| E marte, 10.05.2011, 07:50 PM |
Përparim Hysi
Larmi vargjesh
Më ke dalë në rrugë
Më ke dalë në rrugë;kurrizin përjashta
Sytë seç m'u ngulën;s'kam si të bëj hasha
Se sikur të ndjellë;gati:lakuriq!
Dhe në jam i urtë,katandis:eksiq!!!
Pse del lakuriq,sikur nuk ka rroba
Tani një "eksiq",niset të merr"hopa"
Hopa se s'mbajnë "vidat",s'mbahet në"burgji"
Se më fut"xixat",një "djalle" si ti..
Tek rri vetëm
Vetëm rri,si gjoshënar;mëndja iku ka marrë lagjet
Edhe jam mbushur mall,dhe veç mallit,s'të lënë hallet
Tek po rri duke pritur,bredh me mëndje-hergjele
Ja tek vjen,e "porositur",vjen një zogë-taze e re.
Tash zë shkundem e kthiellohem,sepse zoga do sajdisur
Pa zë krihem,rregullohem,se nuk jam,fundja,i krisur
Kur u hap ajo derë,sikur erdh një manushaqe
Tash jam bërë shend e verë;çast,o çast,sa më kënaqe!
Kur më pyet
Ti më pyet se si ia çoj,unë,këtu,në kurbet?
Ta dish malli seç më bloi,më holloi më bëri petë
Emigrimi është i hidhur,është pelin e shkuar pelinit
Tash dhe pyetja është zgjidhur;ky është fati i Përparimit...
Analogji
Ne jemi brënda dhe ti po lan enët
Shtrëngata përjashta,mënd po shkul pemët
Unë qeshem me vete dhe pak zë përistaem
Në një shtrëngatë si kjo, bashkë lidhëm fatet.
Është pak e çuditshme,por krejt e vërtetë
Në mes të kiametit, ne"dreqërit vetë?!"
Kështu ka ndodhur dhe topi nuk e luan
Ja Sika ku është;ja unë ku jam... *
*Sika-ime shoqe.
5 maj 2011
Dikur
Dikur ka veruar në stane
Dhe kam ngrënë atje,bukëvale
Qumështë taze,gjalpë të freskët
Djathë të njomë a mish të leshtë.
Vet stanari është "amvisë"
Më ka dhënë nga shakulli gjizë
Por ç'lezet që më ka stani
Sa mëdysh më ndahet xhani.
Mbushur shpirti blegërima
Kur vijnë shqerrat nga lëndina
Dhëntë një nga një në shtrungë
Pse në shpirt m'u bë një "lungë"
Brucën ta hedh si jorgan
Siç e hodha unë në stan
Tash jam plakur dot nuk vete
Mall,o mall...përse më trete?!...
Një shaka që dol e vërtetë
Filluan ha-ha... thanë:po bëjmë shaka!!!
Mirëpo ca e nga ca,seç ranë në sevda
Fare pa e zgjatur,pa një e pa dy
Shakaja ka"mbajtur":u martuan të dy.
Pamja jote
Sa nur ka pamja jote!Ç'aromë ka sharmi yt!
Ti më je aq magjiplote,si e dalë nga"magjitë"
Se,për ndryshe,s'ka se si që ti feks si një dritë
Që e ruan atë freski, diç ke"vjedhur" nga magjitë...
Dhe kush e di...
Dhe kush e di se ku je tani
As nuk e di në se në ëndrra nanuritesh
Por ta dish,moj mike,ti
Të kam mu në zëmër prej kaq e kaq vitesh.
Dhe hiç nuk ia fal vetes gabimin
Jo.Jo:nuk qe gabim,por plotësisht faj!
Si e lashë të më ikë nga duarët,rubinin?!
"Rubin!" Ta dish që për ty po vuaj.
Sa do më vij mirë që ti ta lexosh
Këtë poezi timen,transaprent si xham
Se,më së fundi,do të besosh
Se sa të kam dashur ty,o moj xhan!
Liria kur kthehet në hiç
E si qenka,vërtet,e lirë liria
Kur ti,ende,nuk guxon të shprehesh pa frikë
Demagogji e hipokrizi qenka dhe"demokracia"
Kështu liria "ndrydhet","friket" dhe kthehet në hiç...
Koha sot
Oh,çfarë kohe që është sot! Është një qiell si pasqyrë
Dhe ka dalë një diell i plotë,të "vret" sytë si xehvahir
Po natyra?Sa e qetë!Të kënaqet me shend shpirti
Shpezuria mu si bletë,këngë e tyre:sa më ngjiti!
Po liqeni?Sikur fle... sa qetësi që paska ujë!
Ja një shpezë tek del atje,edhe zë e bën "rrëmujë..."
Kredharaku,sa i shkathët!Dhe tek zhytet seç këlthet
Unë po mbes si me gojëhapët, ky peizazh,gati,më "mek"
Erë s'ka fare,se ku "humbi",ka qetësi si "olimpike"
Tash dhe mëndja më"humbi",nisem tutje nëpër "shtigje"
Nëpër shtigjet e Shqipërisë, nga këtu,oh,sa është larg
Zë e mundem nostalgjisë, dhe më dhëmb ky shpirti-plagë.
9 maj 2011