E premte, 26.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve

E hene, 30.05.2011, 07:59 PM


Xh. Leci me bashkshorte
Xh. Leci me bashkshorte

Republika e Gjermanisë refugjatëve duhet t’u japë mundësinë për një vendlindje-shtëpi të re

Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve

Në Kirchheim –Teck të Gjermanisë, të shtunën më 14.05.2011, Nën moton "Së bashku për të drejtat e refugjatëve në Baden-Württemberg" u festua  25 vjetori i themelimit të punës për azilkërkuesit- Arbeitskreis Asyl  (AK).
Në festivalin e manifestimit  rreth pemës së mjellur si simbol për  refugjatët në  vendin e quajtur Bastion, grupi i punës për Kirchheim tërhoqi vëmendjen në legjislacionet restriktive të azilit.

 Nga Xhafer Leci - Gjermani

 

Në Kirchheim, kishte shumë arsye për të festuar 25 vjetorin e themelimit të (AK).

Kjo organizatë solide që promovon dinjitetin dhe pjesëmarrjen e refugjatëve, jo edhe pa kritika  dhe kërkesa politike,  e që është në natyrën e gjërave. Kushtet e jetesës në të cilat jetojnë refugjatët duke pritur në Gjermani deri në fund të procedurës së tyre për azil, ja një shembull.

 

Zonja Marianne Gmelin nga Arbeitskreis AK tha:në fillim të viteve 1980-ta, grupi i punës për refugjatë të ardhur nga shumë vende  në Kichheim dhe rrethinë. "Në atë kohë ka qenë shumë vështirë për ti vu kontatet mes  azil-kërkuesve, me grupin e punës për tu ofruar atyre ndihmë," tha Gmelin. Më 1986 AK u themelua. Që atëherë, Arbeitskreis ka gjetur shumë forcë dhe energji, duke  krijuar miqësi  nga përvoja shumë pozitive. Grupi i punës së Arbeitskreis edhe këtë vit për herë të dytë në Kirchheim, për fushatën e një aksioni për ndihma azil-kërkuesve,gjatë  Kërshëndellave  ka gjetur mbështetje nga gazeta Teckbote.

 

Azilkërkuesit në Gjermani përballen me shumë pasiguri

 

Zonja Kryebashkiakja Angelika Matt-Heidecker, theksoi në fjalën e saj që kërkuesit e azilit në Gjermani janë duke u përballur me shumë pasiguri. " Ekzistonë një ndalim një vjeçar me ligj mbi të drejtën e leje-punës për azil-këkuesit, për mua kjo nuk është në rregull, dhe nëse atyre u ofrohet një punë, ajo bie ndesh me ligjet gjermane,"tha Matt-Heidecker."Të punësuarit në disa raste marin paga më të ulëta se sa ndihmat sociale, vitin e parë nuk u lejohet  një kurs i gjuhës, edhe pse përvetësimi i gjuhës është mënyra për tu integruar."
Parashikimet e Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë kanë supozuar se në fund të 2011-ës do të vijnë rreth 6 000 azilkërkues në Baden-Württemberg.

 

Në festivalin e manifestimit rrethë pemës së mbjellur si symbol për refugjatët në vendin e quajtur Bastion, grupi i punës për Kirchheim tërhoqi vëmendjen në legjislacionet restrektive të azilit.

 

"Pyes veten në qoftë se do të ndodhte diçka e tillë, a thua nuk do të mund ti strehonim këta njerëz," tha Matt-Heidecker.
Nga tetori 2010 ekzistontë mundësia, pa një vizë për të hyrë në BE. Ka ekzistuar frika se mund të rritët numri i emigrantëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina. Kjo nuk u materializua. Tash ka një fluks të  vazhdueshëm të njerëzve që vinë nga Irani, Afganistan dhe Iraku. "Unë mendoj se këtyre njerëzve Republika Gjermane  duhet tu japë mundësinë për të gjetur një vendlindje-shtëpi të re," tha Angelika Matt-Heidecker.
"Ne nuk e dimë se si zhvillohet situata aktuale në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Por unë mendoj se ne duhet të jemë të përgatitur për të akomoduar shumë njerëz. "
Sipas kryebashkiakës në lidhje me 200 azil kërkuesit aktualisht që jetojnë në Kirchheim, jeta e të cilëve ka qenë e shkatrruar dhe disa prej tyre kanë qenë të traumatizuar, dhe tash ata ballafaqohen me një shoqëri të huaj. "Këta njerëz kanë të drejtë për një jetesë të barabartë," tha Matt-Heidecker, duke theksuar se puna e qëndrueshme e integrimit që do të bëhet në Kirchheim e rrethinë, " është një garantues i bashkëjetesës njerëzore" ishte ky një kontribut i rëndësishëm që ka dhënë  Arbeitskreis AK .

Rrëfejnë për fatin e tyre si refugjatë

 

Andreas Lindner një funsionarë për Refugjatë në Baden-Württemberg  në fjalën e tij kritikojë qendrën e pritjes së refugjatëve në Karlsruhe ku  asnjë procedurë që mundëson identifikimin e refugjatëve më të rrezikuar,  si gratë e vetmuara, të përndjekurit e traumatizuar ose të sëmuarë. Këta njerëz kanë nevojë, sipas Lindner, ne një mbështetje të veçantë ose inkurajim, në vend se këtë ta bëjnë

institucionet shtetrore, këtë e bëjnë njerëzit vullnetarë.

Lindner gjithashtu kritikoi gjendjen sociale të refugjatëve. " Për 4,5 metra katror për banim , të cilat janë përcaktuar si të madhësisë minimale për një refugjat, këto ligje për refugjatët duhet të shfuqizohen," tha Lindner. Strehimi në masë në dhoma duhet braktisur. Për shumë familje është bërë strehimi për vite së bashku në një dhomë. "Kjo është e papranueshme."


Padmi Liyanage dhe Mansour Mostafazadeh raportuan në lidhje me fatin e tyre personal të refugjatëve. Më në fund Angelika Matt-Heidecker dhe Marianne Gmelin zbuluan një plakatë te trupi i pemës, cila ishte mbjellë në vitin 2008-të. Kjo ngjarje është përcjellur me valle Breakdance-dhe grupin muzikor Tilufa.

Për keqardhje vlenë të theksojë se: kanë qenë të ftuar shumë familje shqiptare cilët kanë fituar lejeqendrimin këtu në Kirchheim-Teck, për pjesëmarrje në manifestimin e 25 vjetorit të themelimimi të Arbeitskreis AK. Prezent  ishte vetëm Ismet Uka me bashkshorte nga Komuna e Medvegjës, dhe unë Xhafer Leci me bashkshorten time, i ftuar me ftesë nga Arbeitskreis-Azyl si veprimtarë dhe mërgimtarë shumë-vjeçarë.

Kirchheim -Teck, 14.05.2011
Xhafer Leci-Gjermani

Në foto Në mesin e fëmijëve azilkërkues, nga e majta: Kryebashkijakja Angelika Matt-Heidecker dhe Zonja Marianne Gmelin nga Azilkreis
Në foto Në mesin e fëmijëve azilkërkues, nga e majta: Kryebashkijakja Angelika Matt-Heidecker dhe Zonja Marianne Gmelin nga Azilkreis

Padmi Liyanage, një gazetrare azilante nga Sirilanka duke raportuar
Padmi Liyanage, një gazetrare azilante nga Sirilanka duke raportuar

Mansour Mostafazadeh, një arsimtar kurd me besim krishter nga Irani duke raportuar rrethë vuajtjeve të tij personale etj.
Mansour Mostafazadeh, një arsimtar kurd me besim krishter nga Irani duke raportuar rrethë vuajtjeve të tij personale etj.

Andreas Lindner, duke diskutuar
Andreas Lindner, duke diskutuar

Në mes me lule në dorë zonja Eva-Maria Abele një mike e shqiptarëve këtu në Kirchheim, njohëse e mire e situates, cila ka qenë disa here edhe në Kosovë.
Në mes me lule në dorë zonja Eva-Maria Abele një mike e shqiptarëve këtu në Kirchheim, njohëse e mire e situates, cila ka qenë disa here edhe në Kosovë.

Pamje nga manifestimi
Pamje nga manifestimi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora