E merkure, 19.06.2019, 02:03 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Mospërfillja ndërshqiptare apo vetëzbërthimi i kombit

E merkure, 25.05.2011, 07:59 PM


Mospërfillja ndërshqiptare apo vetëzbërthimi i kombit

 

SHKRUAN FAHRI XHARRA

 

“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata e kanë pushtuar...dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon).

 

Si është e mundur që ky parim të vlejë për ne edhe një qind vjet pas rënies së Perandorisë së madhe Otomane? Ose... “Pakti i heshtur mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ishte të mos i nxisë shqiptarët e Kosovës kundër meje unë nuk do te nxit joshjen perëndimore për ta. Në Shqipëri emri i Kosovës ishte pothuajse i ndaluar, kurse në Jugosllavi kujdeseshin vazhdimisht që orientimi i shqiptarëve te Kosovës dhe Maqedonisë te mbetej gjithmonë Lindja(Is.K)”.

 

Dhe pastaj,edhe në ditët e sodit,... “Sa herë që shenjat e nostalgjisë Osmane shfaqeshin pothuaj se askush nuk e bënte pyetjen çka është kjo joshje pas një mbretërije që nuk ishte më? Të rrallë ishin ata por edhe më të rrallë ata qe shprehnin me fjalë se ndjesia ,përpara se të ishte proosmane në të vërtetë ishte kundërevropiane (Is.K.)” Por çfaqej e kundërta...“Edhe pse ishte trumbetuar se ...“Fenomenologjia e identitetit Evropian te shqiptareve ne Ballkan eshte e kontestueshme vetem nga amalgama serbo-malazeze, maqedone, bullgare dhe greko-sllave dhe nga aleatet e tyre siç ishte Rusia”(RE.Q)”,... por nuk është kështu ne vetë i japim shkas krijimit të amalgameve.

 

Vetë kërkesa për futjen e mësimit fetar në shkolla, bartja e shamive është lëndë e parë për sajimin e përshtypjes kunderevropiane për ne. Edhe interesimi ynë për rënien se diktaturave arabe, dhe gëzimi gjoja se për lirimin shumëvjeçar të tyre nga ajo diktaturë është thjesht interesim për Lindjen dhe gëzim për ardhjen e shpejtë te islamistëve aty.

 

Vetë zbërthimi vazhdon....”Kemi shqiptar me identitet katolik, shqiptar me identitet ortodoks, shqiptar me identitet mysliman, shqiptar me identitet protestant..(Re.Q) ,”...Por këtij vetëzbërthimi duhet qasur me ...“Askush nuk mund te jete aq naiv qe mos e kuptoje se identiteti i ndarë është një komb i ndarë. Askush nuk mund të jetë aq i ngathtë nga mendja se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit nga identiteti Evropian do të thotë perjashtim nga Evropa (Is.K)”...

 

Se me të vërtetë jemi në rrezik të madh nga vetëzbërthimi këtë e shohim”...se tue u nisë nga realiteti gjuhesorë sot ne Kosove,ne në 24 ore tona t’zotit 25 orë qajmë, mendojmë, flasim, kendojmë gegnisht. Perpjekjet tona me standardin janë të rralla në jetën tonë të përditëshshme. Janë të rrallë dhe ato zakonisht shkaktojne njifarë ndjenje mossigurie sepse asht nji gjuhë që asht importue nga Shqipnia” (Mi.K).”... Ne, në Kosovë po importukam gjuhën tonë?

 

....”Une mendoj se tue e shikue e tue e u nisë nga realiteti gjuhëor i Kosoves sot – duhet gjeteur menyrat dhe pikëamjet qe e bajnëte mundun që nëhapesinen shqiptare,ne hapsinen shpirtnore shqiptare te kemi nji gjuhë të marrveshjes e të mirëkuptimit dhe nji gjuhe te te komunikimit te ndersjellte. Por kjo nuk e nen kupton ndalesen e botimit ,shkrimit te folmes e te kendimit ne idiomen GEGE ne gjuhen tone amtare,”(Mi.K) . ....

 

Kjo është ikje nga vetvetja dhe një zbërthim në dromca të vogla ashtu siç e duan të tjerët. Ti mundësojmë vetes të krijojmë nga gjuha e njësuar shqipe; gjuhën gege dhe atë toske, mandej gjuhën kosovare e shumë e shumë gjuhë tjera, po ashtu siç e dëshirojnë disa të cytur, apo të joshur nuk e di se nga kush te një populli 6-milionësh.

 

Lexojeni se ç’shprehet shikuesi i TV Rrokum:

 

“Do të kishte hak sikur të fliste Mi.K. një gegnishte të pastër nji gegnishte njimend natyrale. Vetëm dëgjojeni 25 sekonda të folmen e tij dhe pa shumë mund mund të kuptoni se fjalori i tij përbahet mbi40% me fjale angleze, latine frënge, e gjithë këto me ca shëmtira turke dhe ne fund krejt ca shprehje të dialektit gegë.” (shikues i TV Rrokum)

 

Mospërfillja ndërshqiptare shumë e lakmuar me vetëdije apo pa të, me frymëzim nga diçka që nuk po i vjen erë e mirë, mospërfillje deri në atë shkallë sa të mos vetëdurohemi, mospërfillje aq e madhe sa edhe të urrehemi ndërvete. Ç’ti themi kësaj :...”me Kosovën dhe kosovarët duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Po të zhvillohej një referendum për bashkimin me Kosovën, unë do të votoja kundër. Janë akoma primitivë dhe do të na hapin probleme pa fund, le të rrinë të rregullohen vetë një herë... Janë qaramanë dhe duan që të projektojnë fajet që i bëjnë tek te tjerët....(Ma.V.)

 

Mospërfillje ndërshqiptare është edhe kjo:.... “Po cka i bjen me qenë kosovar? Kush asht kosovari? Kjo nuk ishte vetëm pyetje e JAVES ,kjo asht nji çashtje me te cilen cdo qytetar i Kosovës sot ballafaqohet ne çdo moment.(Mi.K).” ... E garantuar është që kësaj çështjeje i sulen vetëm ata që kane nisur të vetëzbërthehen.

 

....“Si gjithmonë ,çashtja e identitetit nisë me pyetjen:Kush jame unë? Me qenë Kosovar,njashtu si e kuptoj une pa u zgjatë shume nuk domethane mos me qene shqiptar. Asht mbindertim inji identiteti. Identiteti Kosovar gjenerohet jo nga etnija,po nga nji element tjeter joetnik: territori. Percaktimi joetnik,ne rastin e Kosoves pëcaktimi territorial i identitetit,krijon nji perparesi te madhe per ambiciet shtetformuese te popullates shqiptare ne Kosove.E para,sepse asht nji parim kompatibil me fundamentet e nji shoqnije demokratike sot.Asht parim qe inkludon,qe krijon hapsine per te gjitha etnite e Kosoves me e konsiderue na gjithmone-shpi.Identiteti Kosovar krijon aftesine me i rroke e me i inkludue parimet e nji shoqenije moderne sic jane multietnicitetin, konvivencen, tolerancen, multikonfesionalitetin, multilingualitetin ( Mi.K)”...

 

Në mulli të kujt shkon kjo teori? Të mospërfilljes ndërshqiptare. Mospërfillja ndërshqiptare e sjell guximin e të tjerëve për synime më të rrezikshme.

 

Kur shqiptarët flasin me “ …se neve na kosiderojnë hajdutë të audiences, se është më mirëdhe e dobishme që të punojnë për të konkuruar programet tona, regjisorët tanë, prezantuesit që flasin më bukur, se sa të mbjellin frymën e xhelozisë ndaj nesh, frymë që na qonë perseri aty ku ishim ,shqiptarët ne Shqipëri e kosovarët në Kosovë. Ju Migjen,është me mire te punoni qe te mos i mbyllni derën artistëve te ekranit te Shqipërisë në Kosovë por edhe ju të arrini te prodhoni edhe ju programe te nivelit që të transmetohen edhe ne telavizionet e Shqiperisë,qe Kosova nga njëvend importues nga Tirana,të mund edhe të eksportojë me të njëjtin nivel ne Tiranë...(Al.F.)”.... Kjo ndjell ndarjen, veçimin në na dhe ju, në mospërfillje të njeri-tjetrit, sajimin e identiteteve të veçuara, izolimin, e nga inati atëherë vjen përqafimi i kulturave fqinje dhe nga vetëzbërthimi fillon të kundërmon.

 

Në...“Për sa i përket identitetit kosovar në lidhje me disa ndryshime folklorike dhe gjuhësore , ateherë s’ka nevoje te qe te shqyrtohet ky dallim mes Kosoves dhe Shqiperisë,sepse dallime te tilla ,te parëndesishme nga ky aspekt kemi sa te duash edhe ne Kosovë edhe ne Maqedoni. .Shumë zona etnografike ne Kosove dallohen nga njëra tjetra me kostumin kombëtar,me kënget e vallet burimore,me theksin apo me shqiptimin e disa fjaleve...Por të gjitha kanë një identitet kombetare te gjitha zonat janë thjeshtë shqiptare, si çjane mes nesh ashtu janë edhe në Shqiperi..(Ma.K)”...

 

Kjo thënie është ajo që duhet të shërbejë si mbërthyese, si kapëse që nuk lë të shkoqet asgjë nga trungu gjithëshqiptar. Mbërthimi kombëtar ka qenë gjithmonë i nevojshëm, dhe kokave të ndërsyera nga një pikëpyetje e madhe duhet t’iu japim rastin që të vetmbërthehen e të mos lejojnë t’i kundërvihen interesit madhor.

 

Nuk guxojmë që në emër të lirisë së shprehjes të shfaqim atë që nuk është pjellë e mendjes sonë. Edhe liria e të shprehurit duhet të ketë kufirin e saj. Por, një pyetje më rëndon shumë, se a me të vërtetë jemi aq të lehtë që të vetëzbërthehemi e që pastaj e kemi të vështirë të kthehemi në tërësinë tonë?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT