E premte, 26.04.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Larmi vargjesh

E marte, 10.05.2011, 07:50 PM


Përparim Hysi

 

Larmi vargjesh

 

 

Më ke dalë në rrugë

 

Më ke dalë në rrugë;kurrizin përjashta

Sytë seç m'u ngulën;s'kam si të bëj hasha

Se  sikur të ndjellë;gati:lakuriq!

Dhe në jam i urtë,katandis:eksiq!!!

 

Pse del lakuriq,sikur nuk ka rroba

Tani një "eksiq",niset të merr"hopa"

Hopa se s'mbajnë "vidat",s'mbahet në"burgji"

Se më fut"xixat",një "djalle" si  ti..

 

 

Tek rri vetëm

 

Vetëm rri,si gjoshënar;mëndja iku ka marrë lagjet

Edhe jam mbushur mall,dhe veç mallit,s'të lënë hallet

Tek po rri duke pritur,bredh me mëndje-hergjele

Ja tek vjen,e "porositur",vjen një  zogë-taze e re.

 

Tash zë shkundem  e kthiellohem,sepse zoga do sajdisur

Pa zë krihem,rregullohem,se nuk jam,fundja,i krisur

Kur u hap ajo derë,sikur erdh një manushaqe

Tash jam bërë shend e verë;çast,o çast,sa më kënaqe!

 

 

Kur më pyet

 

Ti më pyet se si ia çoj,unë,këtu,në kurbet?

Ta dish malli seç më bloi,më holloi më bëri petë

Emigrimi është i hidhur,është pelin e shkuar pelinit

Tash dhe pyetja është zgjidhur;ky është fati i Përparimit...

 

 

Analogji

 

Ne jemi brënda dhe ti po lan enët

Shtrëngata përjashta,mënd po shkul pemët

Unë qeshem me vete dhe pak  zë përistaem

Në një shtrëngatë si kjo, bashkë lidhëm fatet.

 

Është pak e çuditshme,por krejt e vërtetë

Në mes të kiametit, ne"dreqërit vetë?!"

Kështu ka ndodhur dhe topi nuk e luan

Ja Sika ku është;ja unë ku  jam...    *

 

*Sika-ime shoqe.

 

5 maj  2011

 

 

Dikur

 

Dikur ka veruar në stane

Dhe kam ngrënë atje,bukëvale

Qumështë taze,gjalpë të freskët

Djathë të njomë a mish të leshtë.

 

Vet stanari është "amvisë"

Më ka dhënë nga shakulli gjizë

Por ç'lezet që më ka stani

Sa mëdysh më ndahet xhani.

 

Mbushur shpirti blegërima

Kur vijnë shqerrat nga lëndina

Dhëntë një nga një në shtrungë

Pse në shpirt m'u bë një "lungë"

 

Brucën ta hedh si jorgan

Siç e hodha unë në stan

Tash jam plakur dot nuk vete

Mall,o mall...përse më trete?!...

 

 

Një shaka që dol e vërtetë

 

Filluan ha-ha... thanë:po bëjmë shaka!!!

Mirëpo ca e nga ca,seç ranë në sevda

Fare pa e zgjatur,pa një e pa dy

Shakaja ka"mbajtur":u martuan të dy.

 

 

Pamja jote

 

Sa nur ka pamja jote!Ç'aromë  ka sharmi yt!

Ti më je aq magjiplote,si e dalë nga"magjitë"

Se,për ndryshe,s'ka se si që ti feks si një dritë

Që e ruan atë freski, diç ke"vjedhur" nga magjitë...

 

 

Dhe kush e di...

 

Dhe kush e di se ku  je tani

As nuk e di  në se në ëndrra nanuritesh

Por ta dish,moj mike,ti

Të kam mu në zëmër prej kaq e kaq vitesh.

 

Dhe hiç nuk ia fal vetes gabimin

Jo.Jo:nuk qe gabim,por plotësisht faj!

Si e lashë të më ikë nga duarët,rubinin?!

"Rubin!" Ta dish që për ty po vuaj.

 

Sa do më vij mirë që ti ta lexosh

Këtë poezi timen,transaprent si xham

Se,më së fundi,do të besosh

Se sa të kam dashur ty,o moj xhan!

 

 

Liria kur kthehet në hiç

 

E si qenka,vërtet,e lirë liria

Kur ti,ende,nuk guxon të shprehesh pa frikë

Demagogji e hipokrizi qenka dhe"demokracia"

Kështu liria "ndrydhet","friket" dhe kthehet në hiç...

 

 

Koha sot

 

Oh,çfarë kohe që është sot! Është një qiell si  pasqyrë

Dhe ka dalë një diell i plotë,të "vret" sytë si xehvahir

Po natyra?Sa e qetë!Të kënaqet me shend shpirti

Shpezuria mu si bletë,këngë e tyre:sa më ngjiti!

 

Po liqeni?Sikur fle... sa qetësi që paska ujë!

Ja një shpezë tek del atje,edhe zë e bën "rrëmujë..."

Kredharaku,sa i shkathët!Dhe tek zhytet seç këlthet

Unë po mbes si me gojëhapët, ky peizazh,gati,më "mek"

 

Erë s'ka fare,se ku "humbi",ka qetësi si "olimpike"

Tash dhe mëndja më"humbi",nisem tutje nëpër "shtigje"

Nëpër shtigjet e Shqipërisë, nga këtu,oh,sa është larg

Zë e mundem nostalgjisë, dhe më dhëmb ky shpirti-plagë.

 

9 maj 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora