruan: “Jeta revolucionare e Rexhepit nuk mund të studiohet e shkëputur nga jeta e vepra e bashkëluftëtarëve të tij, si ajo e Nuhi Berishës, shokut të tij të ngushtë deri në vdekje, e Kadri Zekës, Zija Shemsiut, Naser Hajrizit, etj., nga jeta e vetë organizatës së cilës i përkiste.”(f. 12)- të painformuarit s’kanë mundësi ta hetojnë ligësinë tinëzare të Mehmet Harizit: ne ishim tre në momentin e rrethimit: Nuhi Berisha-Rexhep Mala-Kadri Osmani;- aty s’ka pasur të tjerë, emrat e të tjerëve duhet të përmenden në një kontekst tjetër, por jo aty!! Aty janë futur kontrabandë, për të ma shlyer, me prapavi tinëzare, emrin tim!!
Dhe më tutje (f. 13):”Një hapësirë më vete në libër i kushtohet me të drejtë përkushtimit të Rexhepit për përgatitjen e Kosovës për luftën e armatosur, luftën finale për çlirimin e saj dhe bashkimin e atdheut.”- edhe këtu Mehmeti bie në provim, sepse nuk ishte vetëm Rexhepi, por sërish ishim tre: sepse as gjykata nuk e merr për serioze as për vepër penale “grupin” me një person! Grupin e përbëjnë, minimum, tre veta, dhe këtë nuk është se nuk e di Mehmeti si veprimtar, por nuk mund t’ia shpreh gjuha e klanit-klikës-tarafit!!!
Fjalën e vet recensuesi Mehmet e përfundon:”Vetëm ai që harron vdes, sepse vepra e tij jetësore e bën të paharrueshëm dhe të pavdekshëm”.- pra, edhe ju, autori e recensuesi me kompani, meqë i harruat shokët e Rexhep Malës,- Nuhi Berishën e Kadri Osmanin, jeni të vdekur, jeni kufoma shëtitëse!! 
Për shkak të këtyre tendencave negative dhe armiqësore ndaj meje, organizatorët e Flakës së Janarit, me dekada nuk më ftojnë!! Nuk më ftojnë sqepverdhët e kanarinat politike, për t’i nxjerrë sqepat prej kalimerove!! Zonja Fitore Mala, bija e dëshmorit Rexhep, me lot përfaqe rrëfen: më vjen plasja se kush po organizon përvjetorët për babain tim të ndjerë, sa shumë shokë paskësh pas Rexhepi!! Ata po dalin në faltore për ta përuruar veten e tyre!! Rexhepi po ngel krejtësisht nën hijen e tyre!! Turp, bre, turp, po s’po di e s’po kam çfarë të bëj!?!
Këtë situatë të nderë e vërteton ( me demagogji!) vetë autori Selatin që në fillim “Në vend të hyrjes”, f. 17-21:
“Ka disa shembuj nga historia jonë kombëtare që kur përmendet një hero, atypëraty dhe vetvetiu, nënkuptojmë edhe heroin apo heronjtë e tjerë. Kjo ndodh për faktin sepse ata kishin një ideal dhe synim kryesor jetësor, çlirimin kombëtar; sepse kishin vepruar së bashku;  sepse ishin sakrifikuar së bashku dhe, në fund, në rastet më të shumta, kishin rënë së bashku. Këta dëshmorë shndërrohen, prandaj, në sinonim të njëri-tjetrit dhe bëhen një trup dhe shpirt i përbashkët. Kështu, ta zëmë, posa ta përmendim emrin e Çerçiz Topullit, na dalin parasysh Bajo Topulli dhe Mihal Grameno. Posa përmendim emrin e Azem Bejtës, natyrshëm, na kujtohet Shotë Galica. Posa ta përmendim emrin e Shaban Palluzhës na kjtohet Mehmet Gradica. Pataj, posa përmendet Gjon Serreçi na kujtohen Xmer Berisha dhe Marije Shllaku. Më tutje, posa ta përmendim emrin e Jusuf Gërvallës, përpara na dalin edhe Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Kështu na ndodh edhe kur e përmendim emrin e Afrim Zhitisë e na kujtohet Fahri Fazliu, apo, kur e përmendim Fehmi Lladrovcin e na kujtohet Xhevë Lladrovci. Një situatë të tillë, e ka edhe shumë të tjera,  na ndodh kur me rastin e Rexhep Malës që, po e përmendim emrin e tij, para sysh na del, gjithsesi, edhe Nuhi Berisha.”- dhe këtë po e mbllaçiste atë ditë me rastin e përurimit të librit, pispilloni Hydajet Hyseni (Esmeralda falltore!), dhe po jua mbante ison historiania Sabile Keçmezi- Basha, ndërsa unë isha prezent në sallë, dhe po i shihja me neveri falsifikatorët e historisë!!  
Kështu, pra, e kanë soji i socialistëve: iu kujtohet e nuk iu kujtohet, iu ndodh e nuk iu ndodh, iu del para sysh dhe iu ngelet pas shpine...!! Ata s’e kanë për pesë para fytyrën, sepse janë të pafytyrë!!
Në f. 23, fillon kështu.
“Shpirti veçanërisht i gjallë dhe kryengritës...”, përpara-veçanërisht, duhet të jetë një cilësim, pasja vjen ndajfolja-veçanërisht, apojo!?
Në f. 25 në foto autori krahas ka vënë fotot e Adem Demaçit e të Osman Dumoshit, i cili pas demonstratave të ’68-shit, kurrë s’ka bërë më asnjë vepër! Në f. 17, krahas dëshmorit Rexhep Mala, ka vënë foton e nipit tim Irfan Shaqirit, i cili edhe sot e kësaj dite trumbeton se kinse Kolonel Tahir Zemaj na paskësh qenë tradhtar!! Në f. 28 krahas ka vënë fotot e Ahmet Hotit e të Fatmir Salihut: i pari ka përendur në -0, dhe i dyti e ka hedh grupin e vet, cituar nga mbamendja: Ishin një grup shokësh/ herakë/i bekoi nëna/...i ndau interesi/i ndau tregtia/ i ndau fustani...
Zotni Bedri Prishtina, nuk quhet më “Novosella” (e ka ndërruar mbiemrin), ngase ky mbiemër tanimë është i komprometuar në tregti dhe në politikë!!
Populli iu besonte ish të burgosurve politikë, nuk e dinte se tanimë kanë rënë më poshtë se çdo shtresë tjetër: në padrejtësi dhe në lapërdhari!! Dhe populli ende po jua besonte grumbullimin e parave e të rrobave, kujt t’ia besonin pos- Selatnit!! Dhe Selatini po bënte- tregti!! Kurse rrobat për furnizimin e popullatës nevojtare gjatë luftës, madje edhe brekët e pampersat për foshnje, shumë më vonë mjekja Flora Brovina me to po e furnizonte ambulancën e vet private!!
Autori është detyruar të ma përmend emrin në f. 70-71, në kontekst të Grupit Revolucionar (ku ai vetë s’ka guxuar të marrë pjesë, edhepse ka qenë i ftuar!!).
Dhe në mungesë të fakteve e të njohurive të veta të mangëta, në vend të Nuhi Berishës, në f. 78... vendos- dështakun Adem Demaçi!! Në këtë vazhdë të ligësive të veta, në f. 85 tok me foton e Rexhep Malës e vendos foton e Basri Musmuratit, të cilin unë nuk e njoh në radhët tona!?!
Në f. 97 autori ka vënë foton dhe shënimin për Metush Krasniqin, duke menduar se ka vdekur Metushi dhe janë shlyer gjurmët e tradhtisë: “Në familjen e Metush Krasniqit ruhet një pusullë që Metushi e kishte nxjerrë me rroba të palara, ku shkruan: Nuk po më mbysin policia, po deklaratat e Hydajet Hyseni!!-(Sadik Jashari).
Në f. 98 autori ka vënë foton e vëllait të vet, Sabri Novosella tok me dëshmorin Jusuf Gërvalla, e dihet se për zhvlerësimet e veprimtarisë të Hysen Tërpezës, baca Hysen ka dashtë ta vrasë Sabriun: “Veç jam i bamë be mos me vra shqiptarë, se për këto fjalë pa të vra në vend nuk të kish lanë!”
Vetëm në f. 110, mezi vjen në radhë dëshmori Nuhi Berisha, dhe edhe këtu me veprimtari paraprake, jo me veprimtarinë e tij të fundit, që kemi zhvilluar në kuadër të Partisë së Luftës të Ksovës, ne tre: Nuhi Berisha-Rexhep Mala-Kadri Osmani. Edhe këtu Nuhiu në mënyrë e këngëve të vajzave: Oj lulja jonë me lmana!! “PRANVERA E LULEVE TË KUQE”... Nuhiu e Rexhepi ishin të armatosur të armatosur me revolverë të markës “SIG” e me pushkë automatike: unë dhe Bajram Mehmeti (Bujari), e shitëm pushkën automatike me një karikator, një pensionisti në rrugë për kah Shkolla Normale e Prishtinës dhe me ato të holla e patën blerë një tjetër pushkë automatike me tre karikatorë (duhet të dinë diçka për këtë Grupi i Llapit?- Bajram Ajeti me shokë); dhe në ndërkohë qe ne e dorëzuam të parë, nuk erdhi e dyta, shokët e mi mbetën të luftonin vetëm me revolet. Dhe këto ende nuk po zbardhen, sepse nuk është në interes të klanit-klikës-tarafit!!! Ngase ata nuk ishin aty, ata vetëm tash dhunshëm po futën si kontrabandistë që janë!!!
Në faqen 114, foton e Skënder Kastratit e nxjerr krahas fotos së Rexhepit, i cili që nga demonstratat e viti 1978, ka ngrënë si i gjallë dhe ka jetuar si i vdekur!!
Në Kreun e tretë: REZISTENCA E ARMATOSUR E REXHEP MALËS DHE NUHI BERISHËS, f. 123, dhe derisa lexuesi pret të flitet për “rezistencën”- sërish gjen letërsi!!
Në f. 136, Gani Syla jep një reportazh të trilluar! Në f. 137 poashtu jepet reportazhi i Rexhep Berishës! Në f. 139 jepet trillimi “gjeneralit” Shaban Shala:”Psukën e parë automatike e kam marrë nga Rexhep Mala”!!
Në f. 142 jepen fotot: Adem Demaçi (flet) para portreteve të dëshmorëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe Rexhep Mala;- ku për turpin e tyre e kanë mënjanuar portretin e dëshmorit Nuhi Berisha!!! Tash s’ka mungesë të dhënash, tash ka tendencë të hapur!?! Kushediqyshishky!! Në f. 143 jepen “kujtimet” e Avni Deharit, i cili nuk gjendet kund në veprimtarinë tonë as me mikroskop!! Në f. 145 jepen dy shkrime të veçanta të Rexhep Malës. Në f. 162 paraqiten fotot Shaban Shalës dhe Fazli Greiçevcit...
“publicisti” Selatin Novosella nuk di të dallojë pronorin- vet, nga personi-vetë!!
Dhe përfundon me zbulimin e përkujtimores!!
Pra, mungon thelbësorja: Partia e Luftës e Kosovës, për dy arsye: 1.Ngase ata s’kanë marrë pjesë në këtë organizim zë fundit dhe nuk dinë gjë prej gjëje dhe 2.Për ta ruajtur “imazhin” kinse të veprimtarisë së tyre në “kontinuitet” dhe për të më anashkaluar mua, Kadri Osmanin, shokun e vetëm të dëshmorëve në çastin e rrethimit e të rënies!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora